• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama, Meta dhe koha për plazh

by Lorenc Vangjeli
25/07/2016 14:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Eshtë e çuditshme, është dëshpëruese të shihet sesa shpejt krijohen dhe më pas harrohen menjeherë kauzat në Shqipëri. Edhe kur ato janë serioze. Edhe kur ato janë jetike. Edhe kur ato, së paku në formë bashkojnë të gjithë në aksion, por në fakt, shërbejnë për t’u ndarë në pasojë. Për të provuar dhe për të dhënë dëshminë e rradhës sesa i thellë është mosbesimi mes palëve, sesa i egër është egoizmi dhe antagonizmi politik, sesa me dëshirë afrohet të digjet jorgani vetjak, me kusht që të shkrumbohet derti në themel shtëpia e tjetrit.

Këto kauza harrohen zakonisht për t’u zëvendësuar me dëshirën e papërballueshme të llojit: kush shkon me kë! Të kësaj paradigme banale që edhe marrëdhëniet politike i sheh si marrëdhënie dashurie individësh, si refleks humori individësh dhe si sprovë dëshirash individësh. Më pak se një javë nga nata e gjatë e 22 korrikut – kishte kaluar mesnata e 21-shit – lajmet me togfjalëshin “reformë në drejtësi” janë fare të rralla. Janë sporadike. Dhe për këtë temë që nxehu dimrin e këtij viti dhe ftohu shumë humore këtë verë, pakkush kujtohet që të flasë, që të shpjegojë se çdo të ndodhë e çfarë pritet të ndodhë. Pakkush nga publiku di ose ka më shumë dijeni se një çështje prone mund të zgjidhet drejtësisht, se familjarët e një viktime nuk do të shohin vrasësin sërish shumë shpejt në rrugë sikur të mos ketë ndodhur gjë, që biznesi do të ketë përgjigje të menjehërshme për konfliktet me struktura të shtetit, se një çështje civile nuk do të endet nëpër gjykata më shumë vjet se Odiseu në rrugën për në Itakën e tij.

Asnjë nga këto nuk shqetëson pothuiaj askënd. Sepse teprimi i banalizimit edhe këtu nuk është kursyer: e gjithë reforma është reduktuar në mundësinë për hakmarrje dhe ndëshkim. Ndaj politikanëve dhe ndaj njerëzve të drejtësisë. Në mundësinë që të shihen nën këmbë ata që janë duartrokitur në tribuna politike dhe në hekura ata që janë parë si arbitra me togë të zezë.

Lehtëtsia e padurueshme me të cilat kalojnë gjërat vërtet të rëndësishme në këtë vend, tashmë është zëvendësuar me rëndësinë e posaçme që po i jepet në çdo moment marrëdhënies së mundshme mes pjesëve të të majtës. Ky ngjan se është debati i vetëm mes të majtës, i cili mban pezull frymën në të djathtë.

Në hierarkinë e lajmeve tashmë ka ndryshuar gjithçka dhe rëndësia e tyre përcaktohet nga ngjyrat që merr humori mes Edi Ramës dhe Ilir Metës.

Kush e do të majtën e bashkuar trishtohet se mes tyre nuk ka dashuri.

Kush e do të majtën të ndarë, trishtohet sepse mund të identifikojë se mes tyre ka ende interesa që i mbajnë bashkë.

Të parët janë idealistët naivë. Politika është një sport që nuk e njeh ndjenjën. Edi Rama është dëshmi e jashtëzakonshme në këtë pikë. Ilir Meta gjithashtu. Nuk bën përjashtim këtu as Doktor Berisha, as Fatos Nano dhe askush tjetër në politikë që kur është ngjitur lart, është parë me habi nga ata që kanë mbetur poshtë:  “Çudi, sa ka ndryshuar. Në opozitë ishte ndryshe”!

Të dytët që shohin interesin si alkiminë mes personave të ndryshëm, janë pragmatistët. Ata janë ndoshta edhe cinikë, por vetë politika është cinike në thelb: një grusht njerëzish që vendosin për fatin e gjithë shoqërisë. Pragmatistët llogarisin se për momentin as Rama dhe as Meta nuk mund të qeverisin të ndarë nga njëri-tjetri. Se çdo ndarje mes tyre, për të prodhuar formulën e nesërme të pushtetit, do të donte edhe votën e djathtë. Se të dy bashkë Rama e Meta mund të garantojnë ende lehtësisht një mandat të dytë dhe se veç e veç, me shumë gjasë, një nga ta, qëndron në opozitë. Kaq është historia. Pjesa tjetër është vetëm thashethem vanitoz plazhi. Dhe tani është vërtet kohë për plazh. Në plazh të gjithë janë të barabartë. Pa rroba, por vetëm me kostume banjoje, budallenj dhe të mençur, të djathtë e të majtë, idealistë dhe pragmatistë, ngjajnë njëlloj, edhe pse janë thelbësisht të ndryshëm.

Next Post

Rama- Berisha, replika në Kuvend për burgun: Sali, je si dëshmitar i rremë i komunizmit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba  është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

March 12, 2026
Kina miraton ligjin e ‘unitetit etnik’, pakicat e detyruara të mësojnë gjuhën mandarine

Kina miraton ligjin e ‘unitetit etnik’, pakicat e detyruara të mësojnë gjuhën mandarine

March 12, 2026
“Balluku” rrezikon integrimin? Reagon ambasada gjermane: Mbështesim dëshirën e qytetarëve shqiptarë!

“Balluku” rrezikon integrimin? Reagon ambasada gjermane: Mbështesim dëshirën e qytetarëve shqiptarë!

March 12, 2026
Pentagoni: 6 ditët e para të luftës me Iranin kushtuan SHBA-së 11.3 miliardë dollarë

Pentagoni: 6 ditët e para të luftës me Iranin kushtuan SHBA-së 11.3 miliardë dollarë

March 12, 2026
Mbreti i Panairit

Sheherazadia ime

March 12, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

March 12, 2026
EMRAT / Begaj dekreton ambasadorët e Shqipërisë në Katar dhe NATO

EMRAT / Begaj dekreton ambasadorët e Shqipërisë në Katar dhe NATO

March 12, 2026
Berisha i bashkohet protestuesve dhe pastaj shpall fitoren nga selia: Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike

Berisha i bashkohet protestuesve dhe pastaj shpall fitoren nga selia: Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike

March 12, 2026
Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

March 12, 2026
Kuvendi rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për Ballukun! PD bllokon foltoren, por seanca mbyllet

Kuvendi rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për Ballukun! PD bllokon foltoren, por seanca mbyllet

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In