Kryeministri Edi Rama ka theksuar nga Gjirokastra se nuk mund të ndalë të rinjtë që të largohen nga Shqipëria.
Teksa i thotë se suksesi nuk vjen vetëm nga celulari ku shfaqet Kim Kardashian, i sugjeron që të investojnë në ndonjë tokë që e kanë trashëgimi pasi do të kenë fluks turistësh.
“Kush do ta bëjë, e bën por do më shumë këmbëngulje e durim se nuk të vjen puna e suksesi tek celulari. Aty të vjen Kim Kardashian. Duke e parë Kimin mendon se po ike atje, do takosh Kimin. Të gjithë njerëzit kanë të drejtën të provojnë çfarë dëshirojnë se nuk jemi më në bunkerin e gjirokastritit. Kush e ka një copë tokë apo një shtëpi qoftë dhe të rrënuar, ta investojë se do e shohë se do i vijnë atje turistët e vizitorët’, tha Rama.
/e.d