• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama mesazh socialistëve: S’ka shans që sa të jem unë të pengohet SPAK. S’i njoh asnjë borxh atij që i ka hipur kalapiç partisë. SHISH…!

by Java News
04/09/2023 18:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mbledhjen e Asamblesë së PS, kryeministri Edi Rama drejtuar socialistëve me tone të ashpra u shpreh se askush nuk duhet të përdorë flamurin për interesa personale.

Ai gjithashtu paralajmëroi se askush nuk duhet të fusë në punë dikë vetëm sepse është socialist.

“Nuk zbrapsem përse dikujt që i besoj një detyrë dhe e mbështes pa kursim në punën e përbashkët, i merr mendjen pushteti e paraja dhe tradhton ji thjesht besimin tim e tuajin, por vetë flamurin. Bashkë me flamurin e të gjithë socialistëve shqiptarë.  Rama të lëshon, Rama s’të mbron , pasi njëri e ka përdorur flamurin e PS si maskë për të vjedhur ne të tjerët ta përdorim si letër higjienikë për t’ja fshirë bajgat e fytyrës me letër higjienikë. Jo, jo dhe jo.

Drejtësia në Shqipëri duhet të ketë pavarësinë që i duhet për të ndëshkuar çdolloj këlyshi të atij sojit të vjetër që e ka mbajtur këtë vend në këtë gjendje. Krimet dhe marifetet e dikujt të veshur me atë pushtet nuk janë ndëshkuar dot, kështu që unë jo që s’kam asnjë ndjenjë tjetër përveç neverisë. Kushdo që më ka ngrënë mua pas shpine, që ka ngrënë pas shpine një popull të tërë që na ka dhënë votën, jo që nuk më shkon mendja të mbaj baltën e tyre. Të lidhin si Sokratë të përjetuan në emër të popullin gjithë ditën dhe gjithë natë gërhasin se derra të kënaqur me paratë e popullit.

Cilido që ka punuar me mua bashkë me ju duke kënduar për popullin e partinë e duke vjedhur pas shpinës time djersën e njerëzve hipur kalapiç mbi supet e partisë. Unë e përsëris, unë do t’jua njoh gjithë jetën borxhin dhe mbështetjen që më keni dhënë për qëllimet e përbashkëta. Ky është një borxh që nuk e harroj asnjëherë dhe përpiqem t’ua kthej çdo ditë duke dhënë gjithçka që mundem, për t’ua mbajtur kokën lart qoftë brenda vendit. Ju kam udhëhequr në 8 fitore nga 9 dhe ju përfaqësoj me dinjitetin e flamurit kuq e zi dhe dinjitetin e flamurit të purpurt të PS. Por bëni sa më mirë detyrën tuaj.

Dhe që askush të mos ndjehet kurrë vetëm kur e sulmojnë padrejtësisht. Borxhi im ndaj kësaj partie dhe njerëzve që na besojnë është të mos ju vë në pozitë të vështirë duke kërkuar gjëra të paligjshme. Unë kam debatuar me ju, ndonjëherë edhe me muaj dhe jo gjithmonë ka dalë e imja, por ka dalë edhe e juaja. Kam kuptuar se disa prej jush kujtojnë se unë flas për Shipërinë Europiane jo sepse unë e besoj vërtet këtë. Por ky është keqkuptim i madh. Nuk ka asnjë shans që unë t’i njoh ndonjë borxh kujtdo në këtë familje politike që hyn në borxh me drejtësinë”, tha Rama.

Në luftën kundër korrupsionit, kreu i qeverisë kërkoi edhe angazhimin e SHISH.

“Borxhi im ndaj kësaj partie dhe njerëzve që na besojnë dhe mbështesin është që mos t’ju vë kurrë në vështirësi ju, për të mos bërë gjera ta paligjshme apo gjera që nuk jeni të bindur.

Tek unë keni gjetur një njeri me vesh të hapur, një njeri të vështirë në debat, por për të fituar argumentin dhe jo për të përfituar synimin e vet.

Ata që kanë punuar në qeveri me mua se sa herë e kanë dëgjuar prej meje se unë ju jap besimin që të uleni në atë karrige. Por secili prej atyre duhet të më japë arsye për tu ulur. Nuk ka bërë vaki që të ndërhy për asnjë qëllim.

Nuk ka asnjë shans ti njoh borxhet ndonjërit që hyn në borxh me drejtësinë që do të thotë të hysh në borxh me shtetin, me njerëzit. Hyn në borxh duke hedhur gurin dhe fshehur dorën. Nuk ka shans që sa te jemi unë të pengohet SPAK-u.

Unë pres që edhe SHISH ti bashkohet thelbësisht kësaj lufte duke u transformuar me forcën e të drejtës që i jep detyra të së vërtetës dhe profesionalizmit që kërkon misioni nga një dispeceri me shkrim ku duhet të lexosh 1 mijë faqe për të gjetur një flete me informacion për keqbërësit brenda zyrave të shteti apo rreth zyrave të shtetit”, tha Rama./m.j

Next Post
Koncesionet/ Rama: SPAK po nxjerr bishtat e neveritshëm të abuzimeve! Dhe mund të gabojnë në ndonjë rast, por janë gabime rritjeje. Ne s’na falet…!

Koncesionet/ Rama: SPAK po nxjerr bishtat e neveritshëm të abuzimeve! Dhe mund të gabojnë në ndonjë rast, por janë gabime rritjeje. Ne s'na falet...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Kuvend/ Avokati: Kjo opozitë nuk motivon më, po bën teatër për…

Tensionet në Kuvend/ Avokati: Kjo opozitë nuk motivon më, po bën teatër për…

January 19, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Ftesa e Trump për Ramën në Bordin e Paqes/ Meçe: Vlerësim për Shqipërinë, partneritet i fortë me SHBA

January 19, 2026
VIDEO- Pas tensioneve në Kuvend, Berisha në protestë/ Tkurren militantët përpara kryeministrisë

VIDEO- Pas tensioneve në Kuvend, Berisha në protestë/ Tkurren militantët përpara kryeministrisë

January 19, 2026
Gogu replikon me Tabakun: E vetmja vjedhje më 11 maj ishte ajo brenda kandidatëve të PD-së, nisi që me Primaret

Tensionet në Kuvend, opozita bllokoi foltoren/ Ministri Gogu: Njëri gozhdës, tjetri patkoit, karvani përpara!

January 19, 2026
Bota e modës ‘në zi’/ Ndahet nga jeta stilisti i njohur italian Valentino Garavani

Bota e modës ‘në zi’/ Ndahet nga jeta stilisti i njohur italian Valentino Garavani

January 19, 2026
Theksohet mbështetja për sundimin e ligjit/ Ambasadori i Holandës uron kryetaren e re të GJK

Theksohet mbështetja për sundimin e ligjit/ Ambasadori i Holandës uron kryetaren e re të GJK

January 19, 2026
Tjetër “shtëpi bari” në Sarandë/ Apartamenti në një pallat ishte përshtatur për kultivimin e kanabisi

Tjetër “shtëpi bari” në Sarandë/ Apartamenti në një pallat ishte përshtatur për kultivimin e kanabisi

January 19, 2026
“Vijon turpi në Parlament…” Shehaj: Po shesin letrën që i ka shkuar edhe Lukashenkos si shpëtim nga drejtësia!

“Vijon turpi në Parlament…” Shehaj: Po shesin letrën që i ka shkuar edhe Lukashenkos si shpëtim nga drejtësia! Bardhi: Kuvendi s’mund të jetë…

January 19, 2026
VIDEO-Sesioni i ri parlamentar/ Opozita bllokon foltoren e Kuvendit, 6 deputetë nuk i bashkohen aksionit

VIDEO-Sesioni i ri parlamentar/ Opozita bllokon foltoren e Kuvendit, 6 deputetë nuk i bashkohen aksionit

January 19, 2026
Edhe Bjellorusia në Bordin e Paqes, Lukashenko i përgjigjet pozitivisht ftesës së Trump

Edhe Bjellorusia në Bordin e Paqes, Lukashenko i përgjigjet pozitivisht ftesës së Trump

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In