Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka dal në një deklaratë për mediat përmes rrjetit të tij social Facebook.
Rama ka folur sërish për TikTok-un, ku siguron qytetarët se qeveria është e vendosur për ta mbyllur.
Në deklaratën e tij kreu i qeverisë u bën thirrje qytetarëve “për mbylljen e dyerëve” të opozitës e cila kërkon të vijë në pushtet përmes shpifjeve, në zgjedhjet e 11 majit.
“TikTok do ia mbyll derën qeveria. Por këtij llumi duhet tia mbyllni dyert ju. Këta shpifarakë nuk janë alternativa politike e shekullit 21. Mos i falni autorët e poshtërsirave. Mos merrni llumin si fatkeqësi që nuk e shmangni dot. Modele të shpifura të bashkëjetesës shoqërore. As mos i toleroni”, shprehet Edi Rama.