Nga Spartak Ngjela
Amerikanët kurrë nuk do të tërhiqen nga aleanca e tyre me shqiptarët për Reformën në Drejtësi dhe për luftën kundër korrupsionit.
Bashkimi i korrupsionit të djathtë dhe të majtë shqiptar, që luajti shëmtuar këtë javë komedi grindjesh në Parlament, nuk arrin dot asgjë.
I.
A do të lartësohet Shqipëria gjatë periudhës 2017-2018 për të dalë nga vobegtësia, korrupsioni dhe gjendja joligjore e padrejtësisë ku e ka futur marrëzia e udhëheqësve të saj politikë?
Sigurisht që po. Gjithçka është zgjidhur përfundimisht: kurse këta që e zhytën Shqipërinë në këtë gjëndje, janë që të gjithë drejt penalizimit.
Kush do t’i penalizojë? Pyesin shqiptarët me njëfarë shqetësimi, se këtë kanë ata edhe dëshirën e tyre më të madhe në këtë kohë – penalizimin dhe ndëshkimin e korrupsionit shqiptar.
Por, ja ku qëndron garancia e realizimit të ëndrrës së tyre për drejtësi dhe zhvillim:
Politika globale si interes ; pozicioni gjeografik i Shqipërisë dhe shqiptarëve të shpërndarë në katër shtete ballkanikë – dhe proamerikanizmi i shqiptarëve në të gjithë rrafshin ballkanik – kjo është garancia shqiptare që, të gjithë të mundurit në këta dy vjet nga poltika amerikane në veprim, do të shkojnë në vendet e tyre: do të shpronësohen dhe do të penalizohen për korrupsionin dhe vjedhjen e madhe që iu kanë bërë shqiptarëve.
II.
Krimi shtetëror krijoi degradimin e gjykatës, prokurorisë dhe policisë kriminale e gjyqsore, dhe e mendonte veten si një binom të pamposhtur.
Por ja që tani i gjithë binomi është në pikë të hallit.
Antikorrupsioni filloi me gjykatën dhe prokurorinë. Vetingu i eliminon ata deri në pastrim total nga korrupsioni i shëmtuar që kanë bërë duke shitur drejtësinë te padrejtësia. Janë që të gjithë të kapur. Kot shprsojnë. Çështje muajsh, dhe nuk do t’i shohim më nëpër sallonet e shitblerjes së drejtësisë.
Politikisht të parët u shkatërruan Berisha, Basha dhe i gjithë korrupsioni i djathtë jashtë pushtetit, që kërkoi të bllokonte kushtetutën dhe vetingun.
Dështoi me trup si pasojë e forcës së poltikës amerikane e cila iu nxori letrat mbi tavolinë. E patë kur hynë si mij të lagur dy herë rresht në Parlament?
Kurse pyetja tani është kjo: Po korrupsioni i majtë?
Edhe ky tani fillon të shkatërrohet; prandaj është hedhur Rama dhe po kërkon bashkim me korrupsionin e djathtë. Parrulla e brendshme e Ramës dhe Bashës tani është një manifest qesharak: ”të korruptuar të të gjithë Shqipërisë, bashkohuni!” Po kundër kujt? Kundër Amerikës dhe Përëndimit. Hajde komedi, hajde!
Po si do ta arrijnë këtë? Po kërkojnë që të shkojnë politikisht drejt Lindjes: nga Stambolli e deri në filifistun. Por janë të pashpresë, dhe të trembur, dhe frika ua ka humbur përfundimisht arsyen.
A e patë komedinë e “grindjes” fëminore në Parlament, pasi shqiptarët iu zbuluan votimin e përbashkët për kryetarin e Kuvendit? E patë fallsitetin e debetit kundërshtar?
Po kë kërkojnë të gënjejë këta me këtë psikologji fëminore: shqiptarët apo amerikanët?
E kanë nga dobësia. Për shqiptarët ata ende nuk pyesin, por, të gjithë këtë lojë qesharake, ata e bëjnë që të gënjejnë politikën amerikane.
Rama mendon tani se mund t’i bëjë presion amerikanëve më Berishën (u bashkova, s’u bashkova unë me të kundër reformës) që të sigurojë garanci për të ruajtuar gjënë e vjedhur.
Asnjë garanci nuk do kesh, i thanë ata poilitikisht, me përjashtim të garancisë së ligjit: prandaj është tërbuar dhe vërtitet në pagjumësi dhe me fryrje të fytyrës dhe gjymtyrëve. E keni parë?
Tamam siç i thanë edhe Saliut në muajin shkurt të këtij viti kur ky iu kërkoi garanci që të lëshonte bllokimin e Reformës. ”Vetëm garanci me anë të ligjit”.
Politika amerikane nuk e ka aleat dhe kurrë nuk mund ta ketë aleat korrupsionin shqiptar, sepse këtu, në këtë botë shqiptare sot është mbërthyer interesi më i madh i Perëndimit, dhe Aletai kryesor Amerikës në Ballkan janë shqiptarët: dy shtetet shqiptare, dhe, sidomos Shqipëria, por dhe të gjithë shqiptarët e shpërndarë në katër shtete të tjerë ballkanike.
Këtë nuk dinin këta të vobegtë nga mendja që menduan se me paratë që do t’i vidhnin shqiptarëve dhe shtetit shqiptar, do të sundonin deri në vdekje shqiptarët. Por tani, Asgjë: this is the end. Ky është fundi i tyre.
Kjo është garancia e shqiptarëve, dhe dështimi i të gjithë qaramanëve kalamaj që vodhën dhe duan të zhvendosin Shqipërinë që të bëjë mbrapa, në Shekullin e Pesëmbëdhjetë. Asgjë nuk do të bëjnë dot, me përjashtim të asaj që të ulin kokën dhe ta presin qetë shqetësimin e shqiptarëve kur politika perëndimorë do t’u ekspozpjë të gjitha provat që ka mbledhur kundër tyrë.
Shumë shpëjt besoj, pa dalë vjeshta, shqiptarëve do t’iu bëhën të qarta bëmat degaraduese të liderëve të tyre në të paktën pesëmbëdhjetë vjetët e fundit. Shitësit e interesit kombëtar, dhe mirëqenies së shqiptarëve, janë në fundin e tyre.
Mos mendoni se shqiptarët do të rrinë indiferentë kur të marrin vesh me prova se varfëria e tyrë është vepër direkte e abuzuesëve të tyrë që i kanë qeverisur në këta 20 vjetët e fundit.