• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama me të rinjtë në Lushnje: Zelensky u kthye në një frymëzim për botën. Na takon të luftojmë për lirinë e demokracinë

by Java News
02/03/2022 16:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Rama ndodhet ditën e sotme në Lushnjë në takim me të rinjtë e qytetit disa ditë para zgjedhjeve të pjesshme vendore.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë e vuri theksin në rëndësinë e lirisë dhe demokracisë së një vendi. Sipas Ramës, këto janë shumë të cenueshme, dhe se kush mendon se mund t’i ketë përgjithmonë, Ukraina është shembulli që kjo nuk ndodh.

Rama thotë se Presidenti I Ukrainës, Volodymyr Zelensky është një personazh i veçantë, pasi në kushtet e një sfide të madhe siç është lufta, ai u kthye në frymëzim për të gjithë botën.

“Një ditë zgjedhjesh normale në një qytet apo disa quytete që përtej gjithë halleve bëjhnë një jetë normale ku madje një pjesë e caktuar e njerëzve e konsiderojnë normale që të thonë si këterr politika dhe vota. Ndërkohë që po sot disa njerëz të tjerë që nuki kanë asgjë ndryshe, asgjë më pak se sa ne, por që nuk kanë asgjë më shumë se sa ne përpara disa ditësh janë duke e kaluar përmes një ferri të vërtetë duke u ndarë me njëri-tjetrin, gratë vajzat fëmijët, duke marrë rrugët trenat për të ikur.

Burrat dhe djemtë duke marrë armët. Duke marrë armët për të mbrojtur diçka që deri përpara pak ditësh ngjante siç ngjan këtu. Diçka që as mendja nuk na shkon. Ngjan diçka e fituar njëherë e përgjithmonë, liria e demokracia. Është mundësia për të jetuar për të marrë frymë lirisht, për të jetuar lirë në fshatin apo qytetin tënd. Në fund të fundit, përtej të gjithë dallimeve nga pikëpamja e gjeografisë, historisë mes nesh dhe atyre që sot prej disa ditësh janë nën terrorin e bombave, terrorin e tankeve dhe një sulmi të egër mbi gjithçka që kishin dje, ngjashmëritë janë të mëdha.

E nisa kështu për të thënë që jo vetëm ne këtu, por po të shohësh të tjerët në Europën e zhvilluar, prej shumë vitesh e kishin marrë të mirëqenë gjithçka kishin. Dhe mendonin se ato që kanë ndodhur më parë, nuk do përsëriteshin. Por ja që u përsërit. Ja pra që atdheu qenka diçka që duhet ta kesh gjithmonë parasysh që të takon të luftosh për të. Ne në këtë situatë nuk duhet të presim që të na ndodhë e njëjta gjë për të qenë më të dobishëm për vendin tonë. Për të qenë më të vetëdijshëm për atë që kemi. Ajo që kemi nuk është pak. Ajo që të tjerë përpara nesh kanë luftuar dhe nuk kanë jetuar aq gjatë sa ta përjetojnë, e drejta për të votuar.

Unë e kam njohur, e njoh Presidentin e Ukrainës. Është një personazh i veçantë por ja që në kushtet e një sfide kaq të madhe ku jeta e tij është e rrezikuar më shumë se askush tjetër, pasi është shënjestra numër një. Ai u kthye në një personazh frymëzues në të gjithë botën. Vuri mbi të gjitha lirinë. Lirinë për të zgjedhur dhe natyrisht nga ana tjetër detyruimin për t’ju përgjigjur zgjedhësve. Në këtë sens, kjo e jona është një betejë e përditshme e pakrahasueshme për luftën me ekzistencë. Luftën për ekzistencë të atdheut të tyre” – tha Rama./m.j

Next Post
“Gjithçka është në tryezë”/ SHBA: Putin po i jep fund Rusisë dhe po forcon NATO-n

“Gjithçka është në tryezë”/ SHBA: Putin po i jep fund Rusisë dhe po forcon NATO-n

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Digjet një mjet i parkuar në Rrëshen, dyshohet se zjarri ka qenë..

Digjet një mjet i parkuar në Rrëshen, dyshohet se zjarri ka qenë..

January 23, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

January 23, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Pse protestat e Beogradit dhe Bangladeshit janë kundër Berishës

January 23, 2026
U zbulua pasi ftoi familjarët në Dubai, arrestohet bosi shqiptar i drogës

U zbulua pasi ftoi familjarët në Dubai, arrestohet bosi shqiptar i drogës

January 23, 2026
“Foltoret nuk janë të mjaftueshme”/ Drejtuesi i FRPD Durrës kritika Berishës: Nuk mundet kështu Rama..

“Foltoret nuk janë të mjaftueshme”/ Drejtuesi i FRPD Durrës kritika Berishës: Nuk mundet kështu Rama..

January 23, 2026
Çështja Olsi Dado dhe Lindsey Halligan: kur sistemet sillen ndryshe në raste të ngjashme

Çështja Olsi Dado dhe Lindsey Halligan: kur sistemet sillen ndryshe në raste të ngjashme

January 23, 2026
Gjendet pas disa ditësh në Jezercë të Ferizajt 30 vjeçari/ Shtrohet në spital në gjendje të rëndë

Gjendet pas disa ditësh në Jezercë të Ferizajt 30 vjeçari/ Shtrohet në spital në gjendje të rëndë

January 23, 2026
Kompleksi i Noriegës!

Kompleksi i Noriegës!

January 23, 2026
Turizmi në 2025/ Kryesojnë shqiptarët e Kosovës. Më pak italianë, më shumë gjermanë e francezë

Turizmi në 2025/ Kryesojnë shqiptarët e Kosovës. Më pak italianë, më shumë gjermanë e francezë

January 23, 2026
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrainën

Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrainën

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In