• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Me programin “1 mld $” do ndërtojmë 170 shkolla, heqim turnin e dytë

by Java News
13/02/2017 11:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I pranishëm në shkollën Fan Noli, ku Bashkia e Tiranës ka prezantuar projektin e saj për rindërtimin dhe ngritjen nga e para të rreth 20 shkollave, Kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e 1 mld dollarëve, duke thënë se jo vetëm Tirana, por e gjithë Shqipëria do të “pajiset” me shkolla të reja.

Kryeministri është shprehur se përmes projektit të qeverisë 1 miliardë dollarë, do të nisin së shpejti investimet për ndërtimin e 53 shkollave të reja dhe 97 shkollave të rikonstruktuara nga e para.

Përfshi këtu edhe 20 shkollat në Tiranë, prej një total prej 170 institucionesh arsimore. Kryeministri Rama është shprehur se falë këtyre investimeve nuk do të ketë më turn të dytë.

“Ajo që ne bëjmë dhe që sot bashkia e Tiranës prezanton si dallëndyshja e parë sic i takon të jetë, që lajmëron një stinë të re transformimesh të mëdha jo vetëmn infrastrukturore, është një ndërveprim intensiv me sipërmarrjet dhe bankat, për të siguruar që me të njëjtat para që buxheti i shteti tdo të invesonte në 20 vitet e ardhshme, sepse aq janë mundësitë, të mund të ndërtojë këto shkolla, dhe buxheti të vijojë me shlyerjen e këtyre parave.

Ky program vjen si rezultat i nevojës për të përshpejtuar rritmin e ndryshimit…. Dhe për të përshpejtuar për një nevojë që nuk mund të shtyhet për nesër, nevojën e fëmijëve për të marrë sot të  gjitha kushtet.

Në këtë aspekt besoj që ky moment ka një rëndësi të madhe për të çelur kantieret e tjerta. Janë 170 shkolla, prej të cilave 53 do të ndërtohen të reja dhe 97 që do të rindërtohen nga të reja, plus 15 shkolla të reja në Tiranë… me këtë program këto shkolla e prjekte për to do të bëhen realitet. Do të bëhet realitet ëndrra dhe dëshira e kaq shumë prindërve që të kenë akses të njëjtë përsa i përket standarteve.

Do të bëhet realitet heqja e turnit të dytë.”-tha Rama.

Kryeministri u shpreh se programi 1 mld dollarë do të rrisë ndjeshëm ekonominë e vendit.

“Shumë shpejt do të jemi përpara dyerve të reja të komunitetit ku do të çelen shkollat e para të reja dhe po ashtu jam i bindur që ky program për Tiranën do të sjellë impakt të madh ekonomik dhe social, dhe për Shqipërinë do të bëjë që rritja jonë ekonomike të dyfshohet, çka do të thotë se nga një rritje ekonomike që sot është patjetër shumë domethënëse nëse llogarisim se u nisëm nga një situatë ku ishim midis 0 dhe 1 % por që nuk ndjehet aq sa duhet në tryezën familjare të njerëzve të zakonshëm. Sot në 3.5 %, të shkojmë në një rritje që me patjetër të jetë 6 e më shumë përqind. Po së paku duke kaluar nivelin e 5 dihet botërisht se mund të kalohet çdo prag në çdo shtresë dhe aksesi në rritjen ekonomike kthehet në një akses që iu vlen të gjithëve”, tha kryeministri Edi Rama. /java/a.k

 

Next Post
Trashëgimia kulturore/ Ministrja Kumbaro në seancë dëgjimore për projektin “Veliera” në Durrës

Trashëgimia kulturore/ Ministrja Kumbaro në seancë dëgjimore për projektin “Veliera” në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gonxhja viziton Katedralen Ortodokse: Detyrë e përbashkët ruajtja e trashëgimisë kulturore

Gonxhja viziton Katedralen Ortodokse: Detyrë e përbashkët ruajtja e trashëgimisë kulturore

April 12, 2026
Nga objekt në subjekt, debati në KS/OKB, testi i diplomacisë së Kosovës në një rend ndërkombëtar në krizë

Nga objekt në subjekt, debati në KS/OKB, testi i diplomacisë së Kosovës në një rend ndërkombëtar në krizë

April 12, 2026
Ukraina dhe Rusia akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit të Pashkës

Ukraina dhe Rusia akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit të Pashkës

April 12, 2026
Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

April 12, 2026
76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

April 12, 2026
Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

April 12, 2026
Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

April 12, 2026
 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

April 12, 2026
Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

April 12, 2026
Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In