• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama me përfaqësues të Bankës Botërore: Kemi rritur me 87,5% të ardhurat për frymë

by A R
04/04/2023 11:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një konferencë, këtë të martë, me përfaqësues të Bankës Botërore në Shqipëri, kryeministri Edi Rama u shpreh se nga viti 2013 gati janë dyfishuar të ardhurat për banor.

“Kemi hedhur bazat e nevojshme për të bërë një kapërcim në funksion të objektivave tona të shpallura në vizionin Shqipëria 2030. Mbani parasysh që të ardhurat për banorë në vit në Shqipëri janë rritur nga 3330 euro kur ne morëm detyrën në 6190 euro sot. 87.5%, gati dyfish”, u shpreh Rama.

Më tej, kryeministri theksoi se eksportet janë rritur me 57 për qind nga viti 2019, po ashtu edhe të ardhurat nga turizimi.

“Për të mos bërë krahasime të tjera, po bëjmë krahasime vetëm me veten dhe vitin para krizës së madhe të pandemisë. Eksportet në Shqipëri në vitin 2022 kanë arritur 4.1 mld euro. Kjo është Shqipëria që s’ka punë, ku të gjithë ikin, ka vetëm pleq, ka eksportuar 4.1 mld euro në 2022, 57% më shumë se në 2019, falë punës dhe njerëzve të punës. Falë konkretizimit të të gjithë atyre përpjekjeve që kemi bërë në mbështetje të sipërmarrjes dhe për të hapur rrugë të reja për njerëzit që prodhojnë. Eksportet bujqësore janë rritur me 59% krahasuar me 2019. 1.15 mld industria e tekstileve. Të ardhurat nga turistët e huaj janë 2.84 mld euro, 36% më shumë se në 2019. Numri i turistëve preku 7.5 mln. Rritja e të ardhurave dy herë më shumë se numri i vizitorëve. Të ardhurat vjetore nga eksporti i shërbimeve në IT në 2022 ishin 156 mln euro. 62% krahasuar me vitin 2019. Investimet e huaja janë rritur 29%, 1.37 mld që është shifra më e lartë e arritur ndonjëherë. Në fund të viti 2019 kishim 4217 ndërmarrje me kapital 100% të huaj, në fund të vitit 2021 kanë operuar 5250”.

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë

Ndërkohë, përfaqësuesi i Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas, u shpreh se në 4 vite do të investohen 900 milionë euro në projekte.

“Jemi zotuar për t’u përqendruar më shumë vende të reja puna për popullsinë shqiptare sidomos për rininë dhe gratë, ne e vendosim theksin tek pjesa më e mirë punë më të mira. Në të ardhmen sfida jonë është të krijojmë vende më të mira pune. Të krijojmë stimuj që njerëzit të punojnë këtu. Shtylla e dytë tek kapitali njerëzor. siç e dimë të gjithë ne jemi të shqetësuar për numrin e personave që largohen nga Shqipëria por mund të forcojmë këtu kapitalin njerëzor, duke përmirësuar arsimin shëndetësinë mbrojtjen sociale. Është arritur shumë në këtë drejtim. Mendojmë se ka mundësi për të bërë më shumë në të ardhmen. Së treti, shtylla e tretë përqendrohet te rezistenca e te qëndrueshmëria. Duket sikur çdo vit ka një krizë shumë të madhe. Duhet të rrisim rezistencën për të ulur ndikimin e disa prej këtyre ngjarjeve në të ardhmen, jemi shumë të gëzuar që nisim këtë kuadër të ri partneriteti. Ja kemi prezantuar këtë kuadër bordit në Uashington. Jemi të inkurajuar dhe të përulur dhe të vetëdijshme që po i marrim kohë kolegëve nga qeveria kur duam të punojmë përtej orarit të punës. Kuadri i ri për partneritetin i vë në dispozicion Shqipërisë 900 milionë euro. Presim një tjetër projekt që të miratohet së shpejti. Kemi punuar për një projekt i cili do të të trajtojë urat në rrezik nga goditjet natyrore. Është një program i fortë dhe mjaft i madh”.

Përfaqësuesi i Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas

/a.r

Next Post
Meta kundër bonusit për pensionistët: Është tentativë e Ramës për të blerë vota!

Meta kundër bonusit për pensionistët: Është tentativë e Ramës për të blerë vota!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

“Unë bëra burg se denoncova krimin”- Salianji pas deklaratave të Nokës: PD e ka problem të jetë e besueshme, për shkak të këtyre akuzave të pafaktuara

January 14, 2026
Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari: Më kishin futur në listë të zezë bashkë me Marin Memën

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha ndan episodin me tifozin

January 14, 2026
Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

January 14, 2026
Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

January 14, 2026
A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

January 14, 2026
Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

January 14, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

January 14, 2026
Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

January 14, 2026
Proces rifreskimi apo lëvizje e re në PD? Salianji mbledh më të votuarit e primareve dhe listave të hapura të 11 majit

8 Janari në PD, Salianji: Përgjegjës janë Basha dhe Berisha, moment i turpshëm

January 14, 2026
Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In