• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama me nxënësit ekselentë: Jeni modeli im edhe pse se unë nuk marr për çdo punë që bëj 10-ta

by A R
30/12/2015 19:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Rama dhe Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla morën pjesë në takimin e fundvitit me studentët e ekselencës në vend. Në fjalën e tij Kryeministri Rama tha se nxënësit e shkëlqyer janë jo vetëm një model që duhet ndjekur, por edhe modeli për vetë kreun e qeverisë, i cili shtoi se ai, ndryshe nga ekselentët nuk e bën punën e tij në mënyrë të shkëlqyer. Rama theksoi se do të donte edhe ai, që të merrte 10-ta për çdo punë që bën, pavarësisht se kjo nuk ndodh.

“Ju jeni shembulli dhe modeli për të gjithë, ju jeni të shkëlqyr, unë nuk jam i shkëlqyer, ju jeni model për mua… unë nuk e bëj punën time në mënyrë të shkëlqyer, do doja shumë që të merrja të gjitha 10-ta për ato që bëj, por nuk i marr. Jeni shembull për të gjithë ata që ankohen, që e kanë shumë më të lehtë që të shpenzojnë ato pak para që kanë, nëpër facebook dhe për celularët.. duke u ankuar dhe duke vajtuar e duke thënë që këtu nuk bëhet asgjë, që këtu nuk ecën asgjë… por ju jeni shembulli që tregoni të kundërtën.“- tha Kryeministri Rama.

Duke ju drejtuar njërës prej nxënësve që morën fjalën në këtë darkë, ai i tha se nëse do të ishte në parlament ajo këtë dit, do të ishte një gjë mjaft e mirë.

Rama ka theksuar se ata do të marrin në fakt vetëm 50 mijë lekë të vjetra e jo të reja, sikundër ai njoftoi gjatë deklaratës për shpërblimet gjatë daljes së dy ditëve më parë nga kryeministria.

“Nuk është vetëm 50 mijë lekeshi që merrni, i vjetër, kam bërë lapsus ditën e pare e gati sa nuk përfundoi në urgjencë Ministri i Financave kur e dëgjoi. Më shumë se shuma që mund të blini libra apo të bëni qejf është nevoja për t’u thënë faleminderit, për t’u thënë faleminderit se jeni burim inspirimi, jeni burim force në moment të vështira, shembull kuptimplotë, kur duket se ata që ankohen kanë të drejtë, dhe ka momente të tilla”­ tha Kryeministri.

Më pas Kryeministri Rama tha se mungesa e dijes dhe e kapitalit njerëzor e ka lënë Shqipërinë në këto 25 vite, në një gjëndje jo fort të mirë. Rama dha shembullin e Nënë Terezës dhe thënies së saj “në vend që të mallkosh errësirën ndiz një qiri” apo rastin e ngritjes së shtetit të Izraelit, sipas ish Presidentit Shimon Peres.

“Mua më kujtohet një thënie e Nënë Terezës.. në vend që të mallkosh errësirën ndiz një qiri… sigurisht që një qiri nuk e mund të gjithë errësirën por është një pikë drite, dhe nëse cdokush do të ndiznte qiririn e vet, errësira e përgjithshme do të mundej… dhe ju jeni një shembull i madh në këtë aspekt, sepse provoni me 10 tuaja se është jo vetëm e mundur por është edhe rruga më e sigurt drejt dritës.. që në vend që të mallkosh errësirën të ndezësh një dritëz të vogël dhe të kërkosh me mund e vendoshmëri rrugën drejt dritës më të madhe...”- tha Rama.

“Përpara disa ditësh isha në Izrael dhe e kam akoma në vesh si kumbim të gjithë fjalën që dëgjova nga ish presidenti Izraelit Peres… nuk do të përsërish fjalën e tij sepse nuk e bëj dot, por do të nxjerr nga fjala e tij një element që e forcon këtë që po përpiqem të them..

Ai tha: Ne ndërtuam më në fund mbas shumë e shumë përpjekjesh e sakrificash shtetin tonë.. dhe u gjendëm në një shtet që nuk kishte asgjë përveç historisë së vet, me një lumë që kishte më shumë histori sesa ujë, në një tokë që ishte jo prodhuese, në mes të shkretëtirës, me dy dete, që quhen, njëri deti vdekur dhe tjetri deti që është duke vdekur… dhe të rrethuar nga të tjetrë që nuk e kanë dashur kurrë shtetin tonë… bëmë shumë përpjekje në fillim, bëmë shumë eksperimente dhe kaluam nëpër shumë rrugë për të gjetur rrugën drejt prosperitetit derisa… derisa zbuluam pasurinë tonë më të paçmuar që ndërtoi rrugën e prosperitetit, zbuluam dijen, kuptuam se i vetmi portal që kishim ishte kapitali njerëzor dhe çdo zgjidhje për problemet tona të mbijetesës, nuk ishte as për në tokë as mbi tokë, por në mendjen tonë…

Dhe sot Izraeli është një shembull i shkëlqyer i atyre vedneve që nuk tregohen për ato që kanë por për ato që dinë… ka vende si Shqipëria që kanë shumë, por duke ditur pak, nuk arrijnë të bëjnë dot…Në Izrael kanë sufuçit uji sepse kanë bërë dy gjëra të pamendueshme më parë… së pari, shkripëzuan ujin e detit dhe e kthyen në të pijshëm, së dyti bënë të mundur që 95% e ujërave të zeza të shkojnë për ujitje… dhe sot Izraeli është njëri nga vendet më të zhvilluara në bujqësi.

Po ne që kemi pasuri hidrike të pafundme dhe burime të ujit të pijshëm të një cilësie shumë të lartë? Që kemi gjith ato lumenj, si shpjegohet, që pas 20 e kusur vitesh vuajmë ende për ujë të pijshëm, për vaditjen e tokës, për energjinë elektrike?! Neve uji na mbërtyt, si një hakmarrje e madhe e natyrës për shkak të padisë sonë, për shkak të injorancës sonë të madhe. Kush e ka bërë këtë? Mungesa e dijes, e kapitalit njerëzor!“- shtoi Rama.

Next Post

Marrëveshje ekstradimi Kosovë - Slloveni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
Zelensky: Sulmet e Rusisë me raketa kërkojnë një përgjigje të fortë

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

January 15, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In