• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama: Me Ministrat jam i kënaqur! Krisje me Metën? Pikëpyetje si spiunët e çifteve nga Liqeni

by
09/09/2015 08:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

INTERVISTA/ Kryeministri Edi Rama ka hedhur edhe një herë poshtë zërat për një krisje në koalcionin ndërmjet PS që ai drejton dhe LSI-së së Ilir Metës. Në një intervstë për “5 Pyetjet nga Babaramo”, Kryeministri Rama i ka cilësuar këto zëra si spiunët tek Liqeni që spiunonin çiftet.

Sipas tij në këto zëra nuk ka asgjë të vërtetë, dhe se si ai ashtu edhe Meta janë të angazhuar për një proces reformash për vendin.

Sa i përket punës së ministrave, Rama hodhi poshtë zërat duke theksuar se është i kënaqur me punën e të gjithë ministrave. Në këtë mënyrë ai mohoi një shkarkim të mundshëm të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri duke shtuar se ai gëzon të gjithë mbështetjen dhe admirimin e tij.

Ndërsa për dekriminalizimin dhe paketën e paraqitur nga PD që sipas kësaj të fundit duhet të miratohet brenda shtatorit, Rama tha se nuk i pëlqen që opozita t’i vendosë afate kohore.

Pjesë nga Intervista e kryeministrit Edi Rama në “5 Pyetjet nga Babaramo”

Do doja ta nisinim bisedën nga ngjarja e fundit më e rëndë që ka ndodhur në vend që është arrestimi i deputetit Armando Prenga. Brenda dy vjetëve kemi tre deputetë të kësaj shumice qeverisëse që janë të arrestuar. janë tre dhe nuk kemi të bëjmë me një rast të izoluar por kemi të bëjmë me një fenomen. Përse jeni detyruar t’i drejtoni edhe botës së nëndheshme për të fituar zgjedhjet?
Unë nuk i jam drejtuar as një adrese të nëndheshme. Ata që janë vendosur në listën e deputetëve të PS dhe flasim këtu për dy deputetë që sot janë pa imunitet, janë vënë në listë falë kontributit që kanë dhënë në grupin parlamentar, në zgjedhje si deputetë të PS. Thënë kjo, nga ana tjetër dua të besoj që shqiptarët janë majftueshmërisht të arsyeshëm për të kuptuar një gjë shumë thjesht: Ne nuk njohim asnjë dallim tjetër përveç dallimit mes kujtdo respekton ligjin dhe kujtdo e shkel atë, qoftë nga të tyret qoftë nga tanët, qoftë nga ata që nuk janë as të tyrët as tanët. Këto ndarje që deri dje diktonin sjelljen e pushtetit dhe që e degjeneruan pushtetin ekzekutiv në Shqipëri në një organizatë që merrte në mbrojtje cdo shkelës të ligjit në anën e vet janë trashëgimi që i përket të shkuarës. Ka filluar në Shqipëri një kapitull i ri ku pandëshkueshmëria e famshëm që e bëri Shqipërinë turpin e botës ka marrë fund.

Po flitet nga të gjithë për një dekriminalizim të politikës. Mendoni se është i mjaftueshëm projekti që ka paraqitur së fundi opozita në Parlament dhe për të cilin ka vënë edhe një afat.
Nuk e njoh projektin e opozitës dhe nuk pranoj afate të vëna nga opozita. Sigurisht që opozita është e mirëpritur të bashkëpunojë jo vetëm për këtë projekt por për cdo projekt tjetër. Për sa na takon ne nuk flasim as shumë por bëjmë shumë më tepër seç flasim dhe besoj që edhe opozitës i takon të shikojë mirë radhët e veta të mos bëj as prokurorin as gjykatësin. Dhe për më tepër atyre që në krye të opozitës bëjnë prokurorin dhe gjykatësin i takon që të reflektojnë mbi faktin që janë objekte dhe subjekte të drejtësisë pavarësisht se në Shqipëri drejtësia ende është e munguar në këtë aspekt. Ne do ta cojmë përpara programin tonë, ne do të çojmë përpara edhe këtë proces ashtu sic jemi zotuar me një projektligj të standardeve ndërkombëtare që do të bëjë të mundur që persona të dënuar. Ndërkohë që asnjëri nga dy deputetët që kemi përjashtuar nga PS për këto veprime që bien ndesh krejtësisht me normat e bashkëjetesës sonë dhe me ligjin nuk ka qenë i dënuar, dhe do ta shtrijmë këtë jo vetëm në nivelin politik por në të gjithë administratën. Nuk do të lejojmë më që në administratë të ketë vend për njerëz që janë dënuar për krime të ndryshme sidomos për korrupsion.

Një miku ynë i përbashkët thotë që janë disa zona të vendit ku të dyja partitë kanë kandiduar njerëz me master, dhe me këtë nënkuptonte jo kontribute në shkencë apo dije, por me një bacground kriminal. Përse në këto zona duhet të kandidohen këta njerëz të fortë?
Së pari në asnjë parlament të Europës nuk janë të gjithë shkencëtarë. Parlamentet janë shprehje e përfaqësimit të zonave, të traditave të individëve që gëzojnë respekt dhe kanë influencë në zona të caktuara. Së dyti ky është një proces, Shqipëria është një vend që ka një demokraci të re dhe në këtë proces ka vend për reflektim dhe përmirësime të mëdha por askush sot nuk mundet të bëjë akuzuesin sepse faktikisht jam shumë krenar ta them që ne jemi në krye të një beteje reale për të emancipuar politikën dhe për t’i dhënë asaj një dimension shumë cilësor, edhe në pikëpamjen e përzgjedhjes së kandidatëve për deputet.
Të kthemi tek projekti që ka paraqitur opozita
Nuk e njoh projektin dhe nuk kam si të komentoj një projekt që nuk e njoh. Por ju siguroj që duke pasur parasysh faktin që ne i jemi referuar praktikës ndërkombëtare dhe kemi marrë për bazë ligjin që na është dukur më i përshtatshëm dhe më agresiv ndaj këtij fenomeni, që është ligji “Severino” në Itali gjë që opozita e ka konsideruar si një pikë referimi të rëndësishme, do të mundohemi të gjejmë përputhshmëri sa më shumë mes qasjes sonë dhe të tyre. Por nuk mund të komentoj më shumë se nuk e njoh draftin.
Disa elemente janë bërë publike, që nga afati kohor që duhet të aprovohet brenda shtatorit, që deputetët në momentin e betimit duhet t’i nënshtrohen testit të drogës, apo që të inkriminuarit menjëherë humbasin mandatin.
Po them edhe njëherë nuk e njoh draftin. Po këto klauzola i pranoni?
Nuk do të doja të spekluloja mbi këtë fakt. Unë kam një standard pune që unë di parimin dhe unë udhëheq mbi bazën e parimeve ndërkohë që gjithë zbërthimin e parimit dhe transformimin e tij në një mekanizëm ligjor e bëjnë njerëzit që ne kemi dhe nuk i kemi të pakët, që janë profesionist në atë punë. Të njëjtën gje kemi ndjekur edhe me reformën në drejtësi.

190548_1
Si i gjykoni akuzat që ka bërë një ish-oficer policie nga Italia për ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri duke e akuzuar se të afërm të tij me mjetet në pronësi të ministrit ushtrojnë aktivit të paligjshëm trafik narkotikës?
Nuk është aspak anormale që kriminelë apo njerëz që i arratisen ligjit të përpiqen të krijojnë alibira, aq më tepër kur në rastin konkret kanë paraqitur dhe kërkesë për azil politik mbasi i kanë ikur edhe detyrimit ligjor për paraqitje duke thyer vendimin e gjykatës. Bota është e mbushur me kriminelë çfarëdolloj që edhe kur shfaqen si të penduar shpeshherë çorodisin dynjanë për të fituar diçka për vete dhe për të fituar edhe bashkëpunimin me drejtësinë që ka qenë një temë shumë e diskutuar edhe në Itali se jo pak prej tyre shfrytëzuan pozicionin e të penduarit për të çorientuar luftën ndaj krimit. Unë habitem si mund të befasohet gjithë ky milet, por mileti nuk ka faj, përgjegjësia është e përçuesve të informacionit që në mënyrë të njëanshme dhe pa asnjë qëndrim analitik bëhen promotor të opinioneve të një njeriu që është i kërkuar nga drejtësia. Çfarë prisni ju të thotë një njeri që arratiset në shkelje të vendimit të gjykatës dhe që është i akuzuar për dekonspirim të operacioneve të policisë kundër drogës, përveçse të bëjnë atë që bëjnë të gjithë hajdutët kur kapen dhe thonë kapni hajdutin. Është për të ardhur keq, por s’ka më çfarë të na vi as keq, se na ka shteruar gjithë kapaciteti i keqardhjes me PD, që ky zotëri me një vendim qeverie është bërë pronar i një objekti shtetëror të Ministrisë se Brendshme. Pra është tërësisht i pabesueshëm dhe i paragjykuar.
Ju vetë jeni i kënaqur me punën e ministrit Tahiri?
Ministri i Brendshëm është në krye të një beteje që pa as më të voglin ekzagjerim unë e quaj historike kundër krimit dhe të gjithë atyre shfaqjeve të veprimarive kriminale të mëdha apo të vogla që e bënë Shqipërinë të zvarritej deri kur shqiptarët vendosën të na besojnë ne qeverisjen e këtij vendi. Dhe nëse juve apo të tjerëve nuk i bën përshtypje fakti që këtë vit falë punës intensive të bërë kemi 50 % më pak vrasje në Shqipëri sesa krahasuar me cdo vit të këtij tranzicioni për mua ky është suksesi i parë i madh dhe i prekshëm i Policisë së Shtetit. A është Policia sot trupa që ne kemi ambicien të krijojmë? Ende jo. Ne duam të bëjmë një polici Shteti shembull sipas standardeve evropian dhe që të arrijë që ne të krahasohemi jo me të shkuarën por me rajonin në radhë të parë dhe pastaj me BE.
Opozita ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, ai e gëzon ende mbështetjen tuaj?
Opozita ka punën e vet, puna e saj është të flasë, fol fol se dicka do të mbetet, ndërsa ne flasim me punë. Ministri i Brendshëm ka jo vetëm mbështetjen por ka dhe të gjithë respektin dhe admirimin tim për vendosmërinë e tij në këtë luftë jo vetëm me krimin por dhe me politikën që bëhet me krimin.  Janë dy anë të një medalje që me ose pa dashje i shërbejnë njëra-tjetrës, si ata që merren me veprimtari kriminale, si ata që kriminelët i kthejnë në heronj të ditës e deri në monumente që janë dëshmi e censurës në Shqipëri. Turp!
Si po shkon koalicioni me LSI, Meta është një partner i domosdoshëm për qeverisjen tuaj, apo i bezdisshëm?
Këto janë diskutime që mund t’i bëni në korridor me bashkëkolegët dhe bashkëvuajtësit e kolegut, nuk janë diskutime për mua.
Edhe si vëzhgues i jashtëm, konstatojmë që ka dicka që nuk shkon…
S’e di unë thjesht kam vetëm merak për ju që merreni me gjëra që janë anësore dhe që në fund fare nuk kanë lidhje me të vërtetën. E vërteta është që ne jemi të angazhuar në një proces shumë të rëndësishëm reformash. Unë vetë personalisht nuk e kam fare mendjen se çfarë thashethemoni e cfarë sintetizoni me burime në aspektin jo si e ka marrëdhënien ky me këtë, kur do ndahen, me kë do martohet ky, sepse ne jemi të angazhuar në një front të vështirë, atë të luftës kundër informalitetit pasi në aspektin e hapësirë ekonomike dhe tregtare Shqipëria prej 25 vitesh është në gjendje lufte. Dhe ne duam të vendosim në këtë hapësirë paqen ku cdokush të fitojë atë që meriton. Këto janë cik si ato të spiunëve, kasketave që shkonin nga Liqeni për të përgjuar ciftet.
Nuk u përgjigjët, Meta është partner i domosdoshëm apo i bezdisshëm?
Ne jemi në koalicion, koalicioni funksion. Sigurisht që ne ndeshemi me problematika të rënda të trashëguara, një ndër to është një administratë disfunksionale që do të duhet mund, kohë dhe padyshim shumë vendosmëri për ta ndërtuar dhe sigurisht nuk do të kursejmë askënd. Sigurisht sfidat tona janë të shumë mëdha por ju siguroj që nuk ka asnjë arsye për të vënë në pikëpyetje as koalicionin, as marrëdhëniet mes meje dhe kryetarit të Kuvendit. Ne të dy drejtojmë këtë koalicion.

190547_1

Ju dhe z.Meta u përpoqët që të qetësonit opinionin publik…
Ne nuk u përpoqëm që të qetësonim opinionin publik se opinion publik ishte me pushime për qejfin e vet, por ne thjesht u përpoqëm që t’u qetësojmë juve (mediat)
T’i qëndrojmë metaforës së verës, për shumë çështje të rëndësishme nuk ishit në të njëjtën barkë. Përshembull tek reforma në drejtësi, ju thatë që nuk do presim opozitën, ndërsa z.Meta u shpreh në mënyrë taksative që nuk ka reformë pa opozitën
Ne do ta bëjmë reformën në drejtësi me ose pa opozitën. Sigurisht që në jemi shumë të prirur që ta bëjmë bashkë me opozitën, por opozita s’ka asnjë shans të marri peng reformën në drejtësi.
Jeni konsultuar me z.Meta për këtë se ky është një detaj shumë i rëndësishëm?
Po kërkon qimen në vezë, kalojmë në çështje më të rëndësishme se këto janë skorjet e një furrnalte vere.
A ju ka kërkuar z.Meta të ndryshojë ministrat e tij?
Jo, asnjëherë.
Pra nuk ka kërkuar ndryshime në qeveri?
Asnjëherë. Por edhe nëse kjo do të ndodhë, të jeni të sigurtë se kjo do të ndodhë në kuadrin e atyre që kemi thënë më parë. Pra do të ndodhë vetëm kur një ministër do të jetë përgjegjës për diçka që e pengon bashkëjetesën tonë.

Jeni i kënaqur me punën e të gjithë ministrave?
Unë jam i kënaqur me punë e të gjithë qeverisë. Po jam i kënaqur për faktin se jemi në ritmin e parapërcaktuar dhe kemi plotësuar ato objektiva që i kemi vënë vetes. Nuk po them që jam i kënaqur me atë çka ne duhet të arrijmë. Ka ende shumë punë për të bërë.

Next Post

Holandë, arrestohen 5 shqiptarë, u kapën me 4 milionë euro kokainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

Rritja e çmimit të naftës, ish-ministri i Financave tregon masat që duhet të marrë qeveria

March 19, 2026
“Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar 85% të mbrojtjes ajrore iraniane

“Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar 85% të mbrojtjes ajrore iraniane

March 19, 2026
Kur u ndanë nga jeta Gert Bogdani dhe Artur Zheji/ Ja çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme

Kur u ndanë nga jeta Gert Bogdani dhe Artur Zheji/ Ja çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme

March 19, 2026
Takimet zyrtare në Bruksel, Berisha: Qeveri teknike për zgjedhje të lira, paratë e krimit po deformojnë ekonominë

Takimet zyrtare në Bruksel, Berisha: Qeveri teknike për zgjedhje të lira, paratë e krimit po deformojnë ekonominë

March 19, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 19, 2026
Vrasja e gjyqtarit, reagon ambasada e SHBA: Dënojmë ashpër dhunën kundër drejtësisë

“Shmangni zonat ku do të jenë demonstruesit”, Ambasada e SHBA-ve mesazh qytetarëve të saj për protestën e PD

March 19, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Bajram Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajram: Qoftë agjërimi dhe përkushtimi juaj i pranuar!

March 19, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Nard Ndoka kritika Berishës: Nuk e bëri kurrë PD-në një parti demokratike, i la të gjithë nën hijen e tij

March 19, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

A thua e beson PPE Berishën?

March 19, 2026
Hapet Ura e Milotit pas përforcimit të themeleve, Ministri Karakaçi: Lehtëson qarkullimin për veriun e vendit

Hapet Ura e Milotit pas përforcimit të themeleve, Ministri Karakaçi: Lehtëson qarkullimin për veriun e vendit

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In