• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama me homologun turk: Bashkë kundër atyre që vrasin në emër të Zotit

by A R
29/06/2016 19:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën në konferencën me homologun turk, duke shprehur ngushëllimet e tij për humbjen e 41 jetëve si pasojë e sulmeve kamikaze terrosite, duke e cilësuar si një tragjedi që u bë pikërisht në muajin e paqes dhe prehjes, atë të Ramazanit. Kryeministri Rama u shpreh se Shqipëria dhe shqiptarët do të jenë përkrah popullit turk në këto ditë zie. Duke ju referuar një pasazhi të fjalëve të profetit Muhamed, Rama theksoi se sulmi terrorist nuk ka asnjë lidhje me atë që predikon feja muslimane.

“Dua t’ju siguroj ju si një mik i çmuar se Shqipëria dhe shqiptarërt kudo ku jeotjnë janë abshkë me popullin e Turqisë në këtë ditë hidhërimi, dhe ne jemi krah për krahë me qeverinë tuaj kudnër murtajës terroriste që vret në emër të zotit por vetëm me zotin që nuk ka asnjë lidhje. Në emër të popullit shqiptar u shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave. Shqipëria dhe Turqia janë bashkë prej kohësh. Kemi konstatuar se potenciali për të bërë më shumë është i jashtëzkaonshëm. Së bashku me kryeminsitrin Yildirim jemi angazhuar të çojmë përpara procesin e bashkëpunimit për rritjen e shkëmbimeve tregatre, po ashtu të shgkëbimeve në fushën e arsimit dhe kulturës”, tha kryeministri Rama.

Ndërkohë homologu i tij Yildirim tha se Shqipëria është përherë pranë popullit turk. SIpas tij, dy vendet kanë lidhje të ngushta historike dhe do të punojnë për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit në shumë fusha.

“Për fat të keq vendi ynë përjetoi një sulm terrorist. Në këtë sulm terrorist humbën jetën shumë qytetarë turq dhe jo-turq, shumë të tjerë u plagosën. Falenderoj mikun tim shqiptar Edi rama, për të gjithë mesazhet e ngushëllimit që na dërgoi ne. Shqiëpria ëhstë gjithmonë pranë nesh, po ashtu edhe populli shqiptar. Siç e dini ne kemi marrëdhënie të ngushta me Shqipërinë që lidhen me historinë. Ne biseduam për zgjerimin sa më të madh të këtyre marrëdhënieve, për shtimin e volumit tregtar mes vendeve. Për mundësinë e pjesëmarrjevetë biznesmenëve turq në projektet për infrastrukturën në Shqipëri. Midis dy vendeve ekzisotn marrëveshje e tregtisë së lirë e cila duhet t’i përshtatet niveleve të reja të bashkëpunimit. Shqipëria dhe Turqia janë vende që kanë ngjashmëri, si në kulturë edhe në traditë ndaj ne mendojmë se bashkëpunimi midis dy vendeve tona ëhstë një detyrë që na përket neve dhe detyra jonë është ta çojmë përpara këtë bashkëpunim”, tha kryeminsitri turk Yildirim.

Kryeministri turk Yildirim përgjigjet për hetimet e sulmeve në aeroport dhe marrëdhëniet me Rusinë

Pyetje e gazetarëve: ju deklaruat se sulmi I bërë dje mund të ketë lidje me ISIS dhe në këtë rast, a keni ndonjë detaj më të hollësishëm në lidhje me sulmin.

Yildirim : Janë në vijim hetimet intensive për këtë ngjarje të jashtëzakonshmje. Shpresojmë që Brenda një ose dy ditëve do të mbyllen të gjitha hetimet dhe do t’I bëhen me dije publikut të gjitha detajet në lidhje me sulmet. Kam dëshirë të bëj me dije për qytetarët, nëse aeroportet tona janë të sigurta apo jo… unë mendoj dhe ju bëj me dije se në aeroportet tona realizohen të gjitha kontrollet e domosdoshme dhe dua t’ju them se edhe terroristët kanë mundur të hyjnë duke godituyr forcat tona të sigurisë në aeroport dhe këtë ju e patë kur ata ndërhynë për të neutralizuar agresorin. Prandaj unë pres nga qytetarët turq që të qëndrojnë larg komenteve dyshuese në lidhje me masat e sigurisë. Sigurisht që unë mendoj se masat e sigurisë do duhen shtuar me qëllim neutralizimin e personave të rrezikshëm.

Pyetja: Në lidhje me bisedën e Erdogan me Putin, si janë tashmë marrëdhëniet mes dy vendeve, kur do të rinis këto marëdhënie në pikëpamjen ekonomike

Yildirim: Procesi i normalizimit të marrëdhënieve ka nisur disa ditë më përpara, mes shkëmbimit të dy autoriteteve të vendeve tona. Pas ngjarjeve tragjike në Ataturk, midis Erdogan e Putin është bërë një bisedë e gjatë telefonike dhe në këtë bisedë presidenti rus shprehu ngushëllimet për humbjen e qytetarëve. Gjatë kësaj bisede u fol për nevojën e rifillimit të marrëdhënieve normale mes dy vendeve. Pra marrëdhëniet Turqi Rusi shpresoj që do të kalojnë sërish në nivelin që kanë qenë. Besoj se kjo periudhë tashmë ka filluar. Gjatë bisedës u theksuar vullneti i përbashkët mes dy vendeve në luftën kundër terrorizmit.

java/a.k/a

Next Post

Bloomberg: E keqja nuk ka mbaruar ende për Turqinë, humbjet 17 mld dollarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa gati për operacione tokësore në Iran: Ishujt janë objektivat e parë

Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa gati për operacione tokësore në Iran: Ishujt janë objektivat e parë

March 30, 2026
“Kemi çmimin më të lartë neto të hidrokarbureve në rajon”, Braçe në Kuvend: Një shoqatë ‘kartel’ kërcënoi sigurinë kombëtare

“Kemi çmimin më të lartë neto të hidrokarbureve në rajon”, Braçe në Kuvend: Një shoqatë ‘kartel’ kërcënoi sigurinë kombëtare

March 30, 2026
Vendim i papritur, trajneri që dështoi në play-off të Botërorit është gati të rinovojë kontratën pas Ukrainë-Shqipëri

Vendim i papritur, trajneri që dështoi në play-off të Botërorit është gati të rinovojë kontratën pas Ukrainë-Shqipëri

March 30, 2026
Pse nuk kandidojnë dy më të votuarit në PD, përballë Sali Berishës?

Pse nuk kandidojnë dy më të votuarit në PD, përballë Sali Berishës?

March 30, 2026
Kushtetuesja rrëzon kërkesën për mospjesëmarrjen e deputetëve në seancën për Presidentin

Kushtetuesja rrëzon kërkesën për mospjesëmarrjen e deputetëve në seancën për Presidentin

March 30, 2026
Kuvendi në seancë plenare, në rend të ditës problemet e zgjedhësve dhe transparenca e institucioneve

Kuvendi në seancë plenare, në rend të ditës problemet e zgjedhësve dhe transparenca e institucioneve

March 30, 2026
“Humbja me Poloninë dhemb”, Silvinjo flet para sfidës me Ukrainën

“Humbja me Poloninë dhemb”, Silvinjo flet para sfidës me Ukrainën

March 30, 2026
I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

March 30, 2026
NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

March 30, 2026
Roli i Trump në luhatjet e tregjeve të naftës

Roli i Trump në luhatjet e tregjeve të naftës

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In