• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama: Me Erionin do të punohet në katër vite sa për 25

by
18/06/2015 21:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama në mbylljen e fushatës së Aleancës për Shqipërinë Europiane në Tiranë tha se arsyeja për të votuar më 21 qershor drejtimin e duhur është se ne do të ndërtojmë shtetin modern shqiptar.

Gjatë fjalës së tij, Kreu i Ekzekutivit tha se në 18 muajt e parë të qeverisjes Aleanca e majtë ka treguar se ka vullnet të hekurt për të krijuar shtetin modern të shqiptarëve. “Jemi të vetëdijshmë që ka shumë nga ata që na besuan më 23 Qeshor të 2013-ës që janë zhgënjyer, që janë ende pa punë dhe që e kanë të vështirë të shtrojnë vaktin e mbrëmjes, por ju garantojë se kjo qeverisje ka 18 muaj që punon për shtetin modern të shqiptarëve dhe për këtë duhet vota dhe besimi i të gjithë shqiptarëve”, tha Rama, duke theksuar se kjo ndarje eliminon ndarjen fshatar e qytetar, pasi tashëm të gjithë do jenë të barabartë.

Sipas tij, ndryshimet janë të vështira. “Ne ç’bëmë një sistem të rrënuar. Ne gjetëm një Shqipëri të coptuar në 400 njësi, ndërsa tashmë Shqiptarët janë të bashkuar në 61 rajone, zona me resurse të mëdha zhvillimi”, nënvizoi Rama.

Sipas tij, më 21 Qershor do të marrë jetë vendimi historik i Aleancës për Shqipërinë Europiane, që në kuvendin lokal të marrin pjesë 50% zonja apo zonjusha. “Është e rëndësishme të votoni Aleancën tonë, pasi tashmë është vendosur unanimisht nga Alenaca që në kuvendin lokal të jenë të paktën 50% gra dhe vajza, pasi ne besojmë se gratë dhe vajzat janë thelbi i të ecurit në drejtimin e duhur. Ne besojmë se në çdo shtëpi gruaja është busulla mbi të cilën burrat lëvizin”, vijoi Rama.

Duke folur për Tiranën, ai garantoi se në 4-vite e ardhshme me Erion Veliajn në krye të Bashkisë do të punohet më shumë se në 25 vite të marra së bashku.  “Ju sigurojë se në katër vite nuk do të bëhet ajo që nuk është bërë në 25 vite të marra së bashku, as kur unë isha në krye të Bashkisë. Ato vite që jam i sigurtë që kanë mbetur në kujtesën e kryeqytetasve janë një eksperiencë e çmuar dhe besoj shumë se Erioni ka edhe më shumë mundësi për të bërë shumë më shumë. Kur unë nisa punën për transformimin e Tiranës, Kryeministër ishte Ilir Meta, dhe ky i fundit i dha një ton të fuqishëm punës sime. Ndërsa sot Erioni ka mbështetjen time dhe të Metës dhe të një aleance shumë më të madhe dhe të fortë sikurse nuk ishte në atë kohë”, tha Rama.

Kryeministri i vendit, garantoi se pas 21 Qershorit me Erionin në krye do të rinis puna në Bashkinë e Tiranës. “Më 21 Qershor do mbarojë gërhitja që zuri Tiranën për katër vjet, që shokoi drejtues komunitetesh dhe shoqërinë në tërësi dhe që la pa punë të rinjë e të reja. Tirana duhet të jetë lokomotiva, modeli, duhet të jetë magneti, që tërheq të gjithë Shqipërinë me vete, dhe kur gërhet Tirana si duhet të ndihen të tjerët. Ndryshimi i madh i Tiranës do të jetë fundi i gërhitje së madhe dhe nisja e zgjimit të madh dhe një rilindje të re për kryeqytetin. Kjo ishte një fushatë model. Një fushatë model për mënyrën se si partitë e përfshira në këtë fushatë”, tha Rama.

Duke folur për Partinë Demokratike, Rama tha mos investoni votën tuaj tek Lulzim Basha. “Shqiptarët kur shkojnë në një dyqan kanë frikë se mos I’a hedhin dhe e njëjta gjë ndodh me votën. Prandaj më lejoni t’ju them të mos e investoni votën tuaj te Partia Demokratike, pasi kryetari i saj po ofron një përrallë nga e kaluara. Një përrallë të refuzuar nga shqiptarët me 1 milion vota më 23 qershor 2013”, tha Rama, duke ironizuar me premtimet e opozitës.

Në fund Rama rikujtoi edhe njëherë se vota për Aleancën për Shqipërinë Europiane është një votë për Shqipërinë moderne.

Next Post

Basha në Durrës: Do të ulim taksat e çmimin e energjisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In