• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Rama me drejtuesit e gjimnazeve: Protestat po shfrytëzohen për destabilitet dhe për të frenuar negociatat

by A R
20/10/2026 08:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat e ditëve të fundit gjatë një takimi me drejtuesit e gjimnazeve në Ministrinë e Arsimit, duke deklaruar se, sipas tij, ato po shfrytëzohen për të krijuar perceptimin se lidhen me arsimin, ndërsa në thelb synojnë të nxisin dhunë dhe të destabilizojnë vendin.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te institucionet arsimore, të cilat, sipas tij, janë vendosur në qendër të vëmendjes për të kamufluar qëllimet e vërteta të protestave.

“Institucioni i cili është bërë objekt i sulmit dhe agresionit të vërtetë është vendosur në qendër të vëmendjes për një arsye, për të kamufluar ç’ka në të vërtetë është në durimin e helmuar të kësaj proteste. Për të krijuar idenë që kjo është një protestë për arsimimin, për të justifikuar kësisoj këtë valë dhune që s’ka të bëjë me nxënësit e studentët, por me një grup njerëzish ku ka nga të gjithë”, deklaroi Rama.

Kryeministri theksoi se, sipas tij, në grupet që përfshihen në akte dhune dhe që ushtrojnë presion ndaj policisë ka edhe studentë të ekstremizuar në bindjet e tyre politike, por nënvizoi se e drejta për të protestuar nuk duhet ngatërruar me aktet e dhunshme.

“Në atë grup që agreson policinë, që mban në një presion terrori qytetin, ka dhe studentë të cilët janë të ekstremizuar në pikëpamjet e tyre, që i përkasin rrymave të reja të ekstremizmit politik, por problemi nuk janë dhe s’do jenë asnjëherë as studentët, as qytetarët që ushtrojnë të drejtën e protestës. Ushtrimi i të drejtës për të protestuar është një liri kushtetuese e pakuptimtë për askënd”, u shpreh kryeministri.

Gjatë fjalës së tij, Rama mori në dorë një gur, duke e përdorur si shembull për të argumentuar rrezikun që, sipas tij, paraqesin aktet e dhunës gjatë protestave.

“Kam marrë përsëri me vete këtë gur, sepse kur e mban në dorë, dhe imagjinoni peshën që ky merr kur gjuhet drejt trupave të policisë, është një armë që mund të shkaktojë dhe një tragjedi”, deklaroi ai.

Kryeministri e cilësoi gurin si simbol të dallimit mes protestës paqësore dhe dhunës, duke argumentuar se shteti ka të drejtë të reagojë kur tejkalohen kufijtë e ushtrimit të lirive kushtetuese.

“Ky gur është objekti që ndan qartësisht dy anët e kësaj historie. Ky gur është objekti që përcakton ku mbaron e drejta e protestës dhe ku fillon e drejta e shtetit për të reaguar”, tha Rama.

Kryeministri vijoi akuzat e tij duke deklaruar se grupe të ndryshme po përpiqen të shfrytëzojnë pakënaqësinë e qytetarëve për të krijuar destabilitet në vend dhe për të penguar proceset integruese të Shqipërisë.

“Duart që janë futur këtu për të shfrytëzuar manifestimin e pakënaqësisë qytetare për arsye nga më të ndryshmet, janë duar që së bashku kërkojnë të shfrytëzojnë një moment, një boshllëk, një hapësirë të krijuar për të frenuar ecurinë e mëtejshme të vendit tonë, për të destabilizuar një vend që ka qenë eksportues i stabilitetit në këtë pjesë të Europës, në rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe për ta frenuar procesin e negociatave në BE”, deklaroi Rama.

Next Post
Euro bie përsëri, i afrohet kufirit të 91 lekëve

Euro bie përsëri, i afrohet kufirit të 91 lekëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dialog”! Rama, ftesë protestuesve. Vendosen karrige me mesazhe para Kryeministrisë

“Dialog”! Rama, ftesë protestuesve. Vendosen karrige me mesazhe para Kryeministrisë

October 20, 2026
Alarm për bomba në shkollat italiane, evakuohen mbi 50 institucione pas emaileve anonime

Alarm për bomba në shkollat italiane, evakuohen mbi 50 institucione pas emaileve anonime

October 20, 2026
Witkoff në Oslo për bisedime me Zelenskyn, Dy boshtet e takimit

Witkoff në Oslo për bisedime me Zelenskyn, Dy boshtet e takimit

October 20, 2026
Ja sa persona kanë hyrë dhe dalë nga porti i  Durrësit

Eksportet rriten 14.8% në shtator nga çmimet e naftës, por fasoni në prag falimenti

October 20, 2026
Sekretari amerikan i Mbrojtjes takohet me Netanyahun në Izrael

Sekretari amerikan i Mbrojtjes takohet me Netanyahun në Izrael

October 20, 2026
Tragjedi në Kolumbi, rrëshqitja e dheut në një minierë ari u merr jetën 14 personave

Tragjedi në Kolumbi, rrëshqitja e dheut në një minierë ari u merr jetën 14 personave

October 20, 2026
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes takohet fshehurazi me Netanyahun, çfarë biseduan?

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes takohet fshehurazi me Netanyahun, çfarë biseduan?

October 20, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

“Ulje moshe për dënimin penal”, Rama: Gjykata i ka cilësuar të ligjshme arrestimet e protestuesve

October 20, 2026
A do të ndahet Alberta nga Kanadaja? Cilat janë rezultatet e para

A do të ndahet Alberta nga Kanadaja? Cilat janë rezultatet e para

October 20, 2026
“Ofruam garanci, por Opozita mungoi disa muaj”- Mazniku për Territorialen: Reforma 2.0 ishte pjesë e programit  të PS-së! I dhamë një seri shansesh PD-së

Protestat, Mazniku: Zgjidhja bëhet vetëm me mjete politike dhe Kushtetutë

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com