Sapo ka mbaruar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e cila ka prodhuar një deklaratë kurioze. Përkundër asaj që pritej pas takimit Rama-Meta, kreu i PS ka deklaruar në këtë mbledhje se nuk do të ketë ndryshime në kabinetin e tij qeveritar.
Nuk dihet nëse kjo është një deklaratë taktike e Ramës, apo ai mendon vërtet të mos e prekë qeverinë, edhe pas presionit në rritje të Ilir Metës, i cili po kërkon që ta përdorë ndërrimin e ministrave si një provë force të tij brenda koalicionit të majtë.










