Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me përfaqësues të bizneseve të vogla, ku ka thënë se operacioni kundër evazionit fiskal dhe informalitetit bëhet me qëllim që të gjithë të re4spektojnë ligjin në mënyrë të barabartë. Pavarësisht operacionit dhe qëllimit të qeverisë, Rama ka thënë se rreziku se ky i fundit të mund të shihet si vepprim ndëshkimor i shtetit është i pranishëm.
“Operacioni ka rrezik që të shihet si një operacion ndëshkimor. Por qëllimi i këtij operacioni që kemi ndërrmarë nuk është penalizimi, por respektimi i ligjit nga të gjithë. Ky respektim i barabartë në asnjë rast nuk duhet të kthehet në shtypje të biznesit.” Tha Rama.
Kryeministri Rama tha se rreziku se kontrollet tatimore bëhen tepër të shpeshta është i dukshëm, gjë që do të sillte sipas tij përkeqësimin e klimës së biznesit. Kësisoj Kryeministri i kërkoi mbështetjen biznesit në këtë pikë.
” Ne jemi shumë të vetëdijshëm se në këtë operacion ka një rrezik dhe këtë duam ta përballojmë së bashku me ju. Rreziku është që operacioni të dëmtojë edhe ata të cilët janë në rregull. Fjala vjen, nëse administrata troket pa arsye ose gjen arsye për të trokitur edhe kur ka trokitur një herë apo dy herë, kjo e cënon rëndë klimën e biznesit dhe psikologjinë e kujtdo që meret me biznes. Ju jeni përfaqësues të biznesit të vogël dhe jeni të vetëdijshëm për këtë rrezik.”
Kryeministri Rama shtoi se në asnjë rast inspektori nuk duhet të ndihet Zot, kësisoj, shefi i qeverisë i bëri thirrje bizneseve që të denoncojnë rastet e korrupsionit nga ana e ispektorëve.
“Kjo mund të ndodhë lehtësisht, nëse secili nga ju denoncon çdo sjellje dhe çdo veprim nga ana e administratës tatimore që bie ndesh me çfarë ligji ka përcaktuar si platformë dakordësie mes nesh dhe jush.”- deklaroi Rama.
Kryeministri theksoi se personat që punojnë me zanatin e tyre po ashtu edhe shitësit ambulantë nuk do të taksohen
“Jemi shumë të vendosur që ta mbështesim fuqishëm biznesin e vogël dhe të madh dhe të lehtësojmë qoftë ambulantët, për të cilët nuk do ketë më asnjë taksë. Ata që punojnë me zeje nuk do ketë asnjë taksë, sepse punësojnë veten me zanatin e tyre. Nuk kemi çfarë tu kërkojmë asgjë më shumë. Kjo për të stimuluar dhe më shumë zanatet, shkollat profesionale.”- tha Rama.
Kryeministri tha se sa më shumë kupona të ketë aq më shumë do formalizohet ekonomia e kësisoj kjo do të bëjë të mundur uljen e taksave.
“Sa më shumë kupona të jepni dhe sa më shumë kupona të marrin blerësit tuaj, aq më e afërt bëhet dita për të ulur taksat tuaja. Ajo që fitoni sot duke mos dhënë kuponin është shumë më pak nga ajo që do të përfitoni nga ulja e taksave.”- deklaroi Kryeministri.