• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Me Bashën jam gati të takohem edhe te Nishani. Presidenti i ri në konsensus me LSI-në

by A R
12/04/2017 15:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se është i gatshëm të takohet me liderin e opozitës Lulzim Bashan çfarëdo lloj formati që kryedemokrati do të propozojë, përfshi këtu edhe një tryezë me ndërmjetësimin e Presidentit Nishani.

“Unë jam i gatshëm të takohem me kryetarin e PD-së dhe me këdo tjetër, kudoqoftë, tek presidenti, tek cilidoqoftë tjetër i cili mund të marrë përsipër kryetarin e PD-së që nuk duhet të ketë frikë nga dialogu, nga ulja në tryezë me kundërshtarët, sepse në fund të fundit, askush nuk humb, por Shqipëria mund të fitojë… Unë vazhdoj të mbroj bindjen se PD nuk do të vrasë veten dhe do të hyjë në zgjedhje. Nga ana tjetër ne jemi gati që t’i krijojmë PD-së dhe të gjithë atyre që kanë nevojë për më shumë garanci, të gjitha hapësirat, duke ndërhyrë në kodin zgjedhor në kodin penal, duke konsideruar gjithashtu edhe mekanizma të tjerë për të mbrojtur, si të thuash psikologjikisht opozitën, por deri këtu...”-tha Rama.

Në një intervistë për VizionPlus, Rama u pyet në lidhje me “qeverinë e besimit”, ashtu sic e cilësoi në propozimet e tij Ilir Meta. Kryeministri tha se qeveria që ai drejton ka marrë një milion vota dhe se kontrata me qytetarët do të shkojë deri në fund.

“Përsa i takon qeverisë së besimit, unë e kam thënë bindjen time, kjo qeveri ka marrë besimin e 1 milionë shqiptarëve, unë do zbatoj kontratën deri në fund. E kam thënë më parë, lëshimi i detyrave është heqje dorë nga përgjegjësitë”-tha Rama.

I pyetur për kandidaturën e presidentit të ri që do të pasojë Bujar Nishanin, Rama tha se emri do të gjehet me konsensus mes PS dhe LSI.

“Ndryshe nga çfarë shpesh herë komentohet, unë kam respektuar logjikën e partneriteti me LSI. Për çështjen e presidentit duhet të dakordësohemi brenda aksit strategjik PS-LSI” – tha Rama. /b.d

Next Post
Laboratori i kanabisit në Skrapar, arrestohen 2 persona

Laboratori i kanabisit në Skrapar, arrestohen 2 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

March 27, 2026
Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare u rrit 3.75%, më e lartë se mesatarja e BE-së

“Do monitorojmë edhe shportën e konsumit”, Ibrahimaj: Bordi do funksionojë deri sa çmimi i naftës të stabilizohet

March 27, 2026
Moti i keq në juglindje, probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona

Moti i keq në juglindje, probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona

March 27, 2026
Ish-konkurrentja e “Përputhen”: Nuk më pëlqejnë më çunat e Kolumbisë, jam në njohje me dikë nga Dubai!

Ish-konkurrentja e “Përputhen”: Nuk më pëlqejnë më çunat e Kolumbisë, jam në njohje me dikë nga Dubai!

March 27, 2026
Shkelje pafund në rrugët e Tiranës, mijëra shoferë të gjobitur dhe 16 të arrestuar në një javë

Shtohen rastet në Durrës, shoferët nën efektin e drogës në timon, bien një nga një në pranga

March 27, 2026
Helenizimi i Himarës në këmbim të mbështetjes nga Greqia?

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belerit, mbetet në fuqi dënimi me 2 vite burg!

March 27, 2026
E rëndë në Berat/ Arrestohet 39-vjeçari, dyshohet se kreu marrëdhënie me një të mitur

E rëndë në Berat/ Arrestohet 39-vjeçari, dyshohet se kreu marrëdhënie me një të mitur

March 27, 2026
Njihuni me njeriun me të cilin SHBA-ja mund të jetë duke komunikuar në Iran

Njihuni me njeriun me të cilin SHBA-ja mund të jetë duke komunikuar në Iran

March 27, 2026
Vendimi i ‘Kushtetueses’ në Kosovë: Avantazhe për disa, zgjidhje për askënd

Vendimi i ‘Kushtetueses’ në Kosovë: Avantazhe për disa, zgjidhje për askënd

March 27, 2026
Pse ndërhyrja tokësore e SHBA-ve në Iran është e rrezikshme? Iraku ishte “prova” që nuk u kalua

Pse ndërhyrja tokësore e SHBA-ve në Iran është e rrezikshme? Iraku ishte “prova” që nuk u kalua

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In