Ditën e djeshme u publikua në media një raport i ashtuquajtu “sekret” i OSBE-së në lidhje me politikanët shqiptarë dhe lidhjet e tyre mafioze apo aferat korruptive. Në fakt ajo që binte më shumë në sy ishte se në të thuhej se Kryeministri Edi Rama ka 200 milion euro pasuri dhe i ka investuar nëpërmjet vëllait të tij në SHBA, shkruan Tema.
Nga ana e saj OSBE tha se ky ishte një raport i ndërtuar nga informacionet e mbledhura nga shkrimet e mediave shqiptare.
Vëmendja e publikut u përqëndrua pikërisht tek kjo shumë, duke ngjallur kureshtje. Në fakt, akuzat për Ramën se ka 200 milion euro, janë bërë që dy vite më parë.
Ato janë bërë nga një portal anonim me emrin Opozita.com, që thuhet se e ka Kreshnik Spahiu.
Mesa duket OSBE nuk ka bërë gjë tjetër, veçse e ka shënuar edhe këtë informacion në raportin e saj të brendshëm për politikanët shqiptarë.
Tani se sa i besueshëm mund të jetë një portal anonim dhe për më tepër i Kreshnik Spahiut, kjo duhet parë me kohën.
Më poshtë është shkrimi i botuar në këtë portal, në vitin 2013, vijon Tema.
http://opozita.com/2013/10/29/parate-e-edi-rames-pastrohen-ne-emer-te-vellait-ne-cikago/









