• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Më 18 qershor do shembim murin që pengon të ardhmen dhe drejtësinë e korruptuar

by Java News
20/04/2017 18:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Rama ishte në Durrës ku zhvilloi një takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë. Kreu i qeverisë tha se mes të rinjve dhe të ardhmes ka një mur që duhet shembur me 18 qershor. Shefi i qeverise u kërkoi të rinjve votën më 18 qershor për të vijuar, siç tha ai rrugën e transformimit të Durrësit dhe gjithë vendit. Rama u shpreh mjaft qartë dhe i vendosur për pjesëmarrjen në zgjedhjet e 18 qershorit kur deklaroi se ata le të rrinë sa të duan në çadër, pasi ne do të vazhdojmë rrugën tonë.

“Mes jush dhe të ardhmes ka një mur që pengoi rrugën e këtyre viteve dhe vendosjen në vend të shumë të drejtave dhe lirive dhe këtë mur do të shembin në 18 qershor.Ky është muri i padrejtësisë që është ngritur nga gjykatës të korruptuar të lidhur me ata që janë futur në çadër nga frika e drejtësisë. Ne do të bëjmë të mundur të pushojmë nga puna të gjithë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. Për të mbajtur ata në punë, Saliu, Luli dhe shokët e çadrës janë gati të lënë Shqipërinë, pa punë, pa investime, pa prespektive, madje janë gati të na ndajnë edhe njëherë nga Evropa që duam. Mos dëgjoni se cfarë kërcënojnë, pasi Shqipëria mbrapa nuk kthehet, pasi nuk do të lejojmë kthimin pas. Ata le të rrinë sa të duan në çadër ne do të vazhdojmë rrugën tonë, duke ndjekur yjet e qiellit të Shqipërisë” tha kryeministri.

Rama vlerësoi edhe punën e Vangjush Dakos, i cili sipas tij sulmohet nga PD sa herë që ndermerr investime dhe projekte. “Si nuk u ngriten njëherë për plehrat dhe gropa”, pyet kryeministri.

“Në po ndryshojmë të gjitha bashkitë. Sa herë që bëhen invesime në Durrës, PD ka protestuar. Ua vret sytë pastërtia dhe cdo rreze drite dhe shprese që kemi sjellë, por nuk flisnin një. Si nuk u ngriten njëherë për plehrat dhe gropa. PD I do njerëzit të varfër që ti tërheqë për hunde”, tha Rama

Rama bëri edhe batuta me të rinjtë që janë tifozë të Barcelonës. Rama ironizoi eliminimin e Barcelonës nga Juventus kur iu drejtua tifozëve të Barcelonës.

“Kam një fjalë për tifozët e Barcelonës; Mos u mërzisni fare sepse ju keni Messin, ata kanë Saliun, Ju keni Neymar ata kanë Lulin. As të Bayernit nuk duhet të mërziten, Realin shohim e bëjmë më vonë. Në fund të fundit, miqtë e mi, futbolli është shfaqje, ne jemi spektatorë, dhe ska rëndësi kur mbaron shfaqja, pasi ka rëndësi gëzimi.Por beteja për 18 qershorin nuk është shfaqje dhe ne nuk kemi spektatore dhe beteja bëhet për Shqipërinë që duam, me shtet me punë, me mirëqenie dhe ku prindërit që punojnë në shtet duhet të marrin edhe më shumë sesa marrin me pagat e rritura. Prindërit që punojnë në privat duhet të paguhen edhe më mirë. Kjo është beteja e 18 qershorit”, tha Rama/javanews.al

c.a

Next Post
Richard Gere: Vërejtjet për Kinën te Oscar më kushtuan me role në Hollyëood

Richard Gere: Vërejtjet për Kinën te Oscar më kushtuan me role në Hollyëood

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

April 9, 2026
Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

April 9, 2026
Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

April 9, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

April 9, 2026
Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

April 9, 2026
Dosja “Toyota Yaris”, merret vendimi nga Gjykata e Lartë për 3.4 milionë eurot e konfiskuara. Ja kujt do i kalojnë

Mbledhja në Gjykatën e Lartë, avokati: “Arresti me burg” duhet të jetë alternativa e fundit

April 9, 2026
Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

April 9, 2026
Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

April 9, 2026
Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In