Për dy ditë me radhë, në datat 7-8 mars, kryeministri Edi Rama do të mbledhë ministrat, Kryesinë e Grupit dhe drejtuesit politik në vilën qeveritare në Tiranë.
Burime bëjnë me dije se në fokus të mbledhjeve do të jenë zgjedhjet si dhe analiza e punës e qeverisë dhe mazhorancës deri më tani.
Pas përfundimit të regjistrimit të emugrantëvë, në datë 4 mars, socialistët do të hyjnë në një proces tjetër, që është bindja e emigrantëve të regjistruar për të votuar.
Përpos diasporës, socialistet duhet të përmbyllin edhe listat e kandidatëve për 12 qarqet (listën e mbyllur dhe të hapur), e cila duhet të dorëzohet brenda 12 marsit në KQZ.
Miratimin përfundimtar të ekipit socialist për zgjedhjet e 11 majit duhet ta vulosë kryesia e PS.