Partia Socialiste ka zhvilluar sot një mbledhje të Grupit Parlamentar, ku janë dhënë disa porosi. Sipas burimeve nga mbledhja bëhet me dije se deputetëve të PS u është kërkuar nga Edi Rama që të mos marrin pjesë në asnjë debat publik për draft-opinionin e Komisionit të Venecias.
Më tej shtohet se është marrë një vendim që punimet e Kuvendit të vijojnë normalisht edhe pse tashmë në vend ka dy të konfirmuar me koronavirus. Po ky vendim pritet që të konsultohet dhe me administratën e Kuvendit, e cila është dhe përgjegjëse për punët në këtë institucion. /e.s/











