• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Mbi 1400 të punësuar vetëm në Mars, qytetari: Lër disa për syrin e keq…

by A R
31/03/2018 11:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe këtë mëngjes të shtune kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Por ndryshe nga ditët e tjera ku ka shpërndarë video teksa tregonte histori të njerëzve që u ishte hequr ndihma ekonomike dhe ishin punësuar, këtë ditë të fundit të marsit ai ka nxjerrë disa shifra lidhur me numrin e të punësuarve.

Në 12 qarqet e Shqipërisë, për muajin mars, janë 1396 të punësuar dhe qarku me numrin më të madh të të punësuarve është Tirana. Kjo sipas shifrave të Zyrës së Shërbimit Kombëtar të Punës, të cilat i ka publikuar kryeministri Edi Rama sot për të uruar një fundjavë të qetë.

“Mirëmëngjesi dhe me këtë rezultat domethënës të Zyrave të Shërbimit Kombëtar të Punës për muajin mars, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama.

Por ashtu siç ndodh gjithmonë të shumtë kanë qenë qytetarët të cilët kanë reaguar duke iu kundërpërgjigjur dhe akuzuar kryeministrin. Njëri prej tyre i sqaron se të punësosh 24 mijë duke hequr 240 mijë, kjo nuk është e drejtë, por Rama i është kundërpërgjigjur duke i thënë se këto shifra si ka dëgjuar asnjëherë, ndërsa i sqaron se nga puna hiqen ata që se bëjnë atë.

Debatet në Facebook:

Qytetari: Të punësosh 24 mijë duke hequr 240 mijë (ndër këta edhe unë), kjo nuk është e drejtë dhe ky nuk quhet punësim.

Rama: Ku janë këta 240 mijë që janë hequr zonjë, sepse nuk e kam dëgjuar kurrë këtë llogari, madje as nga goja e atyre që thonë 7X7 bëjnë 42. Në shtet hiqen nga puna ata që s’bëjnë punën, ndërsa punësimin e bën privati në këtë sistem që kemi zgjedhur, shteti nuk është për të punësuar në administratë po për të garantuar që punën në administratë ta bëjnë ata që dinë ta bëjnë më mirë! Gjithë të mirat dhe mos kërko punë shteti nga unë, po shko kërkoje punën në sektorin privat e mos e prit në shtëpi apo në fejsbuk.

Qytetari: Mos i punëso të gjithë, lër dhe disa pa punë, të prishim syrin e keq. Po Luli çfarë mendimi ka? A pajtohet me punësimin?

Rama: Pa merak Arian, po të punësosh njerëzit nuk është kaq e lehtë sa të mirëmbash mjekrën, këtë e di besoj, prandaj ushtroje ironinë në fusha më të përshtatshme se sa tek fusha e betejës më të vështirë që është punësimi!

Qytetari: Z. Rama mua një gjë nëse ke mundësi të ma besh të qartë se nuk e kuptoj me sa mend vendos një taksë 10 euro vajtje ardhje për një qytetar kuksian të cilët janë më të varfrit në vend?

Rama: Edhe i varfër edhe me veturë nuk bashkohen të dyja këto zotëria juaj! Kush është i varfër merr autobusin e nuk paguan asgjë, se i’a mbulon kompania, ndërkohë që kush udhëton shpesh me veturë nga Kukësi do ketë edhe mundësinë e kartave abone me çmime të reduktuara. Më mirë ta mirëmbajmë rrugën apo ta lëmë të bëhet e papërdorshme? Unë them ta mirëmbajmë dhe si kudo në botë, kush e përdor do kontribuojë./a.m.

Next Post
Lajmi i keq, ja sa pak zgjat dashuria pas martese…

Lajmi i keq, ja sa pak zgjat dashuria pas martese...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës

March 28, 2026
Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

March 28, 2026
Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

March 28, 2026
Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

March 28, 2026
Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

March 28, 2026
“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

March 28, 2026
Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

March 28, 2026
Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

March 28, 2026
E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

Parashikimi i motit për sot, çfarë do të ndodhë me temperaturat

March 28, 2026
“Ulje 20% e akcizës mbi 220 lekë, entitet shtetëror për tregun”, Rama: Dy komponentë të rinj kundër evazionit dhe…

Rama mbledh sot qeverinë dhe grupin e PS, çfarë pritet të diskutohet mes socialistëve

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In