• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Rama: Marrëveshjet, kurorëzimi i një pune të gjatë përgatitore

by A R
03/06/2016 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Rama u shpreh sot në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa pas mbledhjes së dy qeverive, se, “Ajo që patë sot është kurorëzimi i një pune të gjatë përgatitore, jo thjesht për të bashkërenduar dokumenta e marrëveshje, por për të çuar përpara një plan strategjik integrimi të hapësirës sonë të përbashkët të ndërveprimit ekonomik dhe kulturor, sepse ai politik është ndërveprim që nuk ka munguar asnjeherë”.

“Me anë të këtyre marrëveshjeve”, tha Rama, “thellohet raporti në fushën e financave, tregëtisë, transportit, por edhe në përballjen e fatkeqësive natyrore. Unifikimi i plotë i tregëtise të vendeve tona dhe konsolidimi i përbashkët i tregut energjitik janë korniza e këtij angazhimi”.

Duke folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Kryeministri Rama tha se, “sikur në 3 vjet mos të kishte cështje të hapura mes Prishtinës dhe Beogradit do të ishim realitet ëngjellor jo në Ballkan. Çështje të hapura kemi edhe mes nesh, të brendshme, por gjithçka duhet parë në kontekst. Dialogu nuk mund të shkojë përpara si në vaj dhe nuk mund të përmbyllet në pak kohë. Ç’ka i takon Kosovës, përmban zhvillim, anëtarësimi në FIFA dhe UEFA, nënshkrimi i MSA-së, liberalizimi i vizave janë arritje. Unë e kam thënë që sa më shpejt Serbia të çlirohet nga makthi i Kosovës dh eta pranojë si realitet aq më mirë do të jetë për të”.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në fjalën e tij theksoi se “Kosova dhe Shqipëria kanë arritur nivele të larta të bashkëpunimit përtej bashkëpunimit biletaral, Shqipëria është promotore dhe po jep përkrahje të paçmuar për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe vendet tona po avancojnë në axhendën e tyre evropiane”.

“Jam mirënjohës për mbështetjen e Shqipërisë dhe për angazhimin e përbashkët të ministrive tona në këto marrëveshje, të cilat ne i konsiderojmë të rëndësishme për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona”, tha Mustafa.

“Ne duhet ta bëjmë më të lehtë shkëmbimin ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve dhe tërheqjen e investimeve të huaja,pasi jemi vende të vogla dhe nevojitet një treg më serioz, i cili do të jetë tërheqës për investitorët e jashtëm”, nënvizoi Mustafa.

Kryeministri Mustafa u shpreh se “Kosova është trajtuar si rast i veçantë. Proceset e pazgjidhura me Serbinë do t’i zgjidhim përmes dialogut”.

“Çështjet që janë me Serbinë ne do t’i zgjidhim, por ato çështje do t’i shikojmë me ‘syzet’ e Kosovës dhe jo të Serbisë”, tha Mustafa.

Kreu i qeverisë kosovare duke folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në NATO, tha se “ne patëm përkrahje edhe në Asamblenë e NATO-s në Tiranë, është një proces për të cilin ne jemi shumë të interesuar ta kapërcejmë, për këtë proces na na nevojiten përkrahës dhe vende që e vlerësojnë rolin që ne do ta fitojmë në NATO dhe rëndësinë e prezencës së NATO-s edhe në Shqipëri dhe në Kosovë dhe thellimin e bashkëpunimit tonë me NATO-n”.  (javanews / r.a)

Next Post

Trafiku i qënieve njerëzore, KiE: Ka arritje por duhen masa parandaluese më të forta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In