• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama-Markoviç: Nis puna për autostradën Adriatiko-Joniane, hapet pika e përbashkët kufitare

by A R
03/07/2018 12:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Dushko Markoviç dolën në një konferencë të përbashkët për mediat pas takimit të përbashkët mes dy qeverive ku u nënshkruan një sërë marrëveshjesh.

Teksa foli për marrëveshjet e nënshkruara, Rama tha se qasja ndaj pakicave në dy anët e kufirit garanton fqinjësinë e mirë dhe rritjen e bashkëpunimit.

“Jam besimplotë që me Malin e Zi do bëjmë pogres të shpejtë dhe të qëndrueshëm, pasi siç e theksova është një fqinjësi pa asnjë hije, pa asnjë çështje të hapur mes vendeve. Por është fqinjësi e garantuar nga paikcat përkatëse në dy anët e kufirit. Më vjen mirë që me vëllezërit tanë në Malin e Zi kemi rolin e shqiptarëve në transformimin e Malit të Zi nga një republikë e ish-Jugosllavisë në shtet demokratik dhe së fundi anëtar i NATO-s.

Duke pasur qasje shumë pozitive ndaj pakicave përkatëse, jemi të bindur se gjithçka që mund të parafytyrojmë, nuk ka asnjë pengesë”, tha Rama.

Ndërkohë homologu i tij Markoviç e cilësoi historik mbledhjen mes dy qeverive. Ai shprehu mirënjohje ndaj Shqipërisë për mbështetjen që i ka dhënë Malit të Zi në NATO.

“Kam dëshirë të pajtohem me kolegun tim Rama. Mbledhjen e kishte si objektiv jo vetëm të vërtetonte marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, por edhe të kishte një përfundim. Mali i Zi dhe Shqipëria, historikisht kanë patur marrëdhënie të mira. Mali i Zi dhe Shqipëria, s’kanë patur probleme mes tyre. Jeta e qytetarëve duhet të bëhet më e mirë. Siç tha dhe Rama, kemi nënshkruar disa marrëveshje. Këto nuk janë vetëm përkushtime, janë hapa konkretë, jo objektive. Pra raportet tona ndërshtetërore i shndërrojmë në marrëdhënie të përbashkëta. Me kapacitetet që kemi do ndihmojmë Shqipërinë. Përvoja jonë me negociatat, është në dispozicion. Nuk jemi të kënaqur ti hapë negociatat në 2019, donim të hapeshin këtë vit. Si politikan pragmatik shohim të ardhmen dhe do rekuperojmë. Mali i Zi dhe Shqipëria janë dy vende në zhvillim”, tha Markoviç.

Një prej marrëveshjeve të rëndësishme është ajo për Policimin Ajror dhe Emergjencat Civile. Hapja e dy pikave të reja kalimtare mes dy vendeve si dhe vënia në funksionim e një tjetër pike, ishin gjithashtu një tjetër marrëveshje e firmosur nga kryeministrat Edi Rama dhe Dushko Markoviç.

“Mbetemi shumë të lidhur edhe në përpjekjet për të konkretizuar programin e investimeve të procesit të Berlinit ku faktikisht jemi së bashku. Do të punojmë konkretisht për të avancuar procesin e lehtësimit të shkëmbimeve tregtare, me reduktimin maksimal të barrierave jotarifore. Me incentiva përkatëse për kompanitë që janë të interesuara të ndërveprojnë në dy anët e kufirit. Në vjen mirë që kemi nënshkruar marrëveshjen përhapjen e pikës së përbashkët kufitare në Zotaj”, tha Rama.

Rama ka theksuar se shumë shpejti, dy vendet ballkanike do nisin përgatitjen për fillimin e punimeve të autostradës së kaltër, apo siç njihet ndryshe “Autostrada Adriatiko-Joniane”.

“Mbetemi shumë të lidhur për të konkretizuar programet për procesin e Berlinit. Do nisim përgatitjet për autostradën e kaltër, apo Adriatiko-Joniano, që përfshin Malin e Zi dhe Shqipërinë. Për të avancuar procesin e lehtësimeve tregtare. Kompanitë që janë të interesuara të lehtësojnë procedurat e kalimit”, vijoi kryeministri./a.m.

Next Post
Lista e banaliteteve/ Kur ‘gocat e bukura’ prishin gojën

Lista e banaliteteve/ Kur 'gocat e bukura' prishin gojën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

March 24, 2026
Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

March 24, 2026
Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

March 24, 2026

Epërsia e PS-së brenda vendit: 335 mijë sot, 50 mijë më 2021

March 24, 2026
27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

March 24, 2026
Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

March 24, 2026
“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

March 24, 2026
Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

March 24, 2026
27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

March 24, 2026
Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje

Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In