• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: LSI sulmon reformat që ka votuar vetë, po vërteton se rrinte vetëm për tepsinë

by A R
20/06/2017 19:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin elektoral në Elbasan ku zhvilloi mitingun përmbyllës për këtë qark. Ai ka sulmuar LSI-në e cila në këtë fushatë po kritikon reformat e ndërmarra gjatë këtyre 4 viteve, që u votuan edhe me mbështetjen e tyre në parlament. Rama tha se ata rrinin aty vetëm për tepsinë.

“Më vjen shumë keq që aleatët tanë me të cilët bëmë punë shumë të mira për të ndërtuar shtetin që ne duam. Sot kanë dalë nga binarët e arsyes. Çirren, kërcënojnë, në vend që të jenë krenarë për reformat që ne kemi bërë, sulmojnë çdo reformë, gjë që të bën të mendosh se reformat i kanë votuar se kanë dashur të rrinë aty për tepsinë e pushtetit”, tha Rama.

Ai ka ironizuar kreun e PD Basha për përdorimin sipas tij në fushatë të fotos me presidentin e SHBA Donald Trump.

“Kërkon të shesi një fotografi me presidentin e Amerikës që unë jam i sigurt që presidenti po ta shohë, thotë nuk e njoh këtë çun”, tha Rama.

Ai ka kërkuar besimin e qytetarëve në mënyrë që PS të sigurojë një mandat pa qenë e kushtëzuar nga forcat e tjera për reformat. Ai deklaroi se në 4 vitet që vijnë, nëse PS-së i jepet besimi të qeverisë e vetme, Rilindja urbane do të shtrihet deri në fshatin më të thellë. Ai tha se kjo nuk është çështje fassadash por çështje qytetaërimi.

“Ata që e kanë privilegjin e një mikrofoni, janë vërsulur dhe sulmojnë programin e Rilindjes urbane. Por unë di të them kaq, se nëse marrim besimin e shqiptarëve për timonin pa qenë të detyruar të ulim të tjerë në prehër, era e Rilindjes urbane do të fryjë deri në fshatin më të thellë. Trotuaret, sheshet, ndriçimi, parqet, çerdhet, kopshtet, shkolla do të jenë normaliteti i bashkive të reja, komuniteteve kudo ku jetojnë”, tha Rama.

Ai u ndal edhe në disa premtime konkrete që parashikohen në programin e PS.

“600 mln dollarë për rritjen e rrogave 40 %. 240 mln dollarë për rritjen e pensioneve çdo vit. Në 4 vitet e ardhshme ne do të fillojmë për të çuar rrogën minimale 300 mijë lekë”, tha kreu i PS.

Rama tha se në këto 4 vite Shqipëria u nda nga e shkuara kur vendi ishte i ndarë mes atyre që zbatonin ligjin dhe të fortëve të partive.

“Të shikojmë se 44 muaj më parë Shqipëria ishte e ndarë, gjysma e popullit që paguante energjinë dhe gjysma tjetër që nuk e paguante, ose e vidhte. Shqipëria ishte e dnarë në njerëz të urtë që zbatonin ligjin, dhe njerëz të fortë të lidhur me partitë e pushtetin. Shqipëria ishte në prag të një humnere tjetër pas asaj të 97-ës, me një mal borxhesh”, vijoi kryeministri.

Next Post
New York Times ngre në qiell këngëtaren shqiptare: Dua Lipa, ‘stari’ i hiteve botërore

Surprizon Dua Lipa : Kam shumë dëshirë të bëj një këngë shqip (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

Bordi i Paqes/ Ish-ambasadori: Për Shqipërinë, një ndër ditët më të mira! Meritë e Ramës..

February 19, 2026
“Ndëshkoni krimin e këtij kafshe”, Braçe reagon ashpër pasi burri dogji gruan me benzinë

Akuza e fortë e Braçes në Kuvend: Prodhuesit e mëdhenj të birrave kanë korruptuar ministra e zyrtarë tatimesh!

February 19, 2026
Trump i jep ultimatum 10-ditor Iranit: Gjëra të këqija do të ndodhin nëse nuk arrijmë një marrëveshje

Trump i jep ultimatum 10-ditor Iranit: Gjëra të këqija do të ndodhin nëse nuk arrijmë një marrëveshje

February 19, 2026
Ndaje mendjen Sali: Delina me Sorosin, Palmeri se e shave nga gruaja serbe, apo McGonigali?

Rama ‘kokë më kokë’ me Trump, Berishës i ‘rifreskohet’ non grata

February 19, 2026
Bastet online/ Vetëm tre akte nënligjore për 2 vjet, Ministria e Financave nuk tregon kur do të nisë zbatimi i ligjit

Bastet online/ Vetëm tre akte nënligjore për 2 vjet, Ministria e Financave nuk tregon kur do të nisë zbatimi i ligjit

February 19, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pasojat politike të Rama-show në Washington

February 19, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

February 19, 2026
Sigurim i detyrueshëm ndaj përmbytjeve edhe në bujqësi, modeli turk referencë për hartimin e skemës së re

Sigurim i detyrueshëm ndaj përmbytjeve edhe në bujqësi, modeli turk referencë për hartimin e skemës së re

February 19, 2026
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave ushtarake për sulme ndaj Iranit

Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave ushtarake për sulme ndaj Iranit

February 19, 2026
“Do jetë 2-fish më agresive se ajo e 10 shkurtit”, Nard Ndoka ‘zbulon’ skenarët e protestës së Berishës nesër

“Do jetë 2-fish më agresive se ajo e 10 shkurtit”, Nard Ndoka ‘zbulon’ skenarët e protestës së Berishës nesër

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In