• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 9, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama largon disa ministra/ Minxhozi: Ndryshimet në qeveri, të nevojshme. Ministritë kryesore të jenë politike

by Java News
05/09/2023 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për analistin Skënder Minzhozi, ndryshimet në qeverinë e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, ishin të nevojshme.

“Vjeshta duket gjithmonë një moment i përshtatshëm për të lëvizur qeveritë, për të korrigjuar kabinetet, për të sjellë emra dhe fytyra të reja. Për hir të së vërtetës, kjo është edhe më e domosdoshme në një qeverisje, si një e tërë ka hyrë në vitin e 10-të dhe i drejtohet vitit të 11-të.

Pra, një parti politike e cila natyrshëm dhe në mënyrë fiziologjike, fillon të ndjejë nevojën për të shkartisur listat e drejtuesve, për të parë rreth e rrotull nëse ka emra të rinj, prurje të reja, ide të reja. Mesa duket, disa të tilla u propozuan nga Edi Rama, ndër të cilat, më kryesore duket e ministrit të Jashtëm ose afrimi i Maznikut nga Bashkia Tiranë, ministrja e re e bujqësisë Anila Denaj apo ish-drejtoresha e administratës publike.

Është një ritual që Edi Rama po e përdor thuajse çdo vit për t’i dhënë qeverisë së tij disa motive të reja për të funksionuar më mirë. Por duhet thënë, në një qeveri si kjo e dominuar në dorë të hekurt nga njëshi, të gjitha këto premisa pozitive mund të rezultojnë në fund të ditës, në vlerë relative pasi dihet se kryeministri është i fuqishëm dhe i padiskutueshëm në pozicionin e tij dhe vetë qeveria është organizuar në një mënyrë të tillë që roli i ministrave të jetë minimal dhe vendimtar të jetë vetëm vullneti i kreut të qeverisë.

Largimi nga qeveria politike për mendimin tim nuk është diçka pozitive në vetvete, sepse objektivisht bën që partia politike më e madhe në Shqipëri, formalisht, por edhe në mënyrë substanciale, të jetë gjithmonë edhe më pak prezente në qeverinë aktuale.

Ministrat si i Mbrojtjes, i Brendshëm, i Jashtëm apo i Financave të ishin politikë, parimisht, sepse duhet që partia në pushtet të marrë përgjegjësi për këto drejtime kryesore të qeverisjes së një vendi, pra, duhet të ketë përgjegjësi direkte”, theksoi ai./ABC

Next Post
Bilanci i një viti/ BIRN: Nga hetimet e SPAK e Tahiri, tek “non gratat” e kriza në PD, ja çfarë la pas 2022-shi

"S'duan legjitimimin e..."/ Gazetari: Për pak muaj familjet e Berishës dhe Metës do marrin një goditje nga SPAK, ja çfarë pritet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fëmija u sulmua për vdekje nga pitbulli, i jepet nesër lamtumira e fundit 2- vjeçarit shqiptar

Fëmija u sulmua për vdekje nga pitbulli, i jepet nesër lamtumira e fundit 2- vjeçarit shqiptar

December 9, 2025
“Një grup kombesh të kalbëzuar” – I ashpër sulmi i Trump për liderët e BE: Europa e drejtuar nga njerëz të dobët! Nuk dinë çfarë bëjnë

“Një grup kombesh të kalbëzuar” – I ashpër sulmi i Trump për liderët e BE: Europa e drejtuar nga njerëz të dobët! Nuk dinë çfarë bëjnë

December 9, 2025
UEFA u beson arbitrave shqiptarë, kush do të vendosë drejtësi në 2 sfida europiane

UEFA u beson arbitrave shqiptarë, kush do të vendosë drejtësi në 2 sfida europiane

December 9, 2025
Kujdes kur qesh pushteti!

E kaluara, më e pasigurt se e ardhmja

December 9, 2025
Të quash Luigj Gurakuqin “makiavelist” në mes të Shkodrës, është guxim apo mosdije?

Oerd, nuk rrëzove Bashën, rrëzove demokratët!

December 9, 2025
Vrasja e Martin Canit, deklarata e familjes: Ky vendim s’na e kthen dot, por… Sot, djali jonë është më i gjallë se kurrë

Vrasja e Martin Canit, deklarata e familjes: Ky vendim s’na e kthen dot, por… Sot, djali jonë është më i gjallë se kurrë

December 9, 2025
Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla, deklarimi i ish-ortakut: Po prisja ta takoja, në telefon nuk mu përgjigj

Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla, deklarimi i ish-ortakut: Po prisja ta takoja, në telefon nuk mu përgjigj

December 9, 2025
Vrau Martin Canin/ Gjykata e Tiranës dënon me 16 vjet burg autorin e krimit

Vrau Martin Canin/ Gjykata e Tiranës dënon me 16 vjet burg autorin e krimit

December 9, 2025
Frrok Çupi: Fatos Nano, themelues i epokës post-komuniste, njeri me vizion dhe forcë për të ndërtuar Shqipërinë moderne

Mbaruan festimet e Rinisë? Haj tani, bëjmë resumenë

December 9, 2025
Dashtë zoti që Rama mos të provokojë zgjedhje të parakohëshme!

Dashtë zoti që Rama mos të provokojë zgjedhje të parakohëshme!

December 9, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In