• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Largimi i Metës, thelbi i ‘referendumit’! Marrëveshja për të lidhur Lulin, fabrika e parave të LSI nuk e përmbys dot fitoren

by A R
02/03/2021 13:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot deklaratat e Presidentit, i cili premtoi dotëheqjen nëse PS fiton sërish në 25 Prill.

Rama tha sot se kjo deklaratë sqaron edhe “referendumin” duke lënë të nënkuptohet se shqiptarët do të votojnë për largimin e Ilir Metës.

“Meta fton shqiptarët në referendum, që të zgjedhin mes Ilirit dhe reformës në Drejtësi. Marrëveshja PD-LSI është plan për të lidhur Lulin me zinxhirë për llogari të Metës dhe Berishës. Problem nuk është Iliri, por Luli” – tha Rama.

Ai deklaroi se rezultati i zgjedhjeve nuk përmbyset duke blerë votat, ndërsa nuk i kursehu as ironitë për LSI-në.

“Jam realisht shumë i interesuar që të kuptoj se kur i bëni këto pyetje, se i mendoni vërtetë apo i recitoni se ua thonë pronarët. Se di nëse nuk kam për ta marrë vesh tamam. Është e pabesueshme që ju të bëni këtu prokurorin dhe gjykatësin suprem. Ju keni emra dhe ju keni pretendimin se nuk janë hetuar. Ku e dini ju?! Nga e dini ju? Si e dini ju? Psh, apo ku e dini ju që emrat që ju përmendni janë të përfshirë në diçka që është kriminale?! Si e dini ju? Nga muhabetet e telefonave?! Si mund të bëhet kjo prokurori dhe gjykatë në media me kufje në vesh?! Është habi e madhe.

Ndërkohë që është prokuroria ajo që bën hetimin, prokuroria e shtetit dhe jo e neës-eve. Është ajo që vendos për kë ngre akuzë dhe për kë jo. Jo juve. Ju kam thënë dhe një gjë gjithmonë, bëni sondazhe, mos i komentoni ato të të tjerëve. Nuk ka shans që të përmbyset rezultati i një procesi elektoral kombëtar duke blerë. Nuk ka shans! As fabrika parave të LSI nuk arrin që të përmbys rezultatin kombëtar. Është fabrikë që ka punuar me eficense të plotë në raste të caktuar. S’ka shanse! Dhe përsa i përket besueshmërisë time, unë nuk mund të jem i besueshme për burime të infektuara informimi.

Skam se si të jem i besueshëm. Se sa i besueshëm, këtë e vendos populli shqiptar. Populli shqiptar në datë 25 do të na japë testin e besueshmërie në dorë të gjithëve. S’ka problem. Nuk pres që të behëm i besueshëm për pronarët e disave prej jush. Nuk bëhem i besueshëm për ta se do të bëhem i pabesueshëm për popullin shqiptar” – tha Kryeministri sot.

/a.r

Next Post
Dekriminalizimi/ Rama: Gjuetia e shtrigave ka mbaruar. S’duhet të zhysim përditë njëri-tjetrin

Dekriminalizimi/ Rama: Gjuetia e shtrigave ka mbaruar. S'duhet të zhysim përditë njëri-tjetrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In