• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama, ky lider historik

by Artur Ajazi
27/04/2021 13:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI

Jo vetëm që fitoi i vetëm mandatin e tretë qeverisëse (pa bishta mbrapa) të cilin nuk e ka arritur deri sot asnjë prej partive politike në Shqipëri prej 30 vitesh, por edhe sepse injektoi qysh në zanafillë të fushatës mentalitetin motivues “punë jo gjumë”. Ai njeri nuk di të tërhiqet, nuk di të flasë para kohe, nuk di të zhgënjejë, nuk di të trembet, por di të mendojë dhe vendosë atë të duhet bërë. Dhe e ka treguar kur ishte kryetar bashkie në Tiranë. E transformoi kryeqytetin nga qendër e banueshme me pamje kabuljane që e kishin katandisur paraardhësit e tij të Partisë Demokratike, në një qytet model, që sot krahasohet me dinjitet me ato europiane. Askush nuk flet me “tifozllëk” kur vjen fjala për Edi Ramën, të paktën realistët. Atë e mburr puna, programet, idetë, motivimi, novacioni, respekti për produktivitetin personal dhe kolektiv. Doli i vetëm para një dyzine me partiçka që nuk u dihen as anëtarët dhe as “bëmat”, veç skandaleve, si partia e Fatmir Mediut, Shpëtim Idrizit, apo Vangjel Dules. Opozitës çalamane, ju bashkuan në këtë fushatë ndër më të rëndësishmet e tranzicionit politik, mbi 20 parti, dhe mbi 15 të tjera rrinin gati për të kapur ndonjë “kockë” pushteti nga Lulzim Basha. Ishte një tabllo qesharake, ishte një tragjikomedi, tek shihej Ilir Metën me taborrë, të ndërhynte dhe guxonte të prishte imazhin dhe qetësinë e fushatës, ashtu siç ishte e turpshme tek shihje dhe lexoje deklarimet e drejtuesve politikë të Partisë Demokratike, tek shprehnin bindjen e “fitores” (edhe kur kishte viktima) sepse kishin ngritur strukturat e armatosura për gjoja “mbrojtjen e votës”. Ja dole Edi Rama, ja dole të arrish fitoren e mrekullueshme, ja dole të mposhtësh malin e së keqes, që rrinte me veshët ngrehur për të shqyer “fitoren” dhe masakruar socialistët. “Po punove fort, ja del”. Ishte kjo kryevepra e fjalëve dhe kushtrimit të Edi Ramës, drejtuar jo vetëm socialistëve, por edhe demokratëve. Po ku ta dinin demokratët se Lulzimi ishte në gjumë, edhe kur lexonte letrat e Saliut të prezantuara si “programe partie”. Ku ta dinin demokratët, se Lulzimi edhe kur takohej me të vetët, e kishte mëndjen tek vilat, bizneset, dhe “peshkimi i ndonjë oligarku”, për ta patur si objekt sulmi pas 25 Prillit. Ku ta dinin demokratët, se Lulzimi mjaftohej me “lugën e zbrazur” në fushata, dhe u tregonte përralla prilli të vetëve, gjithmonë kur i premtonte atyre “vende drejtorësh dhe ministrash, sapo të vinin në pushtet”. Lulzimi ishte në ajër, mendonte dhe jetonte si ajri. Dukej sikur nuk ndiqte Edi Ramën në fushatë, por mëndja i rrinte tek arritjet dhe sukseset e tij. Nuk hiqte nga mëndja aeroportin e Kukësit, rrugën e “Arbërit”, portin e ri të Durrësit, Shëngjinit, aeroportin që do të bëhet në Vlorë e Sarandë, rrugën dhe tunelin e Llogarasë, dhe plot e plot vepra të tjera. I dukej sikur po i bënte “dora magjike”, dhe pastaj kujtohej se po i bënte realitet Edi Rama. “Eshtë koha për punë dhe jo gjumë”. Kaq tha ai, për ti treguar Lulzimit se “me gjumë nuk arrin asgjëkundi, kurse me punë arrin majën”. Tani është rradha e Lulzimit, Ilirit, Saliut dhe Monikës, ti thonë “dy fjalë” shqiptarëve, jo ta mburrin , por ti japin Edi Ramës, atë që i takon Edi Ramës. Eshtë rradha e tyre të shkojnë në shtëpi, dhe tu hapin udhë të rinjve.Ndryshimi duhet të vijë fillimisht nga Partia Demokratike. Këtë nuk arriti të kuptojë Luli, para se të binte në “rrjetën e Doktorit”.

Next Post
Si të mbijetosh në një botë me lajme të rreme?

Si të mbijetosh në një botë me lajme të rreme?

Comments 2

  1. shkurt 2014 says:
    5 years ago

    Tani me u bene disa lidera politik,sh enver,plaku i vicidolit,lir floriri e se fundi edvin narkomai

    Reply
  2. shkurt 2014 says:
    5 years ago

    Duhen shume breza te dalim ne nga komunizmi barbare,ajo fare e ndyure qe nuke do zdhuket per shume shume vite te ne.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

March 28, 2026
Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

March 28, 2026
Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

March 28, 2026
Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

March 28, 2026
“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

March 28, 2026
Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

March 28, 2026
Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

March 28, 2026
E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

Parashikimi i motit për sot, çfarë do të ndodhë me temperaturat

March 28, 2026
“Ulje 20% e akcizës mbi 220 lekë, entitet shtetëror për tregun”, Rama: Dy komponentë të rinj kundër evazionit dhe…

Rama mbledh sot qeverinë dhe grupin e PS, çfarë pritet të diskutohet mes socialistëve

March 28, 2026
13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In