• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Kuvendi të ketë televizionin e tij. TVSH: Ja pse bllokuam sinjalin

by Java News
28/09/2017 11:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sinjali i RTSH për transmetimin e seancave të parlamentit nga mediat e tjera u bllokua për disa minuta, duke shkaktuar irritim në media, por edhe tek opozita. Televizioni Publik Shqiptar u tërheq nga vendimi për dhënien e sinjalit nga Kuvendi me pagesë për televizionet e tjera.

Por, pas rikthimit të sinjalit, ka reaguar edhe kryeministri Rama. Shefi i qeverisë deklaroi se TVSH- s’mund të ketë ekskluzivitet dhe se Kuvendi të ketë televizionin e vet. Jemi në kushtet e një shërbimi komunist në kushtet e demokracisë, deklaroi Rama.

Rama deklaroi se nuk është nevoja për 25 kamera në sallën e Kuvendit, por mjafton një regji televizive që ua jep aksesin të gjithë atyre që kanë dëshirë të transmetojnë të plotë apo të pjesshme çdo veprimtari të tij.

“Opozita u mbyt me një lugë ujë. Shërbimi i parlamentit për dhënien e hapësirës televizive duhet të ndryshojë. Jemi në kushtet e një shërbimi komunist në kushtet e demokracisë. TVSH nuk mund të ketë asnjë ekskluzivitet mbi hapësirën e jetës parlamentare. Kuvendi duhet të ketë televizonin e vet dhe shërbimin e vet, për të gjithë të interesuarit që e duan këtë shërbim. Në vendet demokratike ky sherbim jepet nga ekrani i kuvendit, dhe ka ardhur koha që të bëhet edhe në Shqipëri. Nuk mund të ketë disa kamera, mjafton një regji televizive e kuvendit dhe kjo do të shpërndajë sinjalin. Kërkesa e TVSH për t’ua shitur tv private sinjalin, i takon të shkuarës. Askush nuk mund ta ketë këtë ekskluzivitet. TVSH nuk mund t’iu imponojë logon konkurentëve të tij”.

Sali Berisha dhe Petrit Vasili bënë përgjegjës kryeministrin për këtë ndërprerje të sinjalit, duke e cilësuar atë një akt të rëndë ndaj fjalës së lirë.Kreu i qeverisë i quajti komedi akuzat e opozitës për censure.

“Për sa i përket censurës dhe mbylljes së gojës opozitës, është një komedi. Presim që opozita të dalë nga luga e ujit dhe të kthehet në sallë. Ne do merremi me punët e vendit, opozita le të merret me ne”

Reagimi i RTSH

 

Sakaq, drejtori i RTSH flet për newsbomb.al dhe thotë se televizionet janë njoftuar që një javë më parë përmes një shkrese zyrtare lidhur me këtë çështje.

“S’ka asnjë bllokim sinjali, u kemi kërkuar televizioneve private të lidhim kontratë e të ndajmë kostot teknike ose nëse e duan pa lekë, atëhere të transmetojnë pamjet me logon e RTSH Kuvend”, thotë drejtori i RTSH.

“Nëse e duan pa logo atëhere le të vijnë të lidhin kontratë, të ndajmë kostot e prodhimit e të kenë sinjal të pastër e të qartë”, thekson më tej Gëllçi.

/a.ç

Next Post
Kandidatja Idrizi në Mitrovicë: Do publikoj listën e objekteve paleje në Mitrovicë

Kandidatja Idrizi në Mitrovicë: Do publikoj listën e objekteve paleje në Mitrovicë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paradoksi i ndërtimit dhe pasuritve të paluajtshme: Çmimet do të shtrenjtohen, por kërkesa në rënie!

Paradoksi i ndërtimit dhe pasuritve të paluajtshme: Çmimet do të shtrenjtohen, por kërkesa në rënie!

January 18, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

January 18, 2026
Pas përleshjeve vdekjeprurëse, Trump njofton armëpushim mes Tajlandës e Kamboxhias

Si do të funksionojë Bordi i Paqes së Trump, Bloomberg: 1 mld $ për anëtarësi të përhershme

January 18, 2026
Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In