• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Kusht mbetet Vettingu, nuk dëgjuam asnjë nga broçkullat e kazanit në Shqipëri

by Java News
14/11/2016 13:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për Kryeministrin Edi Rama, hapja e negociatave në dhjetor është një çështje e mbyllur. Kreu i qeverisë shqiptare, duke folur pas takimit me ministrat e Jashtëm të BE-së në Bruksel, theksoi se, i vetmi kusht për vendin tonë është zbatimi i ligjit të Vetting-ut.

“Shqipëria do t’i çelë negociatat, na duhet një periudhë përgatitore dhe për këtë ne e diskutuam, jo vetëm nga ana jonë, por edhe nga ana e Komisionit. Një proces vlerësimi, ndërkohë që patjetër na duhet të fillojmë dhe me zbatimin e ligjit të vettingut që le të themi është premisë e mirëkuptuar apo kushti i vetëm që ka Shqipëria. Nuk dëgjuam asgjë nga ato që iu propagandohen kot më kot, orë e çast, njerëzve në Shqipëri nga kazani i broçkullave që ziejnë çdo ditë”, tha Rama.

Kryeministri shtoi më tej se, “është shumë e qartë që jo vetëm Vettingu, por e gjithë paketa e implementimit të reformës në drejtësi është vetë procesi i negociatave”. Ai vuri në pah se, vende si Mali i Zi dhe Serbia që tashmë i kanë hapur negociatat, duhet të plotësojnë në kapitujt e drejtësisë disa prej gjërave që Shqipëria i ka plotësuar tashmë nga pikëpamja e legjislacionit.

“Sigurisht që implementimi është një proces disavjeçar që nuk është çështja: “Bëje sot që të marrësh diçka nesër”. Jam i bindur që negociatat kanë nisur, në kuptimin që Këshilli do të marrë rekomandimin pozitiv, do ta adoptojë dhe do të fillojmë përgatitjet. Në momentin kur përgatitjet do të jenë përfunduar nga ana jonë dhe nga ana e Komisionit – sepse dhe Komisioni ka një proces të përgatitjes, siç ka bërë me vende të tjera përpara nesh, – do të hapen kapitujt e negociatave. Pra, është një proces i pakthyeshëm dhe njëkohësisht që ka filluar”, përfundoi Rama.

Rama gjatë qëndrimit në Bruksel zhvilloi gjithashtu takime me Përfaqësuesen e Lartë të BE për Punët e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë Federica Mogherini dhe Komisionerin për Zgjerim, Johannes Hahn.

Ngae tij Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn duke folur për takimin është shprehur se Rama është zotuar për arritjen e rezultateve të mëtejshme në zbatimin e reformave të kërkuara nga BE.
hahn2

Next Post
Kanos pronarin e një guroreje, arrestohet 44-vjeçari nga Vlora

Përhapi panik në Vlorë me të shtëna automatiku, policia arreston keqbërësin 33 vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy të vdekur brenda ditës në burgun famëkeq të Koridhalosit, ku vuajnë dënimin edhe shumë shqiptarë

Dy të vdekur brenda ditës në burgun famëkeq të Koridhalosit, ku vuajnë dënimin edhe shumë shqiptarë

March 14, 2026
E dyta herë brenda javës, sulmohet me dron konsullata e Emirateve Arabe në Erbil

E dyta herë brenda javës, sulmohet me dron konsullata e Emirateve Arabe në Erbil

March 14, 2026
Nuk afishonin çmimet e naftës dhe nuk deklaronin punonjësit, Task-Forca aksion në dy pika karburanti në Elbasan

Nuk afishonin çmimet e naftës dhe nuk deklaronin punonjësit, Task-Forca aksion në dy pika karburanti në Elbasan

March 14, 2026
Irani kërkon përjashtimin e SHBA nga Botërori/ Trump: Ata nuk do të vijnë për sigurinë e tyre

Irani kërkon përjashtimin e SHBA nga Botërori/ Trump: Ata nuk do të vijnë për sigurinë e tyre

March 14, 2026
Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

SPAK me agjentë të infiltruar/ Plan për njësi operative në BKH dhe infiltrime dhe më shumë pavarësi në hetime

March 14, 2026
“Kosova do pushtojë Bratislavën”, në Sllovaki i tremben tifozëve dardanë

“Kosova do pushtojë Bratislavën”, në Sllovaki i tremben tifozëve dardanë

March 14, 2026
“Poshtë komunizmi”/ “Plasin” protestat në Kubë, digjet dega lokale e Partisë Komuniste

“Poshtë komunizmi”/ “Plasin” protestat në Kubë, digjet dega lokale e Partisë Komuniste

March 14, 2026
Nga protesta, Kuvendi Kombëtar dhe ndryshimet në statut/ PD mbledh Kryesinë, ja kur do të mbahet

Nga protesta, Kuvendi Kombëtar dhe ndryshimet në statut/ PD mbledh Kryesinë, ja kur do të mbahet

March 14, 2026
“SHBA duhet të tërhiqet nga Irani”, këshilltari amerikan i bën thirrje Trump

“SHBA duhet të tërhiqet nga Irani”, këshilltari amerikan i bën thirrje Trump

March 14, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Ironia perverse e demokracisë sonë

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In