• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Kush punon për shtetin dhe xhepin njëkohësisht, nuk e ndan përgjegjësinë me mua

by Java News
14/07/2023 18:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama i ka drejtuar qytetarëve ditën e sotme një mesazh në lidhje me votimin e sotëm në Kuvend për heqjen e imunitetit të ish-ministrit Arben Ahmetaj dhe hapjen e rrugës për arrestimin e tij.

Rama deklaroi se të gjithë bëjnë zgjedhjet e tyre dhe se “kush ngatërron rrugën”dhe punon për shtetin dhe xhepin njëkohësisht, nuk e ndan përgjegjësinë me të.

Ai shtoi se nuk zgjedh asnjë bashkëpunëtor për të mos e lëshuar më, nëse këta të fundit “lëshojnë veten nga rruga e përbashkët”.

Sakaq, ai pati edhe një mesazh për opozitën, për përfaqësuesit e të cilës tha se janë armiq të reformës në drejtësi dhe “turpi i këtij vendi”.

“Ndjesia lënduese herë e zhgënjimit dhe befasisë është e fortë dhe vështirësia e tretjes së saj është e madhe. Të gjithë bëjmë zgjedhjet tona dhe zgjedhja ime nuk ndryshon dot në asnjë mënyrë dhe në asnjë rast, ndaj e përsëris sot atë që kam stërthënë shumë herë që ditën e parë që kam hyrë në këtë godinë. Kush e ngatërron rrugën e përbashkët me një rrugë ku bën dy punë, edhe për shtetin edhe për xhepin merrni një përgjegjësi që nuk e ndan as me mua, as me ne, por që duhet ta ndajë kur del para pasqyrës, me Zotin ose kur del edhe para drejtësisë. Unë nuk zgjedh asnjë bashkëpunëtor për të mos e lëshuar kur ai lëshon veten nga rruga e përbashkët.

Ndërsa të tjerëve që njihen si armiq të reformës në drejtësi, që janë në një garë të ethshme për gjak, për baltosjen tonë, u them se i mëshiroj për ulësinë e qenies së tyre dhe pres me padurim gjylet e baltës së tyre. Ata që duhet të ishin opozita e këtij vendi janë turpi i këtij vendi dhe nuk habisin më askënd.

Janë gjithnjë e më të humbur e të vrerosur në peshën e tyre. Kjo nuk është dita për të thënë dobësitë e organeve të drejtësisë, apo për të shprehur shqetësimet për ta. Ky det nuk kalohet pa u lagur edhe vetë”, u shpreh Rama.

/f.stafa

Next Post
Gjendet e vdekur në apartamentin e saj, vajza e aleatit të Putinit

Gjendet e vdekur në apartamentin e saj, vajza e aleatit të Putinit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Grupi Mediatik i Kinës vijon përgatitjet për Galanë e Festës së Pranverës 2026

Grupi Mediatik i Kinës vijon përgatitjet për Galanë e Festës së Pranverës 2026

January 17, 2026
“Dua drejtësi!”, reagon sërish 46-vjeçari nga Fieri: Më dhunuan në shtëpinë time njerëz me uniformën e policisë

“Dua drejtësi!”, reagon sërish 46-vjeçari nga Fieri: Më dhunuan në shtëpinë time njerëz me uniformën e policisë

January 17, 2026
“Jam mbret i tarifave”/ Kërcënon Trump: Mund t’i vendos për vendet që s’bien dakord për Groenlandën

“Jam mbret i tarifave”/ Kërcënon Trump: Mund t’i vendos për vendet që s’bien dakord për Groenlandën

January 17, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Për një parlament të ri!

January 17, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ “U ankua për dhimbjen e veshkave”, zbardhet dosja e Prokurorisë për 8 të pandehurit

Arratisja e Altin Ndocit/ “U ankua për dhimbjen e veshkave”, zbardhet dosja e Prokurorisë për 8 të pandehurit

January 17, 2026
Rikthehet kaosi në aksin rrugën Tiranë-Elbasan, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike automjetesh

Rikthehet kaosi në aksin rrugën Tiranë-Elbasan, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike automjetesh

January 17, 2026
“Më kishte ardhur në majë të hundës”, ekzekutimi i gjyqtarit, flet autori: Ja pse e vrava!

A bashkëpunuan për vrasjen e gjyqtarit Kalaja? Prokuroria kërkon hapjen e telefonave të Elvis e Gjon Shkëmbit

January 17, 2026
11 aktakuza të ngritura vitin e kaluar për krimet e luftës në Kosovë, 33 të tjerë gjykohen në mungesë

11 aktakuza të ngritura vitin e kaluar për krimet e luftës në Kosovë, 33 të tjerë gjykohen në mungesë

January 17, 2026
Fadroma përplas punëtorin në kantier, 45-vjeçari ndërron jetë në spital

Fadroma përplas punëtorin në kantier, 45-vjeçari ndërron jetë në spital

January 17, 2026
Pretendimet për përdorimin e “topit zanor” gjatë protestës antiqeveritare, Brukseli i bën sërish thirrje Serbisë të hetojë

Pretendimet për përdorimin e “topit zanor” gjatë protestës antiqeveritare, Brukseli i bën sërish thirrje Serbisë të hetojë

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In