• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Rama kundër SPAK-ut, Berisha është vetëm një grusht kripë më shumë në det

by Lorenc Vangjeli
15/05/2022 17:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Ka një keqkuptim të madh për raportet që drejtësia e re është duke vendosur përballë dy pushteteve të tjera, legjislativit dhe ekzekutivit, mëkatarëve të shumtë të Tiranës dhe gjithë publikut shqiptar. Besohet gjerësisht se drejtësia, SPAK-u në veçanti, do të jetë sopata që do të godasë të ligjtë dhe do të bëjë më të pastër, më të virtytshme dhe më të ndershme politikën. Kjo është një shpresë naive.

Bindja se ka dy kampe qartësisht të ndarë, ku politikanët dhe administratorët janë të ligjtë, kurse drejtësia e re do të prodhojë heronjtë e mirë që luftojnë kundër tyre, është një legjendë urbane dhe tërësisht e pavërtetë. Gjykimi i tillë ekstrem është marrëzi siç janë zakonisht të gjitha ekstremet. Politika korrigjohet si studentët në provim, vetëpastrohet si macet dhe ndëshkohet vetëm me mjete politike. Domethënë me votë. Kurse drejtësia shërben për të gjykuar fakte dhe individë të veçantë. Pjesën dhe jo të tërën. Duke “orientuar” kështu, edhe klimën për votën e mëpasshme.

Vetëm mbi këtë bazë logjike mund të kuptohet më qartë histeria dhe euforia, frika dhe shpresa, spekulimi dhe besimi, gjithë ky kompleks ndjesish që riktheu në vëmendje spiralja e deklarimeve të kryeministrit me kryefjalë SPAK-un. Kundërshtarët e shumtë të tij në Tiranë, kryesisht ata që kanë për karburant urrejtjen dhe pavarësinë totale nga arsyetimi, nuk patën edhe kësaj here sy për të parë, veshë për të dëgjuar dhe mendje për të vënë në punë, që të shpjegonin se çfarë e shtyu Ramën, që në dukje, njëlloj si paraardhësi i tij, por natyrisht me shumë më shumë elegance se ai, të vihej përballë SPAK-ut. Gjithë pjesa tjetër e njerëzve të tij, përfshi këtu edhe mëkatarët e shumtë, po sillen si qengja kurbani që e zgjasin vetë qafën në heshtje duke u lutur që rradha t’u vijë sa më vonë.

I vetmi që e ka kuptuar qartë se çfarë thotë Rama, ishte ai që dukej gabimisht si shënjestra e tij kryesore, Doktor Berisha. Në formë, ngjan se Rama po kërkon kokën e tij, por Berisha e di që duke qenë hipoteka kryesore e pushtetit të Ramës, kryeministri në të kundërt nga çfarë thotë, do ta donte shumë atë vetë në krye të PD-së dhe përballë PS-së.

Do ta donte jashtë dhe jo brenda!

Do ta donte fajtor të dyshuar dhe jo politikan të hetuar dhe të ndëshkuar.

Në këtë mjegull që çorienton naivët dhe le pa frymë spektatorët e spektaklit, ka dy faulle thelbësorë që janë konsumuar dhe që janë të qartë tashmë. Të parin e ka shkaktuar vetë kryeministri. Rama nuk mund të flasë me emra dhe të dëshmojë me gisht fajtorët, edhe kur është i bindur në fajësinë e tyre. Ai ka në dorë vetëm të bëjë një kallëzim penal dhe të presë me durim nëse drejtësia do të verifikojë bindjet e tij.

Në faull është edhe SPAK-u.

Organi i akuzës mund të nisë çështje edhe kryesisht, duke u nisur qoftë dhe vetëm nga indicje të marra nga burime të hapura. Edhe kur një denoncim i tillë vjen nga meda apo nga kryeministri e kushdo tjetër. Aq më tepër kur ata kanë në dorë një “vendim të formës të prerë” që vjen nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Në një vend normal, SPAK-u duhet të kishte nxituar që në majin e vjetshëm, kur ndodhi kualifikimi Non Grata i zotit Berisha, që të kërkonte zyrtarisht provat dhe faktet e mundshme amerikane për ish-presidentin dhe ish-kryeministrin shqiptar. Për hir të kujtesës dhe kronikës, edhe nga ambasada amerikane në Tiranë, edhe nga zyrtari i lartë Escobar, është lënë e hapur kjo mundësi.

Nëse SPAK-u nuk e ka bërë ende një gjë të tillë, ka gabuar. Nëse i ka marrë dhe nuk ka vepruar, ka gabuar edhe më shumë.

Në të gjitha rastet, ka shumë gjasa që kjo gjë të ndodhë herët ose vonë, në mos ka ndodhur dhe siç thuhet shpesh, është vetëm çështje kohe të mësohet se çfarë po ndodh.

Pjesa tjetër është kronikë. Shumë shpejt Spanja, vendi ku ka një komunitet të madh shqiptarësh që jo thjesht shijojnë diellin e mrekullueshëm mesdhetar të gadishullit, plazhet apo stadiumet e saj, do të përmendet gjithmonë e më shumë në Tiranë. Marrëveshja e vitit të shkuar e ekstradimit që Shqipëria ka nënshkruar tashmë me Spanjën, do të ketë frute shumë të hidhura për njerëz që shijojnë Dolce Vita-n e tyre.

Po kështu, dekodimi i komunikimeve të fshehta që ka ndodhur muaj të tërë më parë dhe në të cilat janë përgjuar biseda të pafundme në shqip, është një minierë e artë për akuzën që do të tregojë nëntokën e zymtë të krimit dhe shfaqjen e tij vanitoze me njerëz që dalin shpesh në televizor. Të paktën, prokurorë francezë, hollandezë dhe belgë dinë shumë për labirintet më shumë se të errëta të kësaj miniere. Ndoshta nuk duhet pritur një muaj për të dëgjuar thagma nga ky trekëndësh i Evropës Perëndimore me porte në oqeanin Atlantik.

Dhe siç ndodh ndonjëherë, si për të provuar se edhe rastësia është domosdoshmëri, memoria e celularit të një të arrestuari të dyshuar për vrasje, që tashmë ndodhet në dorë të prokurorisë, mund të jetë qenë sërish një minierë aspak e lavdishme për shkak të listës së “çuditshme” të kontakteve të tij, mesazheve të shkëmbyera apo dhe videove trasgersive që mban.

Në tryezën ovale të qeverisë Rama, në pushtetin lokal, por dhe gjetkë në administratën e tij, janë shfaqur cepa dhe thepa. Kush ka gabuar e di më mirë se kushdo tjetër se cfarë ka bërë dhe se në çfarë lloj apeli i duhet të përgjigjet, kur kryeministri të verë duart në veshët e tyre.

Me shumë gjasa, Rama qesh kur vartës dhe kundërshtarë, kazanë dhe urrejtës profesionistë, e lexojnë literalisht, por nuk e kuptojnë. Rama nuk ka nevojë të hedhë një grusht me kripë për ta bërë detin më të kripur. Kripa përvëlon plagë të vjetra dhe të reja dhe duket se drejtësia, segmente domethënës të saj, që për fat të mirë janë edhe të “telekomanduara dhe të pilotuara”, por jo nga Rama, mund të flasë me një gjuhë që do të zgjojë gjetkë njerëz që flenë në vila dhe mbi “dyshekë” të mbushur me para të pista.

Next Post
Fundi i naivitetit: Si NATO duhet ta forcojë mbrojtjen e Balltikut

Fundi i naivitetit: Si NATO duhet ta forcojë mbrojtjen e Balltikut

Comments 2

  1. Lan XHABIJA says:
    4 years ago

    Bingo e telebingos, ky shkrim i Lorenc Vangjelit.
    Pickues, plluskues, lodrues, fërkues dhe “zhytës me voleibolli”, me një elegancë brilante gazetareske.
    Ju admiroj për autoritetin intelektual.
    Lan XHABIJA

    Reply
  2. Lan XHABIJA says:
    4 years ago

    Politika korrigjohet si studentët në provim, vetëpastrohet si macet dhe ndëshkohet vetëm me mjete politike. ( Lorenc VANGJELI ) – shprehje autentike, madheshtore….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

December 28, 2025
Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

December 28, 2025
Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

December 28, 2025
Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

December 28, 2025
Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

December 28, 2025
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

December 28, 2025
Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com