Kreu i qeverisë ka kujtuar sot ish-drejtorin e INSTAT, i cili u nda nga jeta një natë më parë pas një sëmundje të rëndë. Duke shkruar për Gjergji Filipin, Rama thotë se Gjergji la një boshllëk.
Postimi i Ramës:
Një sëmundje e rëndë ndau befasisht nga jeta mikun tonë të mirë Gjergji Filipi. I edukuar, i ditur, i papërtuar në lexime e në aktivitetin e tij të përditshëm, Gjergji drejtoi në këto dy vite Institutin e Statistikave të Shqipërisë. Të cilit i ktheu paanshmërinë, profesionalizmin, transparencën, me ide të qarta dhe vullnet të admirueshëm. Sot INSTAT-i humbi drejtuesin e duhur, shteti shqiptar një administrator të spikatur. Jeta vazhdon, askush nuk është i pazëvendësueshëm përveçse në rrethin e vet shoqëror dhe familjar, ku Gjergji la një boshllëk që i tillë do të mbetet gjithmonë.