• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama, kujdes ku po shkel

by
09/08/2015 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Rezultatet e pritshme të zgjedhjeve lokale të 21 qershorit krijuan, ashtu siç pritej, iluzionin e rrejshëm se në këtë vend, më saktë në qeverisjen e këtij vendi, punët po shkojnë mirë e bukur. “Na shihni, vetë na votuat, jemi më të mirët”, dukej sikur thoshte (dhe thotë, për fat të keq), qëndrimi i fitimtarëve të majtë, në një mjedis të lodhur, ku më shumë u sherrosën në heshtje Rama dhe Meta, sesa pozita me opozitën.

Ja që gjendja nuk është krejt ashtu siç e pasqyrojnë votat e zgjedhjeve të fundit. Të atyre votimeve të cilat më shumë se kurrë funksionuan kësaj rradhe sipas parimit “Ne s’jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka”. Rrallëherë një batutë si kjo i ka shkuar kaq mirë një maxhorance, e cila e ka të vështirë t’i gëzohet faktit se qeveris pothuajse pa kundërshtar përballë. Ngecjet serioze në ekonomi, stanjacioni në investime, rezultatet gjithnjë e më pak rozë në taksa e tatime, bërrylat e FMN për të shbërë edhe ato që kanë qenë premtime solemne të Edi Ramës në fushatën e vitit 2013, lodhja e segmenteve të tëra të ekzekutivit dhe një bashkëpunim dukshëm i vështirësuar mes PS e LSI në të përditshmen e qeverisjes së shtetit – të gjitha këto nyje janë mbledhur tani në gurmazin e të majtës shqiptare dhe duhet mund e vullnet për t’i kaluar poshtë, pa u mbytur.

Pas dy vjetëve në inercinë dhe entusiazmin e rikthimit në pushtet pas tetë vjetësh, e majta duhet të nisë të materializojë axhendën e punëve të vështira që presin këtë vend. Ekonomia më e para, shteti ligjor, reformat e mëdha si ajo në drejtësi, janë këto piketat që nuk përballen me fjalë, por me veprime konkrete. Humori gri i shqiptarëve po zhurmon gjithnjë e më fort, për ata që kanë veshë dhe që duan të dëgjojnë.

Shqipëria e sotme është gjithnjë e më larg nga koloritet me të cilat e përshkruan kryeministri shqiptar. Edi Rama ka bërë shumë punë në këtë vend në dy vjetët e shkuar. Por ai ka folur dhe ende flet gjatë. Dhe po fole gjatë, do të premtosh edhe shumë. Aq sa dikur, në një moment që ti as vetë nuk e ve re nga lartësia e podiumit ku ndodhesh, fjalët ja kalojnë veprave të tua. Kryeministri shqiptar po përballet prej kohësh me këtë risk, që sa vjen e shtohet.

Ai duhet t’i japë një shkundje të fortë varkës ku është ulur, nëse nuk dëshëron të marrë një grusht elektoral dy vjet më pas. Shqiptarët kanë dëshmuar se dinë t’i gatuajnë hakmarrjet me vota në heshtje dhe brenda vetes, edhe kur sheshet gjëmojnë dhe kur politikanët ndjehen më të sigurt se kurrë se ja kanë arritur fitores. Fundja a nuk është hakmarrja një gjellë që hahet përherë e ftohtë?!

 

Next Post

"Don Bosko", shpërthen gazi, 21 të plagosur në spital, 1 në gjendje kritike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK mbyll hetimet për Arben Ahmetajn në dosjen e inceneratorit të Elbasanit

SPAK mbyll hetimet për Arben Ahmetajn në dosjen e inceneratorit të Elbasanit

March 6, 2026
Pas Iranit, e ka radhën Kuba, paralajmëron Trump: Shumë shpejt do të ketë ndryshime në ishull

Pas Iranit, e ka radhën Kuba, paralajmëron Trump: Shumë shpejt do të ketë ndryshime në ishull

March 6, 2026
“Askush nuk do të luftojë për Izraelin”, ish-marinsi nxirret me forcë nga seanca në Senatin e SHBA-së

“Askush nuk do të luftojë për Izraelin”, ish-marinsi nxirret me forcë nga seanca në Senatin e SHBA-së

March 6, 2026
Frrok Çupi: Fatos Nano, themelues i epokës post-komuniste, njeri me vizion dhe forcë për të ndërtuar Shqipërinë moderne

Banditë me kryq

March 6, 2026
Paralajmëron ministri i Energjisë: Çmimet e naftës mund të rriten në 150 dollarë brenda dy javësh

Paralajmëron ministri i Energjisë: Çmimet e naftës mund të rriten në 150 dollarë brenda dy javësh

March 6, 2026
Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Osmani do të mbledhë sot në takim liderët e partive

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Osmani do të mbledhë sot në takim liderët e partive

March 6, 2026
Sherri mes nxënësve në Durrës nisi në “TikTok” e “Snapchat” dhe përfundoi në dhunë fizike

Sherri mes nxënësve në Durrës nisi në “TikTok” e “Snapchat” dhe përfundoi në dhunë fizike

March 6, 2026
SPAK mbyll hetimet për një fraksion të dosjes “Toyota Yaris”

“Çështjet komplekse zgjasin deri në 2 vite”, SPAK njoftim zyrtar: Kërkohet angazhimi i prokurorit dhe hetuesve të posaçëm

March 6, 2026
Albana Vokshi: U ndjeva e lënduar nga kryetari i Kuvendit dhe gratë socialiste që nuk reaguan për deklaratën e Ballës

Albana Vokshi: U ndjeva e lënduar nga kryetari i Kuvendit dhe gratë socialiste që nuk reaguan për deklaratën e Ballës

March 6, 2026
Izraeli vrau Khamenein me raketa nga hapësira/ Sulmi me precizion kirurgjikal në zemër të Iranit dhe “hileja” me fundjavën

Izraeli vrau Khamenein me raketa nga hapësira/ Sulmi me precizion kirurgjikal në zemër të Iranit dhe “hileja” me fundjavën

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In