• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama kritikon Illyrian Guard: U kthye në jetimore qokash!

by A R
19/09/2025 14:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama, në një fjalim të mbajtur lidhur me Ministrinë e Punëve të Brendshme, shprehu rezervat e tij mbi punën e deritanishme në këto vite të këtij dikasteri, të fokusuar më shumë në punën e Policisë së Shtetit.

Rama kritikoi shoqërinë “Illyrian Guard” si një “jetimore qokash” që humbi misionin e saj fillestar. Ai po ashtu kërkon reformë rrënjësore në administrimin e pasurive të sekuestruara dhe e cilëson Policinë si pjesë të problemit në çështjen e ndërtimeve të paligjshme.

“Për të mos harruar nivelin e shoqërisë Illyrian Guard, e cila u krijua për t’ju dhënë kuadrove të Policisë një tranzicion të butë drejt pensionit me një pagë të denjë dhe u kthye në një jetimore qokash nga të katërta anët, duke humbur misionin për të cilin u krijua. Policia shkencore është një tjetër strukturë që, falë disa specialistëve, i ka mbijetuar kohës, derisa filluan investimet serioze në shërbimet nëpër spitale. Por një polici shkencore e pa investuar gjëkundi, siç duket për këtë kohë që jetojmë. Apo shërbimi elitë i RSH-së, Garda. Administrimi i pasurive të sekuestruara, më në fund ka filluar të bëjë sens pas kushedi se sa vitesh. Kjo është meritë e ministrit dhe e drejtores, meritë që më në fund i dha vëmendjen e duhur. Policia e Shtetit mbetej prapë pa infrastrukturën e duhur, ndërkohë që kriminelët rimerrnin pallatet. Palace i thonë francezët vilave të ekzagjeruara që fare mirë mund të ishin komisariate policie, për të thënë ‘këtu është shteti’.“, tha Rama.

Më pas ai lidhur me hapësirat publike, Rama shtoi se më në fund pas 35 vitesh, Shqipëria po pastrohet. Ai dha si shembull dhe faktin që sipas tij, një numër i madh shapkash janë mbledhur si prova nga policia.

“Pas 35 vitesh po pastrohet Shqipëria nga disa tumore të tmerrshme të makinave, motorave e karrocave të mbledhura nëpër fusha si prova, fusha të tëra në qytet, në anë të qytetit me një kapacitet ndotës të llahtarshëm që nuk kishte zot që i lëvizte se thuhej këto i kemi prova. Numri i shapkave të mbledhura për prova nëpër Shqipëri, është i lemeritshëm. Mund të vishni me shapka të tëra pastrueset e Ballkanit. U desh vetëm vëmendje që tani po çlirohen qytetet nga këto burime kancerogjene.“, përfundoi Rama.

Në fund ai shtoi: “Çfarë u desh? U desh vetëm vëmendje. Kontrolli i territorit, në kuptimin e ndërtimeve flas, ka filluar, dhe këtu Policia ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë. Ka filluar të vihet në një farë rruge falë angazhimit të drejtpërdrejtë të drejtorit të Policisë, sepse deri dje Policia ishte pjesë e problemit dhe jo zgjidhjes. Sikur të mblidheshin në sheshin Skënderbej të gjithë fshatarët, të cilëve Policia u ka vënë gjoba personale apo shtetërore për një avlli, do bëhej mitingu më i madh. Ndërkohë që vetëm në këtë periudhë është dhënë mesazhi që, sado të madh ta kesh emrin në botën e ndërtimit dhe sado të madh ta kesh pallatin në shkelje, shteti është më i madh se ty.“

Next Post
Sot shqyrtohet kërkesa e Metës për revokim, mbërrin avokati i tij në GJKKO

Sot shqyrtohet kërkesa e Metës për revokim, mbërrin avokati i tij në GJKKO

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Salianji me “banim” në Fier, këmbëngul Berisha: Do jetë drejtues i Elbasanit, fushatë nga burgu

“Berisha e ka kthyer partinë në sekt”, Meçe: Salianji po tenton të riorganizojë struktura të reja

December 24, 2025
“Gati shtatorin e ardhshëm”, Rama inspekton kantierin e “Kengo Art Park” në Petrelë

“Gati shtatorin e ardhshëm”, Rama inspekton kantierin e “Kengo Art Park” në Petrelë

December 24, 2025
Ushqimet e barkut, malli i cilësisë “ZH” që po na rrasin në gojë!

Rriten çmimet e ushqimeve për festa! Të moshuarit: Kemi hequr dorë nga mishi…

December 24, 2025
Kapen 51 kg drogë në Gjirokastër, një i arrestuar dhe tre në kërkim

Kapen 51 kg drogë në Gjirokastër, një i arrestuar dhe tre në kërkim

December 24, 2025
Hodhën molotovë para Kryeministrisë, Prokuroria e kërkon detyrim paraqitje për 4 militantët e PD

Hodhën molotovë para Kryeministrisë, Prokuroria e kërkon detyrim paraqitje për 4 militantët e PD

December 24, 2025
Prokuroria e Fierit mbyll hetimet dhe çon në gjyq tre drejtorët e bashkisë

Prokuroria e Fierit mbyll hetimet dhe çon në gjyq tre drejtorët e bashkisë

December 24, 2025
Berisha: Rama ka dalë hapur kundër heqjes së imuniteteve dhe arrestimit të kriminelëve

Berisha: Rama ka dalë hapur kundër heqjes së imuniteteve dhe arrestimit të kriminelëve

December 24, 2025
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

Rikthimi i Ballukut në detyrë, emërohen drejtorët e rinj të KESH dhe ARRSH

December 24, 2025
Policia sekuestron 44 kuti me fishekëzjarre, procedohet penalisht pronarja e dyqanit

Policia sekuestron 44 kuti me fishekëzjarre, procedohet penalisht pronarja e dyqanit

December 24, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesë, e Enjte 25 Dhjetor 2025

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com