Rama kritikoi gjyqtarin Balliu, reagon Bardhi: Ata zbatojnë rregullat që miraton qeveria e Kuvendi

Në përgjigje të qëndrimit të Edi Ramës që sulmonte gjyqtarin Hazbi Balliu që “çliroi’ pallatin e konfiskuar ku do vendosej Kadastra, ka reaguar Kryetari i Grupit Parlamemtar të PD Gazment Bardhi.

Në reagimin e tij Bardhi sjell në vëmendje që ka qenë Qeveria që përmes një vendimi të vitit 2022 ka marrë në mbrojte ndërtuesit e paligjshëm.

Sipas tij, gjyqtarët dhe prokurorët zbatojnë vetëm ligjin dhe vendimet e qeverisë.

‘Edi Rama paska pyetur sot “Se si mund të angazhohen prokurorë a gjykatës të Republikës në favor të ndërtuesve të paligjshëm, kjo kërkon të kesh akses në trurin e prokurore Gjelit dhe të gjykatës Balliut”.  Dikush duhet t’i kujtojë që vetë ai s’ka akses në trurin e tij, sa kohë nuk kujton që ka firmosur vetë vendimin e qeverisë nr. 589, datë 7.9.2022, që favorizon ndërtuesit e paligjshëm dhe ligjëron antishtetin.

Gjyqtarët e prokurorët e Republikës nuk miratojnë rregulla, por janë të detyruar të zbatojnë rregullat që miraton qeveria e Kuvendi, pavarësisht se mund të mos u pëlqejnë apo të konstatojnë se mbajnë firmën e njerëzve pa tru e antishtet si Edi Rama!’, shkruan ai.

Next Post

Comments 1

  1. leka says:

    U zgjove dhe ti nga fitirja ne Fier !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com