• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 13, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama kritika SHÇBA: Pse nuk publikuat pamjet e komisariatit në Krujë?

by Java News
15/10/2018 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama është shprehur i revoltuar me SHÇBA-në përse nuk reagoi në kohë dhe përse nuk publikoi pamjet e kamerave të sigurisë së komisariatit në Krujë, kur u bënë publike akuzat e ish-oficerit Emiljano Nuhu.

“Sot djali i deputetit është aty ku e ka çuar drejtësia, jo aty ku dje do ta kishte lënë partia. Ku ishte drejtori i SHÇBA kur shpifësi me uniformë e solli me shkrim shpifjen e tij? Pse nuk u veprua menjëherë për të bërë kontrollin e plotë kur letra u bë publike? Pse iu la një shpifësie tërë koha që të krijonte një vorbull pasi kishte hedhur shpifjen në kazanin e duhur dhe ia kishte mbathur.

Kujt ia kishte borxh kjo trupë njerëzish, mosreagimin me kohë dhe me qartësi të SHÇBA ndaj agresionit që iu bë Policisë së Shtetit. Pse iu mohua publikut shqiptar e drejta për të parë të vërtetën në kamerat e komisariatit. Lidhur me të gjithë skenën e fantazuar, në pamjet e kamerave del qartë se e gjithë skena është një sajesë e tij fund e krye.

Fakti është që kamerat iu dërguan Prokurorisë, po nuk e justifikon gjithë atë baltë që mori Policia e Shtetit. U la gjithë Shqipëria të përpëlitej në vorbullën e një fantazie, me deputetë të armatosur që futen në komisariat. E vërteta në krahun e Policisë së Shtetit, dhe Policia e Shtetit që rri dhe pret të reagojë. Po unë s’mund ta pranoj dot që një jashtënxjerrje kaq e fëlliqur mbi policinë të marrë dhenë, nuk u jepet publikut po thjesht çohet në Prokurori”, tha Rama.

a.ç

Next Post
Me 35 kg drogë në makinë nga Shqipëria, pranga grekut

Me 35 kg drogë në makinë nga Shqipëria, pranga grekut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In