• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama kritika ministrave: Bëni publike sukseset e qeverisë

by Java News
28/01/2016 10:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Rama u ka kërkuar ministrave të tij me tone të ashpra që të jenë më të dukshëm në publik për punën që bëjnë. Në mbledhjen e së martës në mbrëmje, ku kreu i qeverisë bën një konsultë qeveriKuvend para seancës plenare të së enjtes, mësohet se janë artikuluar edhe kritika të vetë Ramës ndaj ministrave të tij.

Në prani të ministrave socialistë dhe kryetarëve të komisioneve parlamentare, Rama nuk ka folur me emra të përveçëm, por duke gjetur një të metë të përgjithshme të krerëve të dikastereve, ka kërkuar që puna e çdo ministri të bëhet më e dukshme, që publiku të njihet më mirë me sukseset e ministrive, por në të njëjtën kohë t’u jepet përgjigje edhe akuzave që vijnë nga eksponentë të opozitës.

Këto kritika kreu i qeverisë i bëri pasi kishte përfunduar mbledhjen e Këshillit Kombëtar Ekonomik ku u dha përgjigje të gjitha akuzave që janë bërë në media, por dhe nga opozita kryesisht për disa nga koncesionet, shkruan Panorama.

Gjithashtu, Kryeministri Rama u ka kërkuar ministrave që të përfaqësojnë vetë në komisionet parlamentare projektligjet që hartohen nga ministritë që drejtojnë dhe të mos dërgojnë atje drejtorë drejtorish apo nëpunës të tjerë të ministrive. Të hënën, në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, deputetja Arta Dade, e cila nuk ka qenë prezente në mbledhjen me ministrat, i ka kërkuar kryetarit të Grupit Parlamentar, Gramoz Ruçi, që të hartohet një axhendë, e cila do të bënte të mundur raportimin para deputetëve të ministrave për punën, por dhe akuzat që ngrihen ndaj tyre.

“Është mirë të dimë se çfarë mendon Kryeministri dhe ministrat për realizimin e programit, ku kemi ecur mirë, ku kemi ngecur dhe cilat kanë qenë arsyet. Para se të qartësohet elektorati dhe zgjedhësit në përgjithësi, te të cilët ne do të shkojmë vitin tjetër të kërkojmë votat, ne duhet të jemi vetë të qartë se ku jemi dhe çfarë prisnim të arrinim. Ne kemi pasur një traditë të mirë, një vit më parë në Durrës kemi bërë analizën e vitit të parë qeverisës, ku ministrat kanë raportuar para Kryeministrit dhe Grupit Parlamentar se çfarë kishin bërë deri në ato momente. Nuk e kuptoj pse nuk bëhet analiza e qeverisë për vitin që mbyllëm? Pse ministrat nuk raportojnë në Grupin Parlamentar nga janë votuar për punën e tyre? A kemi ecur ne sipas programit që kemi votuar të gjithë pa rezerva, dhe sa kemi ecur?”, është shprehur Dade në mbledhjen e Grupit Parlamentar.

Tema

Next Post

Operacioni anti-prostitucion, tre të arrestuar në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qëndroi rreth 3 orë në qytetin bregdetar, kryeministri Rama largohet nga Vlora me helikopter

Qëndroi rreth 3 orë në qytetin bregdetar, kryeministri Rama largohet nga Vlora me helikopter

February 23, 2026
Vendimi i Kushtetueses për rregulloren e Kuvendit, reagon Balla

Vendimi i Kushtetueses për rregulloren e Kuvendit, reagon Balla

February 23, 2026
Shembja e aksit Librazhd-Pogradec/ Banorët e Dragostunjës kërkojnë të kalojnë, policia i kthen mbrapsht

Shembja e aksit Librazhd-Pogradec/ Banorët e Dragostunjës kërkojnë të kalojnë, policia i kthen mbrapsht

February 23, 2026
Fundjava nis me mot të paqëndrueshëm, alternime kthjellimesh dhe reshje shiu

Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë ndodh me temperaturat

February 23, 2026
Tensionet me Iranin po rriten, dhjetëra diplomatë amerikanë largohen nga Libani për arsye sigurie

Tensionet me Iranin po rriten, dhjetëra diplomatë amerikanë largohen nga Libani për arsye sigurie

February 23, 2026
SPAK mbyll hetimet për një fraksion të dosjes “Toyota Yaris”

SPAK mbyll hetimet për një fraksion të dosjes “Toyota Yaris”

February 23, 2026
Kievi: Raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe në Ukrainë mund të mbahet këtë javë

Kievi: Raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe në Ukrainë mund të mbahet këtë javë

February 23, 2026
Belind Këlliçi paralajmëron ndryshime në qeveri

Belind Këlliçi paralajmëron ndryshime në qeveri

February 23, 2026
Ankimi i PD, Kushtetuesja rrëzon ndryshimet në rregulloren e Kuvendit: Procedura e ndjekur, antikushtetuese

Ankimi i PD, Kushtetuesja rrëzon ndryshimet në rregulloren e Kuvendit: Procedura e ndjekur, antikushtetuese

February 23, 2026
Horoskopi mujor korrik 2023: Ja shenjat më me fat

Fundi i shkurtit me turbulenca në marrëdhënie, financa dhe rikthim i së kaluarës! Parashikimi i horoskopit javor nga Chrysanthi Kalogeri

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In