Artdashësit korçarë do të kenë së shpejti një godinë teatri të rikonstruktuar, që do t’i japë një tjetër hov jetës kulturore në këtë qytet.
Përmes publikimit të disa fotografive në “Facebook”, Kryeministri Edi Rama sjell ndryshimet që do të pësoj godina e Teatrit “Çajupi”, falë projektit të Rilindjes Urbane.
“Kantieri i ndërtimit thuajse nga e para të Teatrit “Çajupi”, do t’i japë së shpejti Korçës një teatër modern, me shije e cilësi europiane”, shkruan Rama. /r.a