• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Kontributet e shqiptarëve në Britani do të jetojnë më gjatë se Suella Braverman

by A R
24/03/2023 09:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Londër ka zhvilluar një bashkëbisedim në Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Kreu i qeverisë është pyetur nga një shqiptaro-britanik se çfarë duhet të bëjë komuniteti shqiptar në Britani për të ndryshuar perceptimin që është krijuar për ta.

Rama u shpreh se kontributet e komunitetit shqiptar në Britani do të jetojnë më gjatë se Suella Braverman. E sa i përket Sekretares së Brendshme, Rama tha se ajo nuk ka kërkuar ndjesë për ato që ka thënë për emigrantët shqiptarë sepse nuk i vjen keq. Dhe në këtë drejtim, sipas tij, komuniteti nuk ka çfarë të bëjë asgjë, por të vazhdojë të tregojë veten siç e ka treguar deri tani, duke nderuar flamurin shqiptar dhe atë britanik.

Pyetje: Unë jam Emanuel Vila. Unë kam lindur dhe u rrita në Shqipëri. Më pas erdha për studime këtu dhe punoj në sistemin bankar të financës. Jam krenar të them që jam shqiptaro-britanik. Gjatë kohës time këtu kam parë se si perceptimi i shqiptarëve ka ndryshuar, në vetë të parë e kam parë, ndonjëherë për më keq. Pra nuk bën dobi që të kemi edhe filma si Taken apo Bandat e Londrës. Në fakt për herë të parë kur bënë heroin e parë shqiptar njerëzit qeshën me të. Mendoj që kemi problem të qartë perceptimi. Shoh mjaft shqiptarë profesionistë në këtë sallë dhe mendoj se si komunitet ne kemi fuqinë të ndihmojmë këtë perceptim. Në këndvështrimin tuaj si kryeministër çfarë mund të bëjmë si komunitet për të ndihmuar në perceptimin për shqiptarët në Britaninë e Madhe.

Edi Rama: Dëgjo a mendoni se Suella Braverman nuk e dinte që po thoshte diçka të gabuar sepse politikanët thonë gjëra për të cilat pendohen më pas? Më ka ndodhur mua, i ndodh gjithkujt sidomos kur je i apasionuar pas asaj që bën, apo kur je i përfshirë në një debat, ndonjëherë fjalët shpëtojnë. Më pas vjen e nesërmja, vjen java tjetër dhe gjen një mënyrë për të thënë ndjesë. Ajo kurrë nuk ka thënë ndjesë sepse asaj nuk i vjen keq. Nuk mund të bësh asgjë. Nuk mund të bëni asgjë në këtë drejtim. Por ajo që duhet të bëni është të vazhdoni të bëni atë që bëni. Sepse e vërteta e komunitetit shqiptar, talentet aty, kontributet  komunitetit shqiptar do të jetojnë më gjatë se Suella Braverman dhe shumë Suella që do të dalin rrugës. Vazhdoni kështu siç vazhdoni. Jini krenarë që vini andej nga vini. Jini krenarë që i përkisni kësaj shoqërie. Nderoni flamurin britanik, nderoni flamurin shqiptar. Dhe po bëni më të mirën që mundeni. Më pas politikanët që përdorin vizibilitetin e tyre dhe pushtetin që u është dhënë nga të tjerët për t’i përfaqësuar për të mbledhur vota apo për të kërkuar vota apo për të bërë gjëra të tilla, do të ekzistojnë gjithmonë, për aq kohë sa do të ekzistojë demokracia, do të ndodhIn gjithmonë. Ashtu siç e ka thënë Churchill i madh është sistem shumë i keq, por është më i miri që keni. Thjesht vazhdoni kështu, kundërshtoni kurdo që mundeni, por mos u fiksoni me këtë. Thjesht t’ju vijë keq për këta politikanë, t’ju vijë keq për Britaninë dhe jeni në rregull.

/a.r

Next Post
30 ditë arrest shtëpie për Agim Ademin

30 ditë arrest shtëpie për Agim Ademin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

January 21, 2026
“Po jepja porosinë kur ndodhi krimi”/Avokati i Metës, dëshmitar në vrasjen te “Komuna e Parisit”: I njihja të dy, aty haja drekën..

“Gjyqtarët në GJKKO janë kamikazë”- Avokati i Ilir Metës: Presidentin po e mbajnë kot 16 muaj në qeli

January 21, 2026
Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

January 21, 2026
“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

January 21, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

January 21, 2026
Vrasjet e 21 janarit, analisti Arben Meçe: Ekzekutimet, sipas një skeme të përgatitur nga Berisha

Kufiri politik i 21 janarit: Vija e kuqe që mban PD larg pushtetit

January 21, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“E bëri gjak Shqipërinë”/ Beqiri: “21 Janari” nuk mbyllet pa marrë burgim përjetë Berisha

January 21, 2026
Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

January 21, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Rama në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton kërkesën e PS: Të enjten seancë plenare

January 21, 2026
“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In