Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare e shpallur nga UNESCO festohet më 21 shkurt të çdo viti.
Qëllimi i caktimit të saj është promovimi dhe ndërgjegjësimi për diversitetin gjuhësor dhe kulturor si dhe promovimin e shumëgjuhësisë.
Rama e cilësoi këtë konkurs “një fije të artë që lidh fillesat e kombit tonë me të ardhmen e tij”.
Në këtë edicion të konkursit morën pjesë 1 mijë e 22 ekipe nga shkolla të ndryshme të gjithë vendit, një tregues i interesit të lartë dhe angazhimit të nxënësve dhe mësuesve për ruajtjen dhe pasurimin e gjuhës amtare.
Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe synon të forcojë aftësitë gjuhësore të nxënësve dhe të kultivojë krenarinë për gjuhën shqipe, duke e kthyer atë në një urë lidhëse mes dijes, kulturës dhe identitetit kombëtar.











