• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama: Konçesionet po luftohen si të jenë djalli, forcojmë partneritetin me privatin

by Lorenc Vangjeli
27/01/2016 18:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i vendit Edi Rama i është përgjigjur sërish akuzave të opozitës për abuzime me konçesionet. Sulmet e opozitës Rama i krahasoi me luftën që i’u shpall besimit fetar gjatë kohës së komunizmit kur u shkatërruan institucionet religjoze. Kreu i qeverisë tha se mazhoranca ka prioritet të forcojë bashkëpunimin me privatin.

“Ju e dini që jemi në një vend ku konçesionet po luftohen si me djallin, apo ashtu si u luftua për besimin fetar njëherë e një kohë kur nuk e lejuan kishat e xhamitë. Nuk jemi në atë lloj kohe shyqyr zotit. Më duhet të them që të kemi besim që të fuqizojmë partneritetin me sektorin privat. Jemi vend që nuk kemi rritur borxhin dhe nuk duam të rrisim taksat. Këtë vit do të finalizojmë kontrata të rëndësishme sa i përket naftës, sa i përket turizmit, por edhe fusha të tjera”, tha Rama.

Këtë deklaratë ai e dha gjatë një takimi me biznesmenë të huaj dhe vendas. Më tej Rama u ndal edhe tek objektivat e Shqipërisë për fuqizimin e ekonomisë dhe marrëveshjet ndërkombëtare për forcimin e shkëmbimeve tregtare. Ai theksoi si mjaft të rëndësishme shkëmbimin e të dhënave për transaksionet tregtare, për të shmangur evazionin.

“Biznesi është më shumë i mbrojtur seç ka qenë më përpara. Duke iu kthyer fazës së sistemit të çmimeve të referimit në doganë, mendoj se do të ishte më e përshtatshme 25 % më pak, por ne po bëjmë shumë me miqtë tanë italianë, dhe më në fund do të kemi shkëmbim të të dhënave.

Sepse mungesa e shkëmbimit të të dhënave në fakt po krijon një barrë të madhe dhe po hap hapësirë për evazion, dhe ndaj çmimet e referencës janë ende ekzistente. Në rast se do të ketë marrëveshje të mirë besoj se do të kemi sukses. Të gjitha mallrat që do të vijnë nga BE të mund ti kalojmë më cmimet e referencës, dhe pastaj do shohim si do veprojmë me mallrat që vijnë nga Kina etj”, tha kreu i mazhorancës Rama.

Next Post

Aleancë kundër Rusisë: Ukraina, Polonia dhe Lituania bashkojnë ushtritë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monopatinat vijojnë të qarkullojnë, Braçe ironizon Koçiun e Prodën: Pikë e zezë, nis e lëre! Mungesa e kurajos për..

Rivlerësimi, Braçe sulmon ministrin Malaj dhe Kadastrën: Ta marrësh me nge nuk quhet qeverisje…

February 19, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Mbi 80% mendojnë se Rama gëzon mbështetjen e SHBA dhe BE. Për Berishën vetëm 10,2%

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Mbi 80% mendojnë se Rama gëzon mbështetjen e SHBA dhe BE. Për Berishën vetëm 10,2%

February 19, 2026
Muaji i Ramazanit, pengesë për sulmin amerikan ndaj Iranit?

Muaji i Ramazanit, pengesë për sulmin amerikan ndaj Iranit?

February 19, 2026
Publikohet foto e Ramës në SHBA, ministri: Drejt mbledhjes së Bordit të Paqes! Krenar për Shqipërinë!

Publikohet foto e Ramës në SHBA, ministri: Drejt mbledhjes së Bordit të Paqes! Krenar për Shqipërinë!

February 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 20 Shkurt 2026

February 19, 2026
Sot mblidhet Bordi i Paqes, kush merr pjesë dhe çfarë ka në agjendë

Sot mblidhet Bordi i Paqes, kush merr pjesë dhe çfarë ka në agjendë

February 19, 2026
Kuvend, Spiropali: Shqipëria sot formëson vendime në tryezat ndërkombëtare

Kuvend, Spiropali: Shqipëria sot formëson vendime në tryezat ndërkombëtare

February 19, 2026
Arrestimi i Andrew, mbreti Charles reagon për vëllain e tij: Drejtësia të bëjë punën e saj

Arrestimi i Andrew, mbreti Charles reagon për vëllain e tij: Drejtësia të bëjë punën e saj

February 19, 2026
PS në pushtet përtej 2040-ës, Berisha 96 vjeç duke pritur ‘shansin’!

Protesta e opozitës, Berisha: Skenari i sheshit është misteri i kryengritjes paqësore

February 19, 2026
Bashkim Zeneli motivon Thaçin dhe ish-luftëtarët e tjerë të UÇK-së: Mos kini frikë të përballeni, lufta juaj është heroike

Sa larg Haga me Nurenbergun

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In