• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama komenton padinë e PD në Kushtetuese për nismën për katet pa leje: Ky është një kulminacion i ri

by Java News
20/10/2022 11:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë që u zhvillua me rastin e 30-vjetorit të themelimit të Gjykatës Kushtetuese. Kreu i qeverisë tha se herë pas here, “Kushtetuesja” thirret në “ring” nga aktorë të tretë të cilët iu arratisen përgjegjësive duke mos gjetur dot konsensus apo rrugë të ndërmjetme për t’u kuptuar.

Dhe këtu mori shembull vendimin e Partisë Demokratike për të çuar në Gjykatën Kushtetuese nismën e qeverisë për të konfiskuar metrat katrorë pa leje.

“Natyrisht që këtu nuk është faji i Gjykatës Kushtetuese për të mos u keqkuptuar, por i shpërdorimit të saj dhe i tollovitjes së gjirit të veprimtarisë së saj nga aktorë të tretë të cilët iu arratisen përgjegjësive të tyre duke mos gjetur dot as konsensus, as rrugë të ndërmjetme për t’u marrë vesh, por duke thirrur në ring vend e pavend Gjykatën Kushtetuese që për hir të detyrimit të venies së drejtësisë shtrëngohet në debate që janë të penguara nga presioni politik, i drejtpërdrejtë, ose indirekt dhe me vendime pastaj që nganjëherë janë drobitëse pastaj për ata që përpiqen që t’i lexojnë deri në fund, duke mos e arritur dot atë ekuilibrin e artë që duhet të frymëzojë përmes tejçmimit të urtësisë arsyeja e pastër e një Gjykate Kushtetues.

Nuk mundet ta shmang dot me gjithë përpjekjen një eveniment të ri dhe ditëve të fundit, unik në tërësinë e veprimtarisë publike dhe politike të këtij vendi në këto 30 vite që nuk është absolutisht e varfër me shfaqje unikale devijimesh. Goditja në Gjykatë Kushtetuese nga parti politike e një vendimi qeverie. E një vendimi qeverie në zbatim të një ligji të kaluar në Kuvendin e Shqipërisë për të ndëshkuar abuzimet me lejet e ndërtimit nga ndërtues që në papërmbajtësinë e tyre e kanë bërë të pamundur mosndëshkimin përfundimtar. Që një vendim qeverie të çohet në Gjykatë Kushtetuese është një akt që të lë pa fjalë, por që një vullnet politik të ngrihet kundër një vendimi qeverie për të marrë në mbrojtje shkelje haptazi të ligjit të një natyre krejt të veçantë, të mishëruara në metra katrorë të prekshëm dhe të matshëm, ky është një kulminacion i ri që e ilustron edhe më së miri se sa kulminacione të mëparshme, atë që po përpiqesha të thosha.

Dhe pikëpyetja legjitime që ngrihet është si mund të vetëdijësohemi që jo çdo konflikt i natyrës politike apo edhe i natyrës sociale duhet të zgjidhet nga Gjykata Kushtetuese dhe nga ana tjetër si mundet të evitojmë që duke iu adresuar gjykatës për shumë gjëra që në vende normale zgjidhen në rrugë të tjera, të mos kontribuojmë dhe të mos e vemë Gjykatën Kushtetuese në pozitën të kontribuojë për të tejzgjatur mahisjen e konflikteve. Kushtetuta është e të gjithëve, ajo nuk është gardhi i Gjykatës Kushtetuese. Kësaj të fundit i takon ta bëjë atë sa më të aksesueshme, sa më të gjithëpranuar, sa më të mirëkuptuar”, u shpreh Rama.

/s.f

Next Post
Ngjela: Sulmi kibernetik nga Irani, në favor të Shqipërisë. S’më duhen fantazitë e katundarëve politikë! Kjo çështje tregoi se…!

"Është urrejtje, armiqësi dhe ligësi", Spartak Ngjela: Ja akuzat që do të ngrihen ndaj Edi Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In