Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka deklaruar se ardhja në vitin e ri kërkohej një angazhim më i madh politik dhe se kryefjala duhej të ishte organizimi i seksioneve.
“Vit i ri që fillon, kërkon nga PD dhe nga ju, të ketë për kryefjalë organizimin dhe vetëm organizimin. Vetëm ushtritë e organizuara fitojnë betejën. Ne jemi në një betejë ku kemi të gjithë potencialin për ta fituar. Duhet të organizohemi në çdo qelizë. Ky organizim është përcaktues sot për betejën elektrorale. Ne hyjmë në betejë elektorale, të harrojë njeri që ne bojkotojmë zgjedhjet. Ne hyjmë në betejë dhe suksesi do përcaktohet nga organizimi ynë në nivel seksioni, nga lufta që duhet t’i bëjmë fiktivitetit”-tha Berisha.
Ai u shpreh i bindur për fitoren në zgjedhjet lokale të 14 majit, ndërsa shtoi se kishin edhe betejën me kryeministrin Edi Rama, i cili sipas tij po tentonte të përçante PD-në.
“Ndeshjen e fuqishme do e fitojmë ne por nga ana tjetër kemi një betejë me Ramën, për pazaret e turpshme që bën për të zhdukur PD-në, nëpërmjet një grushti njerëzish të marrë peng që nuk kanë as ligj as moral. Duhet të bëjmë gjithçka për një fushatë elektroale të fuqishme dhe mbështetje totale të kandidatëve tanë”-shtoi ish kryeministri.
Berisha: Ne kaluam primaret për drejtuesit tanë të degëve. Ajo ishte një eksperiencë e shkëlqyer. Në tërësi ato me përjashtime shumë të rralla nuk krijuan qarje, hatërmbetje të pariparueshme. Po në këtë frymë kaluan dhe primaret për qeveritarët vendorë.
Po në këtë frymë do të kalojnë kandidaturat për deputetë dhe qeveritarë qendror. Por cili është mesazhi i madh në rrafshin partiak për çdo anëtar të kësaj partie, të guxojë të kandidojë. I zgjedhuri Duhet të investojë tek ata tek të cilët do ti përfqësojë, duhet të fitojë besimin, të bëjë avokatinë e tyre dhe duhet ta konsiderojë veten njëri prej tyre.
Këto arritje janë shumë të rëndësishme dhe janë një presmisë e mirë për fushatën tonë elektorale. Ne hyjmë në një fushatë elektorale si njerëz të lirë, me kandidatët tanë të përzgjedhur në mënyrën më demokratike. Ky është një avantazh, një epërsi e padiskutueshme aq sa ka liria epërsi.
Ne hyjmë në këtë fushatë gjithashtu në kushtet kur regjimi degradon gjithnjë e më shumë. Në kushtet kur regjimi rëndon gjithnjë e më shumë mbi shpatullat e shqiptarëve. Në kushtet kur regjimi kalbëzohet çdo javë e më shumë. Në kushtet kur Edi Rama dëshmon qartë se është i vendosur të bëjë gjithçka deri sa ti japim vendin që meriton, për të shkatërruar PD dhe për të spastruar Shqipërinë, e për ta shndërruar atë në parajsën e krimit, korrupsionit dhe klaneve me pasaporta të arta e me radhë.
Ne sot jemi para një alternative me këtë armik që kemi përballë. Ky kërkon ta shuajë PD-në dhe çdo demokrat duhet të jetë i ndërgjegjshëm për këtë. PD-në kërkon të ja varë në qafë një grup pengu që quhet Enkelejd, Lulzim apo si quhet. Ky kërkon në dhunim flagrant të çdo lloj parimi të votës, shumicës etj., që partia që përmbysi etërit e tij, të ndëshkohet nga ky bastard në pushtet.
Ky kërkon që duke asgjësuar PD-në, si e tillë pas rithemelimit të saj, të vazhdojë pushtetin e tij aq sa ta lejojë natyra. Edi Rama pas marrjes së pushtetit duke dhunuar votën, mendon në mënyrën më kriminale, të godasë përfundimisht pluralizmin.
Mendon dhe beson se mund të tjetërsojë PD-në. Kjo është çështja jonë, e çdo demokrati/ demokrateje, e çdo shqiptari dhe shqiptareje që do lirinë e pluralizmin./m.j