Kryeministri Edi Rama tha sot se kërkon mendimin e anëtarësisë socialiste për punën e qeverisë në dy mandate.
Ai u shpreh se gjithashtu socialistët përmes platformës online mund të propozojnë edhe kandidatët potencialë për deputetë, shkruan javanews.al
“Unë dua ta dëgjoj zërin e çdo anëtari të Partisë Socialiste nëse unë kam bërë më të mirën. Dua ta dij sa më parë mendimin e socialistëve nga Tropoja në Konispol e deri në Diasporë” – tha Rama.
Ai u shpreh se tashmë PS ka një data-base të pastruar nga anëtarësia fiktive. Sipas Ramës, është e drejta e socialistëve që të vlerësojnë që para zgjedhjeve ata për të cilët votojnë në fund.
Kryeministri tha se PD dhe LSI janë humbës kronikë dhe se deputetët e PS duhet të intensifikojnë takimet me qytetarët.
/a.r











