• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Rama kërkon mandatin e tretë, Basha shpreson të rrijë kryetar partie

by Artur Ajazi
16/09/2020 20:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Kryeministri Edi Rama, është i vendosur të arrijë objektivin e tij, që në fushatën e ardhshme elektorale, të përcjelljë  mesazhin e 74 mandateve për PS, që do ti vlejnë për mandatin e tretë qeverisës.Përtej gjetjeve komunikative, batutave dhe romuzeve për “kryeopozitarin” Basha dhe kreun e shtetit Meta,  kryeministri Rama  për zgjedhjet  e 25 Prillit  2021, duket  sikur  e  ka të fituar “bastin”. Kjo për faktin sepse ato do të jenë zgjedhje të pazakonta, pasi për herë të parë partitë politike hyjnë në një garë me lista të hapura dhe pa koalicione, për të kuptuar cila është pesha e secilës, në votën e shqiptarëve. Mandati i tretë qeverisës i Edi Ramës,ka një rëndësi specifike për të ardhmen e vendit, për integrimin e tij drejt familjes së madhe europiane. Pengesa e vetme dhe ndër më kryesoret për Shqipërinë, drejtësia e kalbëzuar, ka rënë, pasi sot vendi ka një drejtësi të re, ka strukturat e reja drejtësie, e cila është një premtim i mbajtur dhe një betejë e fituar nga Edi Rama. Ai që e përcakton fituesin, natyrisht  është sovrani, por Partia Socialiste dhe Edi Rama, kanë të gjithë të drejtën morale, të kërkojnë nga shqiptarët, votën për të vazhduar marshimin drejt BE, drejt zhvillimit  dhe modernizimit të strukturave dhe shërbimeve publike për popullin. Tashmë e dimë  mirë se sa është ndërgjegjësuar votuesi shqiptar, pas nisjes dhe vazhdimit me sukses të reformave, kryesisht asaj në drejtësi,  për nevojën jetike të saj, dhe gjithashtu dimë se procesi dhe ecuria e suksesshme e asaj reforme,ka dhënë rezultatet e para në terren. E vetmja që refuzonte dhe pengonte nisjen e reformave dhe veçanarisht asaj në organet e drejtësisë, ishte ish-opozita, e cila me bojkotet, dhe në fund me mandatet e djegura, braktisi rrugëtimin drejt  përmbylljes së një “detyre” të veçantë të lënë nga faktori ndërkombëtar për Shqipërinë. Edi  Rama, ishte ai që e ka mbajtur deri  tani flamurin e kësaj reforme, dhe ja ka dalë. Në garë për të fituar  besimin e qytetarëve, deri sot kanë qenë  Edi Rama me Partinë Socialiste, Lulzim Basha me Partinë Demokratike,dhe Monika Kryemadhi me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Pas dy mandatesh qeverisëse si kryeministër, Edi Rama, ka kurajon të përballet  me shqiptarët, me një bilanc të madh arritjes dhe suksesesh. Ai synon të përcjellë tek shqiptarët mesazhin e 74 mandateve për PS. Reforma në Drejtësi, është një ndër sukseset e  kryeministrit Ramës, e cila pavarsisht skepticizmit dhe pengesave nga ish-grupimi opozitarist, u realizua me sukses. Reforma Territoriale, ishte një ndër reformat e suksesshme sepse Shqipëria u riorganizua me strukturat e saj të qeverisjes vendore, duke krijuar 61 bashki  të reja, dhe duke shkrirë  373 komuna të vogla, të cilat ishin kthyer në vatra korrupsioni  ndaj qytetarëve. Por nuk mund të lëmë pa përmendur formalizimin e sistemit energjetik, një reformë e rëndësishme, ku për herë të  u kthye në  detyrim  pagesa për energjinë  e harxhuar, nga kushdo. Qeveria e Edi Ramës përmes një skeme të re, realizoi reformën e pensioneve, duke  garantuar barazi për kategori  të ndryshme të shoqërisë. Edhe në arsim dhe shëndetësi, reformat ishin  të thella,  dhe një ndër arritjet e kësaj qeverie, pasi  i transformoi  ato nga gjendja e mjerueshme ku ndodheshin, në shërbime cilësore për shqiptarët. Edi Rama kërkon dhe natyrisht do ta fitojë mandatin e tretë qeverisë, pasi pëballë tij do të jetë Lulzim Basha dhe “vegja” e tij Monika Kryemadhi. Por realisht  gara mes dy fronteve politike, duket më e habitshme se kurrë, pasi Edi Rama është në garë me shqiptarët, me arritjet dhe bilancet pozitive të qeverijes tij, kurse Lulzim Basha, garon me bazën e Partisë Demokratike. Zoti Basha ka akoma llogari të pambyllura me demokratët e zhgënjyer, me ata që largoi  dhunshëm  nga partia e tij  dhe vazhdon  ti  fyejë  edhe sot, ndaj nuk çfarë ti kërkojë  shqiptarëve. Duke ditur humbjen që e pret  edhe në 25 Prill 2021, zoti Basha duket se do të jetë i kënaqur, sikur të mbetet sërish kryetar partie, ndoshta duke shpresuar në ndihmën e kursyer tashmë të Doktorit, ndaj tij.

Next Post
Temperatura “ekstreme” në vend, ja si do të jetë moti gjatë fundit të shtatorit dhe tetorit

Temperatura "ekstreme" në vend, ja si do të jetë moti gjatë fundit të shtatorit dhe tetorit

Comments 2

  1. Erkela says:
    5 years ago

    Dhe e merr
    Ama te spastroje qeverine

    Reply
  2. Ferko says:
    5 years ago

    Rama do fitoje patjeter
    Luli do shkoje ne Hollande

    Berisha ne Tropoje

    Ndahen gjerat pas 2021

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas shumë debateve, vendoset stoli përkujtimor i Martin Canit në ambientet e shkollës “Fan Noli”

Pas shumë debateve, vendoset stoli përkujtimor i Martin Canit në ambientet e shkollës “Fan Noli”

February 28, 2026
Miloti i Çelësit apo Çelësi i Milotit?

Miloti i Çelësit apo Çelësi i Milotit?

February 28, 2026
Sulmet amerikano-izraelite/ Emiratet e Bashkuara Arabe evakuojnë ‘Burj Khalifën’

Sulmet amerikano-izraelite/ Emiratet e Bashkuara Arabe evakuojnë ‘Burj Khalifën’

February 28, 2026
Sulmi amerikano-izraelit, Vuçiç e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999

Sulmi amerikano-izraelit, Vuçiç e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999

February 28, 2026
Nga Dubai në Oman/ Anulohen fluturimet për në Lindjen e Mesme pas sulmit në Iran

Nga Dubai në Oman/ Anulohen fluturimet për në Lindjen e Mesme pas sulmit në Iran

February 28, 2026
Plas keq sherri në një familje në Fier, xhaxhai plagos me thikë nipin e tij

Plas keq sherri në një familje në Fier, xhaxhai plagos me thikë nipin e tij

February 28, 2026
Sulmi në Iran, Vjosa Osmani: Mbështesim veprimet e ndërmarra nga SHBA për t’i dhënë fund regjimit iranian

Sulmi në Iran, Vjosa Osmani: Mbështesim veprimet e ndërmarra nga SHBA për t’i dhënë fund regjimit iranian

February 28, 2026
Sulmet synonin liderin suprem të Iranit dhe bashkëpunëtorët e tij, mediat izraelite pretendojnë se janë eliminuar tre zyrtarë të lartë

Sulmet synonin liderin suprem të Iranit dhe bashkëpunëtorët e tij, mediat izraelite pretendojnë se janë eliminuar tre zyrtarë të lartë

February 28, 2026
Totali s’është i barabartë me fraksionin e totalit…

Totali s’është i barabartë me fraksionin e totalit…

February 28, 2026
Izraeli pretendon se ka eliminuar komandantin e Gardës Revolucionare të Iranit gjatë sulmeve

Izraeli pretendon se ka eliminuar komandantin e Gardës Revolucionare të Iranit gjatë sulmeve

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In