• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Kampionët e Shqipërisë të integrueshëm në Forcat e Armatosura deri në fund të jetës

by A R
31/10/2023 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ceremonia e nderimit me medaljen “Ylli i Mirënjohjes Publike” për kampionin e karatesë në Lojërat Europiane, Alvin Karaqi është zhvilluar ditën e sotme. I pranishëm në këtë ceremoni ka qenë edhe kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili është shprehur se Alvin Karaqi është një model frymëzimi për të gjithë.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama ka thënë se kampionët e Shqipërisë janë të integruar ose të integrueshëm në të nesërmen në Forcat e Armatosura deri në fund të jetës së tyre dhe kanë pensionin e garantuar si ish-ushtarak.

Edi Rama: Jam shumë i privilegjuar dhe me fat që sot, për shkak të detyrës, jam këtu në këtë podium për t’i shprehur Alvinit dhe familjes së tij, mirënjohjen, respektin dhe gatshmërinë tonë për të ndihmuar me aq sa mundemi të ndihmojmë, të gjithë sportistët tanë për të cilët nuk besoj se e ekzagjeroj po të them se janë sot në kushte krejt të reja. Sot, mund ta themi se Shqipëria e vogël që nuk është ndër vendet e pasura, ju ofron kampionëve një mbështetje që pak vende e kanë, sidomos në këto sporte që nuk hyjnë në industrisë e mëdha të sportit, siç është futbolli.

Në mbyllje, dua të të thyem se prania jote sot është shumë e rëndësishme për ne këtu. Ti je shëmbëlltyra e flamurit tonë kombëtar dhe me gjithë zemër të uroj shëndet në radhë të parë, të uroj që të jesh i rrethuar nga dashuria dhe respekti. Alvini nuk ka nevojë të përfshihet në Forcat e Armatosura si kampion sepse ai jeton me profesionin e tij të mjekut, por të gjithë sportistët që arrijnë në këto nivele, nuk kanë më asnjë dilemë, asnjë ankth, asnjë frikë për të ardhmen e tyre në jetën që vazhdon pas aktivitetit sportiv, siç ka ndodhur me kampionë të spikatur shqiptarë që janë gjendur në kushte braktisje për shkak se askush nuk ka menduar për ta. Kjo është një kohë që e kemi lënë pas dhe të gjithë kampionët tanë janë të integruar ose të integrueshëm në të nesërmen në Forcat e Armatosura deri në fund të jetës së tyre dhe kanë pensionin e garantuar si ish-ushtarak, në kushtet që ne po e rrisim financimin për ish-ushtarakët tanë. Do të vazhdojmë ta rrisim mbështetjen për ata që të ndjehen të respektuar në uniformën e FA të Republikës së Shqipërisë.

U përmend epoka e re me lëvizjen sportive në shkolla. Kur ne kemi marrë detyrën, Shqipëria vinte pas 20 e kusur vitesh të braktisjes së plotë të eduktimit fizik në sistemin e shkollës. Ne filluam me ringjalljen e edukimit fizik në shkollë. Tanimë, kemi një fond të përvitshëm të Komitetit Olimpik Shqiptar që do të shtrihet në shkolla. Ka shumë rëndësi për një vend dhe për një shoqëri që të gjithë fëmijët të kenë mundësi të zhvilllojnë dhe aktivitet fizik, të jetojnë një pjesë të ditës me sportin, bëhen më të fortë dhe qytetarë më të mirë, më socialë, më të përgatitur për të bashkëjetuar me të tjerët.

Jam i bindur se duke ecur në këtë drejtim, do të shohim frytet e kësaj lëvizje edhe në nivelin e kampionateve tona, edhe në nivelin ndërkombëtar pasi kjo lëvizje do të jetë shumë e mundur dhe e lexueshme, lindja dhe zhvillimi i talenteve. Nëse kanë një talent ose pasion, ose mundësi për t’u përfshirë në aktivitet fizik ta kenë derën e hapur për ta bërë këtë.

/a.r

Next Post
Protesta nga opozita? Meta kërkon ‘ndihmë’: Ne do të bëjmë gjithçka, por edhe shoqëria duhet të reagojë

"A ju ka thirrur SPAK për lobimin në SHBA?", Meta: Unë jam politikan model! Nuk më shqetëson asgjë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Situata po del jashtë kontrollit”, Kina i kërkon bashkëpunim Rusisë për të ndalur luftën në Iran

“Situata po del jashtë kontrollit”, Kina i kërkon bashkëpunim Rusisë për të ndalur luftën në Iran

April 5, 2026
Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

April 5, 2026
Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

April 5, 2026
Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

April 5, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

April 5, 2026
Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

April 5, 2026
Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

April 5, 2026
“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

April 5, 2026
Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

April 5, 2026
Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In