Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon një takim me fermerë në qytetin e Belshit, në lidhje me problematikat që ata hasin.
Një ndër qytetarët iu drejtua Berishës si ‘doktor’, duke i thënë të gjejë ilaçin për qeverinë që ka marrë fund. Berisha iu përgjigj se nuk do të jetë ai doktori, por qytetarët që do t’i japin ilaçin e duhur.
Qytetari: U vra shpresa. Kjo qeveri, jo që e degjeneroi këtë popull, por e shkatërroi totalisht. Po na humb dinjiteti kombëtar. A ka mundësi t’i gjejmë ndonjë ilaç atij, se ka marrë fund fare. Bëja këtë nder popullit shqiptar. Ne me politikën që do ndjek PD, kam shpresë dhe bindje të plotë.
Berisha: Ju shtroni çështje të cilave qeveria duhet t’u përgjigjet. Kur tregu krijon probleme, ndërhyn qeveria për t’i zbutur maksimalisht. Kurse me fjalën e fundit, mendoj se ke bërë përcaktimin më të mirë që mund të bëjë një njeri. Kësaj here doktor nuk do jetë Sali Berisha, por do jeni ju doktorë që do i japin ilaçin atij. Ata do ja japin, edhe unë bashkë me ju./m.j











