Ish ministri i Brendshëm Flamur Noka ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Aktualitet” , ku ka folur për situatën politike, ndërsa i dha edhe një përgjigje ministres Spiropali që para disa ditësh në një studio televizive tha se “do ti hajë për së gjalli”.
Me ironi, Noka u përgjigj shkurt: Elisa të shkojë të hajë peshkun e atij Shirokës po lëre.
Ndërsa nuk la jashtë vëmendjes cështjen e detit duke treguar se Rama u kthye tek varianti i Berishës dhe tashmë sipas tij është “përrallë e mbaruar”.
“Kur ka problematika të tyre që i djeg shumë, këta sajojnë problematika të tjera fallso që njerëzit të mbyten pas tyre dhe të harrohet e vërteta.
Ka vetëm një dhe vetëm një, cështja e Detit është përrallë dhe ka mbaruar. Rama u kthye tek varianti i Berishës dikur, e shau, e sulmoi e cfarë si tha dhe sot u kthye prap. Kur? Ditën kur u kthye në Athinë.
Ne do të merremi nga sot deri më 25 Prill, katandisjen që i ka bërë Rilindjen këtij vendi dhe rrugët që opozita ka si zgjidhje. Tani është katandisur me gjysmën e shikueshmërisë së Bashës”, tha Noka.
g.kosovari