• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama: Jo hakmarrje përmes pushtetit, drejtësia për “21-janarin” do të bëhet

by Lorenc Vangjeli
22/01/2016 08:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E premte, 21 Janar 2011! Opozita e asaj kohe kishte thërritur protestën e radhës kundër qeverisë “Berisha”. Njerëz nga gjithë Shqipëria u derdhën në bulevard për të protestuar kundër korrupsionit qeveritar.

Mes protestuesve ishte edhe Hekurani, Ziveri, Faiku dhe Aleksi, të cilët fatkeqësisht nuk do të riktheheshin më në shtëpinë e tyre. Pesë vite më vonë kësaj ngjarjeje u dihen vetëm emrat e viktimave, por ende asnjë fajtor.

Edi Rama ka folur shpesh për 21 Janarin në Top Story. Ka folur kur ishte në opozitë, kur njoftoi martesën politike me Ilir Metën dhe flet sërish këtë të enjte. Në intervistën me gazetarin Sokol Balla, Kryeministri i mëshoi reformës në drejtësi, kur thotë se 21 Janari është një arsye më shumë për realizimin e saj dhe për dhënien fund të pandëshkueshmërisë.

Intervista e plotë

Sokol Balla – Pas 5 vjetësh, a është ridimensionuar ajo ngjarje në mendimet tuaja?

Kryeministri Rama – Ndoshta vetëm në kuptimin që është ende si 5 vjet më parë nga pikëpamja e vendosjes së drejtësisë, ndërsa nga emocionet dhe dëshpërimi për gjithçka ndodhi, është gjithmonë e freskët. Është njësoj si një vit më mbrapa.

Sokol Balla – Ndjeni përgjegjësi për atë që ndodhi? Po t’i riktheheshit ndoshta diçka duhej bërë ndryshe, që ato jetë mos humbeshin?

Kryeministri Rama: Ato jetë u shuan kur edhe protesta ishte shuar dhe nuk ishin as vrasje aksidentale, as vrasje në panikun e një përplasjeje të armatosur mes protestuesve dhe shtetit, por ishin pushkatime pa gjyq për të dhënë mesazhin barbar të qeverisë së atëhershme se kush guxon të imagjinojë një ballafaqim me qeverinë dhe për më tepër, kush guxon ta imagjinojë vendin pa atë qeveri, gjen vdekjen me plumb kokës.

Sokol Balla – Cili është përjetimi më i fortë që keni nga ajo ditë e gjatë?

Kryeministri Rama – Nëse nuk do të ishte 21 janari, mbase unë nuk do të isha kaq i ngurtë në qëndrimin për reformën në drejtësi, çka do të thotë, nëse reforma në drejtësi është një domosdoshmëri dhe ka qenë e tillë edhe pa 21 Janarin, pandëshkueshmëria e përgjithshme 21 Janarin ka simbolin e vet.

Sokol Balla – Pse nuk ka nga qeveria sot një akuzë konkrete penale ndaj ish-drejtuesve të Ministrisë, Qeverisë, Gardës? Flas për një padi të re.

Edi Rama – Ne kemi mbështetur rihapjen e çështjes nga ana e Prokurorisë me elementë të rinj që kemi dërguar. Nuk jemi ngutur në kuptimin që të ndërtojmë një akuzë që do të merrte një intonacion politik dhe do të dëmtonte një proces të drejtë dhe të pavarur, por kemi çuar prova të reja që i krijojnë mundësi Prokurorisë që të rihapë çështjen. Mos harrojmë që çështja është e pambyllur sepse është në gjykim dhe ne me durim dhe duke shtrënguar dhëmbët presim që si do të shkojë nga pikëpamja e gjykimit të kësaj drejtësie që është. Por, 21 Janari, e kam thënë edhe më parë, është një nga ato ngjarje që historia mëson se nuk mbyllen pa drejtësi dhe është rasti kur gjen kuptim të plotë fjala e popullit, që drejtësia vonon, por nuk harron. Drejtësia për 21 Janarin mund të vonojë, por nuk do të harrojë.

Sokol Balla – Ju thoni që 21 Janari ju ka bërë të vendosur për reformën në drejtësi…

Edi Rama – Ndoshta pa përjetuar 21 Janarin nuk do të kisha këtë vendosje kaq të panegociueshme me kulturën e pandëshkueshmërisë.

Sokol Balla – Ajo që doja të thoja, pa dashur të provokoj në këtë ditë, është se ju flisni për reformë në drejtësi, por harroni që sërish përballë janë po të njëjtët aktorë dhe po të njëjtat vështirësi. Përballë keni Partinë Demokratike, keni ish-ministrin e Brendshëm dhe ish-Kryeministrin dhe mesa duket përballë keni edhe personin për të cilin ju organizuat 21 Janarin, kësaj radhe zotin Meta. Kështu perceptohet. Cili është ndryshimi sipas jush?

Edi Rama – E vërteta meriton të respektohet dhe kjo nuk është e vërtetë. Reforma në drejtësi është një proces që Shqipëria e ka të nevojshëm dhe të domosdoshëm edhe pa 21 Janarin. Unë jam shumë i vetëdijshëm që padurimi, zhgënjimi, kërkesa e llogarisë së njerëzve për këtë drejtësi të munguar shpesh faturohet tek unë apo tek Qeveria, por duhet që njerëzit ta dinë që do të ishte një fatkeqësi e dytë, një 21 Janar i ftohtë nëse ne do të kishim përdorur pushtetin politik për të bërë një hakmarrje politike dhe nëse unë do të kthehesha në prokuror dhe gjykatës. Së pari, kjo është e pamundur në sistemin ku jetojmë dhe së dyti kjo është një shkelje shumë e rëndë, po aq e rëndë sa 21 Janari dhe pse pa jetë njerëzish…nëse do të kuturiseshism që të bënim një proces politik. Dua t’ju siguroj që shumica jonë është e vendosur për të bërë reformën në drejtësi dhe askush nuk duhet të keqkuptojë dhe keqinterpretojë diferencat në retorikë mes meje dhe kreut të Kuvendit dhe askush nuk duhet të harrojë që ky është një proces që ne ja kemi lënë Kuvendit. Në rastin konkret, nëse e shikojmë dhe gjykojmë Ilir Metën vetëm si kreu i LSI-së mund të keqkuptohemi. Ai është edhe kreu i Kuvendit dhe në këtë proces duhet të jetë mbi të gjitha kryetar i Kuvendit dhe si i tillë duhet të kërkojë konsensus deri në mërzi dhe bezdi për njerëzit që presin me padurim reformën në drejtësi sepse ky është roli që ka.

Sokol Balla – T’i rikthehemi 21 Janarit. Duket sikur gjithçka është e padrejtë. Ju jeni këtu, Meta është aty ku është, të tjerët janë atje…të vetmit që nuk janë, janë ata që humbën jetën në këtë bulevard. A mendoni që pavarësisht gjithçkaje, ne si shoqëri u detyrohemi një ndjesë familjarëve të atyre viktimave, qoftë edhe për vonesën në vendosjen e drejtësisë?

Edi Rama – U detyrohemi ndoshta ndjesë për vonesën, por është një ndjesë morale në rastin tim dhe tonë sepse faktikisht nuk jemi ne që kemi krijuar këtë sistem të korruptuar dhe të inkriminuar drejtësie. Ne jemi ata që po përpiqemi ta përmbysim këtë sistem! Ne jemi ata që me këtë reformë po kërkojmë dhe jam i bindur që do t’ja arrijmë që të ndajmë gjykatësit, që e meritojnë besimin e njerëzve dhe përfaqësimin e kushtetues së vendit për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e njerëzve, nga gjykatësit që meritojnë të jenë diku tjetër.

Next Post

Terroristët sulmojnë një lokal në Somali, 19 viktima

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In