• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Jam i gatshëm të takohem me Albin Kurtin në çdo moment, në nivel personal

by Java News
23/06/2023 14:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për shkak të situatës së tensionuar në veri të Kosovës me serbët lokalë, Kryeministrit Albin Kurti i janë anuluar vizita të planifikuara me homologët në Europë.

Kështu ka deklaruar Kryeministri Edi Rama në një konferencë shtypi duke thënë se situata aktualisht e krijuar nga tensionet mes Kosovës dhe Serbisë është shumë e keqe.

“Albini nuk e ka dashur ballafaqimin e drejtpërdrejt për këtë temë, sepse lexon sondazhet. Por mendoj që Shqipëria nuk është notere dhe nuk mund të jetë kurrë notere e çdo politike që ndjek Kosova. Aq më tepër nëse Shqipëria quhet si vëllai i madh, detyrimi jonë është të themi të vërtetën në sy dhe të mbajmë qëndrimet tona. Shqipëria është shtet më vete dhe interesat e Shqipërisë për ne janë shumë të qarta. Duke mirëkuptuar arsyet pse ndonjëherë ndodh ndryshe ne s’mund të jemi dakord me çdo gjë dhe pastaj propaganda që mbledhja ishte për qytetarët.

Marrëveshjet që ishin gati për t’u firmosur mund të firmoseshin po njësoj pa pasur nevojë të jepnim një shfaqje sikur gjërat janë normal. Gjërat nuk janë normal, gjërat janë keq dhe unë përpiqem të bëj gjithçka për të shamangur më të keqen. Po bëjnë gjithçka dhe të tjerët. Por të vijë dita që të diskutohet luajaliteti i aleatëve strategjikë ndaj Kosovës është keq, shumë keq.

Ju mendoni që mua më jep ndonjë kënaqësi fakti që meqë unë s’jam dakord me Albinin në këtë temë dhe në këtë moment, Albinit nuk i hapet asnjë derë dhe i kthehen mbrapsht edhe vizitat e planifikuara në zyrat e homologëve nëpër Europë? Apo në Amerikë? Përkundrazi, më duket e tmerrshme.

Apo që programe të caktuara janë ngrirë të bashkëpunimit të BE me Kosovën. Unë nuk hyj tek ata që i konsideroj ndërkombëtarët dhe partnerët si Zotin vetë. Zoti është mbi ne dhe mbi ndërkombëtarët, Zoti është mbi Amerikën është dhe mbi Shqipërinë. Por ama në këtë rast është katastrofë që të këputen në këtë farë feje lidhjet aq të rëndësishme me bashkësinë euroatlantike. Unë jam i gatshëm të takohem me Albinin në çdo moment. Në nivelin personal s’ka asnjë problem, zero”, theksoi Rama.

/f.stafa

Next Post
Ish-ministri i Shëndetësisë: Rama po na provokon me maskat! Ato janë burim infeksioni

Nard Ndoka tregon gjestin romantik ndaj bashkëshortes, opinionisti: E ke bërë vërtet apo e the sa për t’u dukur?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / “Edhe komunistët janë më të mirë…”! Demokrati i Durrësit, në dyert e PD: Berisha të hapë garën për kryetar

VIDEO / “Edhe komunistët janë më të mirë…”! Demokrati i Durrësit, në dyert e PD: Berisha të hapë garën për kryetar

April 1, 2026
“Jeni të vjetër…”, Starmer replikon me Trump: Thoni ç’të doni, Britania nuk përfshihet në luftë

“Jeni të vjetër…”, Starmer replikon me Trump: Thoni ç’të doni, Britania nuk përfshihet në luftë

April 1, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Nufi: Shqipëria, faktor stabiliteti dhe aleat i besueshëm

17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Nufi: Shqipëria, faktor stabiliteti dhe aleat i besueshëm

April 1, 2026
Shkëmbimet kulturore Shqipëri-Kinë në epokën digjitale

Shkëmbimet kulturore Shqipëri-Kinë në epokën digjitale

April 1, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 2 Prill 2026

April 1, 2026
Kultivuan kanabis në platformat me polisterol, në pranga 3 persona, 1 në kërkim

Kultivuan kanabis në platformat me polisterol, në pranga 3 persona, 1 në kërkim

April 1, 2026
Një betejë pas tjetrës…Doktrina e re e sigurisë së Netanyahut

Një betejë pas tjetrës…Doktrina e re e sigurisë së Netanyahut

April 1, 2026
Demokratët e Durrësit i shkojnë Berishës në seli: Duam ballafaqim për akuzat!

Demokratët e Durrësit i shkojnë Berishës në seli: Duam ballafaqim për akuzat!

April 1, 2026
Kryeministri Albanese: Goditjet ekonomike të shkaktuara Lufta në Lindjen e Mesme do të ndikojnë gjatë

Kryeministri Albanese: Goditjet ekonomike të shkaktuara Lufta në Lindjen e Mesme do të ndikojnë gjatë

April 1, 2026
FOTO / I armatosur në një lokal në Fushë-Krujë, kush është 36-vjeçari i arrestuar

FOTO / I armatosur në një lokal në Fushë-Krujë, kush është 36-vjeçari i arrestuar

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In